STRASBURG– Fjala e Gazment Bardhit:
Shqipëria hapi negociatat, në një proces që bën bashkë mazhorancën dhe opozitën. Ajo që na ndan është nëse ky proces do të jetë një proces që e bën Shqipërinë si Europa, apo do të mbyllim sytë kur Shqipëria bën hapa pas në standardet minimale të një shteti demokratik.
Më 11 Maj, Shqipëria mbajti zgjedhje të përgjithshme parlamentare, në një klimë ku prej 12 vjetësh nuk reflektohet asnjë nga gjetjet apo rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Kjo bën që nga një proces zgjedhor në një tjetër, Shqipëria të bëjë vetëm hapa pas.
Unë nuk do të flas sot këtu si dëshmitar i atij procesi. Nuk do të flas me gjuhën e opozitës, por me gjetjet, gjuhën dhe konstatimet e raportit paraprak të OSBE-ODIHR. Nuk ka progres, nuk ka standarde, ka regres dhe cenim të parimit themelor të zgjedhjeve; lirisë dhe barazisë në zgjedhje.
Në 30 Prill, 2 javë përpara zgjedhjeve GJKKO nxorri sigurisht në mënyrë të fshehtë 52 urdhër-arresti ndaj një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që është në grupin kriminal të drogës në qarkun e Durrësit. Për çudi prokuroria vonoi për 20 ditë urdhër arrestet e këtij grupi kriminal opozita denonconte përditë përfshirjen e këtyre trafikantëve në zgjedhje, në ndihmë të partisë në pushtet. Te fjala e dyte e bardhit ke dhe kete qe nuk eshte zbardhur te pjesa e bardhit qe eshte cuar ne grup qe mund tju duhet.
Raporti paraprak i OSBE-ODIHR thekson:
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u mbajtën në një mjedis tejet të politizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta. Mundësitë e garimit nuk ishin të barabarta. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë. Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, çka bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit-blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e margjinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike.
Kandidatët raportuan se u përballën me intimidim. Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve, kufizuan mundësitë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar. Disa llogari [në rrjetet sociale] të palëve të treta raportohet se përdorën një sjellje të koordinuar joautentike në platformat online për të amplifikuar sulmet ndaj opozitës. Ndalimi nga qeveria i platformës TikTok që prej 6 marsit kufizoi mundësitë e disa kandidatëve për fushatë.
Disa bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën pikëpyetje lidhur me efikasitetin e policisë në trajtimin e krimeve zgjedhore dhe efikasitetin e përpjekjeve kundër krimit të organizuar të lidhur me politikën. Dita e zgjedhjeve… pati një numër të lartë vlerësimesh negative, kryesisht për shkak të mangësive procedurale dhe një niveli presioni mbi votuesit. Parregullsitë serioze që u vërejtën përfshinin një numër të konsiderueshëm incidentesh të frikësimit dhe ndërhyrjes së vëzhguesve dhe përfaqësuesve të partive në proces, ndikim tek zgjedhësit dhe pretendime për shit-blerje votash. Përveç kësaj, fshehtësia e votës u kompromentua shpesh për shkak të mënyrës së organizimit të qendrave të votimit, mbipopullimit dhe ndërhyrjeve.
Kam konsultuar gjatë këtyre ditëve raportet e OSBE-ODIHR për vendet anëtare të BE apo vendet kandidate të BE-së. Askund nuk gjen që OSBE-ODIHR të vendosë në diskutim lirinë dhe barazinë në zgjedhje. Ka pasur vetëm një raport të ngjashëm me atë të Shqipërisë 2025, por edhe ai shumë herë me më pak problematika, është raporti për zgjedhjet e 2023 në Serbi. Unë mendoj që Shqipëria nuk duhet të afrojë apo tejkalojë standardet e zgjedhjeve në Serbi, por duhet të afrojë dhe tejkalojë standardet e zgjedhjeve në vendet e Bashkimit Europian. Nuk mund të ketë progres as në luftën ndaj korrupsionit, as në luftën kundër krimit të organizuar, as në sektorë të tjerë themelorë, pa garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.