Monday, February 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Takimi me ndërkombëtarët, Vuçiç: Më kërkuan të pranoj planin franko-gjerman

Editor by Editor
January 24, 2023
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Rajoni
0
Takimi me ndërkombëtarët, Vuçiç: Më kërkuan të pranoj planin franko-gjerman
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se në takimin me  të dërguarit nga SHBA dhe BE, i është bërë me dije se nëse Serbia nuk pranon propozimin e tyre për planin franko-gjerman mbi Kosovën, do të ndërpritet procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Vuçiç shtoi se të dërguarit specialë i kanë thënë se Serbia do të përballet me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve që do të sillte probleme ekonomike për vendin.

“Po t’i kisha përzënë dhe të thosha që nuk do të negocioja, regjimi ynë pa viza do të ishte hequr. Gjëja e dytë që do të na ndodhte është se nuk do të kishim më investime dhe investitorët do të tërhiqeshin”, shpjegoi ai.

Mirëpo, siç shtoi ai, i ka bërë të qartë atyre se çfarë është e papranueshme për Serbinë. Në fillim ai theksoi se të gjithë e kanë parë në media versionin e parë të planit franko-gjerman në ditët e kaluara, i cili nuk ka asnjë ndryshim nga versioni i dytë.

“Kam frikë se askush nuk donte të fliste për kontekstin. Kur shikon një letër, nuk është e lehtë të gjesh diçka për të cilën të emocionohesh. Përkundrazi”, tha presidenti serb.

Sipas tij, rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar, Evropa është në luftë dhe lind pyetja se çfarë ka kontribuar tjetër për një qasje kaq të ashpër ndaj Serbisë.
“Konteksti i plotë rajonal evropian është i tillë që pas shpërthimit të konfliktit ukrainas-rus, ai u bë një nga problemet më të mëdha për Serbinë, sepse jemi në radarin e të gjithëve, sepse nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë dhe për shkak të provokimeve të vazhdueshme të Kurtit”, tha Vuçiç.

Vuçiç gjithashtu bëri të ditur se ka qenë gjithmonë kundër konfliktit të ngrirë, të cilin e konsideron si zgjidhjen më të keqe të mundshme.
“Jam i shqetësuar se nuk ka qasje racionale për zgjidhjen e problemit. Çfarëdo që thashë, bazuar në fakte dhe letra, kuptova se koha e arsyes kishte mbaruar. Ata kanë axhendën e tyre – disfata e Rusisë dhe gjithçka në rrugën e tyre do të fshihet. Kur them se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të bëhet fillimisht, ata thonë se nuk është realiste dhe se duhet të përfshihet në një marrëveshje tjetër. Asnjë argument objektiv dhe racional nuk do të kalojë. Ne duam kompromis dhe bisedime. Të dyja palët duhet të bëjnë lëshime. Edhe ne e kemi kuptuar këtë, por problemi është kur njëra palë mund të bëjë çfarë të dojë dhe të shpërblehet me një regjim pa viza”, u shpreh presidenti serb.

Previous Post

Dëbora “paralizon” Dibrën, pa energji elektrike dhe të bllokuar

Next Post

Moti i keq në Shkodër: 1400 ha tokë ende nën ujë

Next Post
Moti i keq në Shkodër: 1400 ha tokë ende nën ujë

Moti i keq në Shkodër: 1400 ha tokë ende nën ujë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Një humbje tragjike për basketbollin amerikan, dy-herë kampionia e WNBA ndërron jetë papritur.

Një humbje tragjike për basketbollin amerikan, dy-herë kampionia e WNBA ndërron jetë papritur.

February 23, 2026
Kushtetuesja miratoi kërkesën e PD për komisionet parlamentare, Balla: Do të vazhdojmë me ato që kemi, të gatshëm për ndryshime të tjera.

Kushtetuesja miratoi kërkesën e PD për komisionet parlamentare, Balla: Do të vazhdojmë me ato që kemi, të gatshëm për ndryshime të tjera.

February 23, 2026
Kaosi në Meksikë kërcënon Botërorin 2026, qyteti që do të organizojë ndeshjet e Kupës së Botës në gjendje alarmante pas vrasjes së El Menchos.

Kaosi në Meksikë kërcënon Botërorin 2026, qyteti që do të organizojë ndeshjet e Kupës së Botës në gjendje alarmante pas vrasjes së El Menchos.

February 23, 2026
Kurti: Do të angazhohemi për zgjedhjen e presidentit për të shmangur pasojat e zgjedhjeve.

KRYESORE

Një humbje tragjike për basketbollin amerikan, dy-herë kampionia e WNBA ndërron jetë papritur.

by timoni.al
February 23, 2026
0

Kara Braxton, ish-lojtarja e njohur e WNBA-s dhe kampione dy herë me Detroit Shock, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare....

Read moreDetails
Kushtetuesja miratoi kërkesën e PD për komisionet parlamentare, Balla: Do të vazhdojmë me ato që kemi, të gatshëm për ndryshime të tjera.

Kushtetuesja miratoi kërkesën e PD për komisionet parlamentare, Balla: Do të vazhdojmë me ato që kemi, të gatshëm për ndryshime të tjera.

February 23, 2026
Kaosi në Meksikë kërcënon Botërorin 2026, qyteti që do të organizojë ndeshjet e Kupës së Botës në gjendje alarmante pas vrasjes së El Menchos.

Kaosi në Meksikë kërcënon Botërorin 2026, qyteti që do të organizojë ndeshjet e Kupës së Botës në gjendje alarmante pas vrasjes së El Menchos.

February 23, 2026
Kurti: Do të angazhohemi për zgjedhjen e presidentit për të shmangur pasojat e zgjedhjeve.

Kurti: Do të angazhohemi për zgjedhjen e presidentit për të shmangur pasojat e zgjedhjeve.

February 23, 2026
"Emri yt është përmendur në dosjet Epstein" / Student zbulon mënyrën se si e bëri CEO-n të i hapte email-in për…

“Emri yt është përmendur në dosjet Epstein” / Student zbulon mënyrën se si e bëri CEO-n të i hapte email-in për…

February 23, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Një humbje tragjike për basketbollin amerikan, dy-herë kampionia e WNBA ndërron jetë papritur.

Një humbje tragjike për basketbollin amerikan, dy-herë kampionia e WNBA ndërron jetë papritur.

February 23, 2026
Kushtetuesja miratoi kërkesën e PD për komisionet parlamentare, Balla: Do të vazhdojmë me ato që kemi, të gatshëm për ndryshime të tjera.

Kushtetuesja miratoi kërkesën e PD për komisionet parlamentare, Balla: Do të vazhdojmë me ato që kemi, të gatshëm për ndryshime të tjera.

February 23, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al