Saturday, May 31, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tarifat e SHBA-ve, ministri i Jashtëm gjerman: Është një lojë humbëse, dëmtojnë si evropianët ashtu dhe amerikanët

Editor by Editor
May 30, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Tarifat e SHBA-ve, ministri i Jashtëm gjerman: Është një lojë humbëse, dëmtojnë si evropianët ashtu dhe amerikanët
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GJERMANIA- Në sfondin e politikave ndëshkuese tarifore të qeverisë amerikane, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul (CDU) ka paralajmëruar kundër kufizimeve të reja tregtare. “Një partneritet i fortë dhe i suksesshëm transatlantik do të vazhdojë të kërkojë marrëdhënie të forta ekonomike në të ardhmen”, tha Wadephul për gazetën “Bild”. “Barrierat e reja tarifore i dëmtojnë të gjithë – amerikanët dhe evropianët”, shtoi ai. Kur u pyet nëse tarifat ndëshkuese do ta godisnin më fort Evropën apo SHBA-në, Wadephul u përgjigj: “Mendoj se të dyja njësoj. (…) Është një lojë humbëse. Të dyja palët do të humbisnin.”

Ministri i Jashtëm gjerman, nuk deshi të komentonte vendimet e fundit gjyqësore në SHBA. “SHBA-të janë një shtet kushtetues,” tha ai. “Gjyqësori amerikan punon në mënyrë të pavarur.” Një gjykatë tregtare amerikane hoqi të mërkurën tarifat shtesë ndëshkuese të vendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Trump tejkaloi autoritetin e tij duke thirrur një ligj emergjence të vitit 1977, thuhej në vendim.

Qeveria amerikane e kundërshtoi këtë. Të enjten, një gjykatë apeli vendosi që tarifat mund të mbeten në fuqi për momentin, ndërsa procesi i apelimit është në pritje. Trump kohët e fundit e kërcënoi BE-në me tarifa prej 50 përqind duke filluar nga 9 korriku, por këto nuk kanë hyrë ende në fuqi dhe negociatat me BE-në janë duke vazhduar. Pas një telefonate të Trump me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u vendos që data të shtyhet.

Wadephul u takua me Rubio

Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul kreu vizitën e tij të parë në SHBA (28-29.05). Pas takimit në Uashington me kreun e Departamentit të Shtetit, Marco Rubio, kreu i diplomacisë gjermane Johann Wadephulvuri në dukje, se janë “dakordësuar, që hapat e mëtejshëm do t’i koordinojmë në bashkëpunim të ngushtë, në mënyrë që (kreu i Kremlinit Vladimir) Putin më në fund të ulet në tryezën e bisedimeve, që Rusia të nisë seriozisht bisedimet”, tha politikani kristiandemokrat. Wadephul theksoi, se është e rëndësishme të vazhdohet presioni ndaj Putinit. “Ne të dy duam një armëpushim të menjëhershëm. Kjo është theksuar vazhdimisht.”

Ministri i Jashtëm Wadephul i hodhi poshtë akuzat ruse, sipas të cilave ndihma gjermane për ndërtimin e raketave ukrainase me rreze të gjatë veprimi nënkupton veprime luftënxitëse. Rusia po bën një luftë në shkelje të juridiksionit dhe së drejtës ndërkombëtare kundër Ukrainës, tha Wadephul në Uashington. “Ne mbrojmë të drejtën ndërkombëtare, duke qendruar në krah të Ukrainës. (…) Kjo luftë mund të ndalet menjëherë dhe ky është kushti, që Rusia të ndërpresë përgjegjësinë e saj luftarake”, shtoi ai. E kjo, sipas tij, do të ishte vërtetë heqje dorë prej veprimeve luftënxitëse.

Sforcime në raportet transatlantike

Përpara takimit me Wadephul-in, ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio bëri dy deklarata, që nxorrën në pah sforcimin në raportet transatlantike qëkurse është në post presidenti Donald Trump.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së pezulloi dhënien e vizave për studentët e huaj Gjithashtu Rubio deklaroi pak para se të shtrëngonte duart me Wadephul-in, se në të ardhmen në SHBA është i padëshiruar kushdo që në Europë apo diku tjetër vendos “censurë” ndaj shtetasve apo firmave të SHBA-së. Wadephul nuk ishte i përgatitur për këto deklarata të kolegut të tij. Pas takimit ai tha, se fillimisht duhen shqyrtuar pasojat e këtyre masave të reja./ DW

Previous Post

“Ben Qimja ndihmoi Zegjinenë”/ Berisha: Suel Çela vendosi Sara Milen në Elbasan

Next Post

Përmbytje vdekjeprurëse në Nigeri: Të paktën 21 të vdekur, shumë të zhdukur

Next Post
Përmbytje vdekjeprurëse në Nigeri: Të paktën 21 të vdekur, shumë të zhdukur

Përmbytje vdekjeprurëse në Nigeri: Të paktën 21 të vdekur, shumë të zhdukur

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shkrumbohet automjeti në aksin Fier-Roskovec/ Raportohet se nuk ka të lënduar, shkak ishte një defekt teknik

Shkrumbohet automjeti në aksin Fier-Roskovec/ Raportohet se nuk ka të lënduar, shkak ishte një defekt teknik

May 31, 2025
Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

May 31, 2025
Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

May 31, 2025
Veselinoviç flet para duelit Shqipëri-Serbi: Kuqezinjtë të fortë në tranzicion, lojtarët besojnë shumë te Silvinjo

AKTUALITET

Shkrumbohet automjeti në aksin Fier-Roskovec/ Raportohet se nuk ka të lënduar, shkak ishte një defekt teknik

by Editor
May 31, 2025
0

FIER- Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e quajtu “Kthesa e...

Read moreDetails
Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

May 31, 2025
Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

May 31, 2025
Veselinoviç flet para duelit Shqipëri-Serbi: Kuqezinjtë të fortë në tranzicion, lojtarët besojnë shumë te Silvinjo

Veselinoviç flet para duelit Shqipëri-Serbi: Kuqezinjtë të fortë në tranzicion, lojtarët besojnë shumë te Silvinjo

May 31, 2025
Skandali me helmimin e fëmijëve mbetet pa autor! Misteri i kompanisë furnizuese dhe hermetizmi i institucioneve

Skandali me helmimin e fëmijëve mbetet pa autor! Misteri i kompanisë furnizuese dhe hermetizmi i institucioneve

May 31, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shkrumbohet automjeti në aksin Fier-Roskovec/ Raportohet se nuk ka të lënduar, shkak ishte një defekt teknik

Shkrumbohet automjeti në aksin Fier-Roskovec/ Raportohet se nuk ka të lënduar, shkak ishte një defekt teknik

May 31, 2025
Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

May 31, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al