Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sylvinho: Ndaj Suedisë do kemi ndryshime në formacion, shans për lojtarët përpara Europianit

Editor by Editor
March 24, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Sport
0
Sylvinho: Ndaj Suedisë do kemi ndryshime në formacion, shans për lojtarët përpara Europianit
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho-n ndeshjet miqësore ndaj Kilit që Shqipëria e humbi me rezultatin 3-0 dhe ndaj Suedisë që luhet këtë të hënë, priteshin të ishin shumë të vështira.

Duke folur në konferencën për mediet në prag të ndeshjes ndaj Suedisë, Sylvinho zbuloi se do të ketë ndryshime në formacion, pasi dëshiron që të provojë sa më shumë lojtarë në fushë përpara Europianit 2024.a

Ndërsa sa i përket humbjes ndaj Kilit, kreu i solit të “kuqezinjve” shpjegoi se nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të bërë analizën e duhur dhe se kur të kthehet në Tiranë do të ketë një pasqyrë më të qartë përpara EURO 2024.

Miqësoret: “E dinim që ishin ndeshje të vështira dhe pas kthimit në Tiranë ne do duhet të mendojmë për listën e Euro 2024. Ne kishim dy ndeshje miqësore që të përgatiteshim për Europianin. Sigurisht që është e vërtetë që është e paevitueshme që lojtarët të mos mendojnë për Europianin, po ata gjithashtu mendojnë edhe të japin maksimumin në fushë. Ne si ekip po vlerësojmë formën e çdo lojtari që të mund të vendosim në fund se cilët lojtarë do jenë pjesë e listës. Megjithatë ndaj Suedisë duhet të bëjmë një lojë të mirë, pasi kemi përballë një kundërshtarë shumë të fortë dhe me histori.”

Kili: “Ne duhet të punojmë si skuadër, të punojmë fortë që nesër të jemi gati kur të zbresim në fushë. Po duhet të jemi të vetëdijshëm që përpara kemi një kundërshtar shumë të fortë, siç ishte Kili. Ne e dinim forcën e tyre, Kili ka lojtarë si Alexis Sanchez, por ne donim të luanim me kundërshtarë të fortë. Megjithatë të mos harrojmë që bëmë kualifikuese shumë të bukura dhe duhet të punojmë sërish që të jemi në atë formë. Sigurisht që lojtarët janë në ankth për pjesëmarrjen në EURO 2024, por duhet ta shfaqin veten dhe të tregojnë maksimumin e tyre që së pari të marrim rezultatin e duhur këtu.

Formacioni: “Nesër do të kemi ndryshim në formacion, në mënyrë që të gjithë lojtarët të kenë mundësinë të luajnë. Ne kemi lojtarë të një në kombëtare si Mitaj, Mihaj, Seferi, Asllani, Manaj etj që nuk kanë luajtur shumë ndeshje bashkë dhe duhen provuar. Megjithatë ne duhet të mendojmë kur t’i hedhim lojtarët në fushë, pasi nuk mund të bësh 5 apo 6 ndryshime, pasi na duhen edhe rezultatet. Ne nuk i shohim lojtarët vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje sa japin e si përshtaten me njëri-tjetrin, ndaj duhet t’i shohim me kujdes kur të vendosim si do luajnë.”

Suedia: “Nesër do të marrim vendimin përfundimtar se kush do luajë nesër. Sa i përket ndeshjes me Kilin, ndoshta humbja 3-0 nuk ishte rezultati i duhur, siç ishte fitorja ndaj Çekisë në kualifikuese. Por kështu është futbolli ndonjëherë humbet thellë ndeshje që nuk i meriton. Megjithatë duhet ta lëmë pas ndeshjen me Kilin dhe të bëjmë maksimumin nesër.”

Broja a do luajë nesër? “Do ta shohim nesër”.

A keni një plan B për ndryshim moduli nëse ndeshja nuk ecën siç ju dëshironi? “Është normale të provosh, por duhet të jemi të sigurt për ndryshimet që bëjmë. Sa herë që humbet një ndeshje fajësohet trajneri. Kemi punuar me module të ndryshme dhe u kemi dhënë mundësinë lojtarëve si Muçolli, Broja apo edhe Muçi që të tregojnë vlerat e tyre.”

Analiza pas humbjes ndaj Kilit, pse kemi bërë këto gabime? A mjaftojnë dy ditë për të reflektuar? “Duhet të presim për të parë situatën e çdo lojtari, përpara se të vendosim formacionin. Janë pak ditë për t’u rekuperuar dhe për të analizuar sepse koha pas ndeshjes ndaj Kilit ishte shumë e pakët. Kur të kthehemi në Tiranë do të keni kohë që të analizojmë siç duhet dhe të vendosim për Europianin. Sigurisht që nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë dhe të bukur dhe duhet të kalojmë dhe këtë njëherë, për të bërë më pas analizën e duhur.”

Previous Post

‘Babi bënte një jetë të dyfishtë’, Rike përlot me rrëfimin e saj

Next Post

Më pak mjekë ikën në 2023, por interesi i bluzave për të punuar jashtë vendit mbetet i lartë

Next Post
Më pak mjekë ikën në 2023, por interesi i bluzave për të punuar jashtë vendit mbetet i lartë

Më pak mjekë ikën në 2023, por interesi i bluzave për të punuar jashtë vendit mbetet i lartë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

June 8, 2025
Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

June 8, 2025
Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

June 8, 2025
Ish-truproja i Ronaldos zbulon se sa para fitonte ndërsa punonte për superyllin portugez

Ish-truproja i Ronaldos zbulon se sa para fitonte ndërsa punonte për superyllin portugez

June 8, 2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë
AKTUALITET

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

by Editor
June 8, 2025
0

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale...

Read moreDetails
Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

June 8, 2025
Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

June 8, 2025
Ish-truproja i Ronaldos zbulon se sa para fitonte ndërsa punonte për superyllin portugez

Ish-truproja i Ronaldos zbulon se sa para fitonte ndërsa punonte për superyllin portugez

June 8, 2025
Erjon Veliaj të hënën në gjykatë për ndyshim mase, Ish-kryetari i Tiranës ofron para për daljen nga burgu

Erjon Veliaj të hënën në gjykatë për ndyshim mase, Ish-kryetari i Tiranës ofron para për daljen nga burgu

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

June 8, 2025
Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al