Thursday, March 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sylvinho: Do të jetë ndeshje e luftuar, por luajmë gjithmonë për fitore

Editor by Editor
November 16, 2023
in AKTUALITET, Sport, Vendi
0
Sylvinho: Do të jetë ndeshje e luftuar, por luajmë gjithmonë për fitore
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka ardhur në Moldavi për të fituar. Kështu deklaroi trajneri Sylvinho në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të transfertës moldave, teksa theksoi se nuk mendon asnjë rezultat tjetër përveç suksesit.

Tekniku kuqezi pranoi se edhe vendasit kanë objektivat e tyre dhe do të luajnë për fitore, teksa shtoi se është i kënaqur me grupin që ka në dispozicion për këtë takim.

Do të shohim një skuadër që luan për fitore, apo që kujdeset për të mos humbur?

Mendoj se të dy skuadrat do të luajnë për fitore në këtë takim. Është një ndeshje mjaft e rëndësishme, pasi jemi në fund të një rruge dhe të dy skuadrat kanë objektivin e tyre të përbashkët, të shkojnë në Europian. Kemi bërë një pjesë të mirë të rrugës, por na mungon ende një biletë zyrtare dhe e dimë që na pret një finale, për ta fituar dhe për t’u kualifikuar.

Sa do t’i komplikonte objektivat një humbje në Moldavi?

Shumë. Një rezultat negativ këtu do të na shtonte shumë presionin për sfidën e fundit. Jemi munduar të menaxhojmë entuziazmin dhe të përgatitim mirë këtë ndeshje, pasi duam të fitojmë këtu. Ne mendojmë gjithmonë për ndeshjen e radhës dhe këtë herë jemi përgatitur për të marrë maksimumin ndaj Moldavisë.

A do të luajë Shqipëria për fitore, apo do të provojë të marrë maksimumin me pak zgjuarsi taktike?

Ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra, qoftë për kundërshtarët që ke përballë, por edhe për rëndësinë e tyre. Ne vijmë për fitore dhe do të provojmë të bëjmë më të mirën. Nuk mund të ndryshojmë mënyrën tonë të të luajturit, por do të modifikojmë diçka në aspektin strategjik, për të marrë masat mirë për kundërshtarët që kemi përballë. Moldavia nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi dhe është e sigurt që të dyja do të luajnë për fitore në fushë, në takimin e nesërm.

Si është gjendja e grupit para kësaj ndeshjeje?

Jemi në rregull, ndonëse na mungon Ajetit për shkak të një dëmtimi. Të gjithë lojtarët që janë këtu, kanë qenë gjithmonë në grumbullimet e tjera dhe janë gati për të bërë më të mirën. Jemi të kompletuar.

Si ndihet skuadra në aspektin psikologjik, kur ju duhet vetëm një pikë për t’u kualifikuar? Do të mjaftoheni me atë një pikë, apo do të kërkoni të 6 pikët?

Jemi një skuadër e mirë, e qetë dhe e vetëdijshme që asgjë nuk ka përfunduar, ndaj do të kërkojmë të marrim maksimumin. Të dy skuadrat shkojnë në fushë për të fituar dhe do të provojnë ta bëjnë këtë për 90 minuta.

Moldavia na njeh mirë, pasi kemi luajtur një ndeshje ndaj tyre. A e bën kjo më të vështirë ndeshjen nesër?

Ishte një grup shumë i fortë që në mars dhe tani jemi në nëntor me 4 skuadra që luftojnë për një vend në Europian. Ne jemi në vendin e parë dhe kemi bërë çdo gjë mirë, ndaj avantazhi ynë është që jemi në krye, por nuk ka përfunduar. Do të luajmë një finale ndaj Moldavisë dhe kemi shumë punë për të bërë e shumë pikë për të fituar.

Previous Post

“Ishte afër shkatërrimit të karrierës së një prej talenteve më të mëdhenj në botë” – Real Madridi largon mjekun kroat pas dëmtimeve të Arda Guler

Next Post

Përfundon zyrtarisht censi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave

Next Post
Përfundon zyrtarisht censi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave

Përfundon zyrtarisht censi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
LIVE/ Protestë dhe seancë në Kuvend në orën 10:00, Parlamenti “blindohet”, pritet një atmosferë e tensionuar

LIVE/ Protestë dhe seancë në Kuvend në orën 10:00, Parlamenti “blindohet”, pritet një atmosferë e tensionuar

March 12, 2026
Shkatërron një automjet në Bulqizë me lëndë plasëse, 48-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Spanja.

Shkatërron një automjet në Bulqizë me lëndë plasëse, 48-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Spanja.

March 12, 2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bejrut, ku 8 individë kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur nga një sulm me dronë të forcave izraelite.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bejrut, ku 8 individë kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur nga një sulm me dronë të forcave izraelite.

March 12, 2026
Misteri i vdekjes së komandantit të grupit Basij, i njohur për urrejtjen e tij nga populli iranian

LAJME

LIVE/ Protestë dhe seancë në Kuvend në orën 10:00, Parlamenti “blindohet”, pritet një atmosferë e tensionuar

by timoni.al
March 12, 2026
0

Të enjten në orën 10:00 do të zhvillohet një seancë plenare në Kuvend, ku në rend dite është votimi për...

Read moreDetails
Shkatërron një automjet në Bulqizë me lëndë plasëse, 48-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Spanja.

Shkatërron një automjet në Bulqizë me lëndë plasëse, 48-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Spanja.

March 12, 2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bejrut, ku 8 individë kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur nga një sulm me dronë të forcave izraelite.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bejrut, ku 8 individë kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur nga një sulm me dronë të forcave izraelite.

March 12, 2026
Misteri i vdekjes së komandantit të grupit Basij, i njohur për urrejtjen e tij nga populli iranian

Misteri i vdekjes së komandantit të grupit Basij, i njohur për urrejtjen e tij nga populli iranian

March 12, 2026
Sulm në dy anije cisterna në Gjirin Persik, një person humb jetën, kërkime për të zhdukurit vazhdojnë.

Sulm në dy anije cisterna në Gjirin Persik, një person humb jetën, kërkime për të zhdukurit vazhdojnë.

March 12, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

LIVE/ Protestë dhe seancë në Kuvend në orën 10:00, Parlamenti “blindohet”, pritet një atmosferë e tensionuar

LIVE/ Protestë dhe seancë në Kuvend në orën 10:00, Parlamenti “blindohet”, pritet një atmosferë e tensionuar

March 12, 2026
Shkatërron një automjet në Bulqizë me lëndë plasëse, 48-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Spanja.

Shkatërron një automjet në Bulqizë me lëndë plasëse, 48-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Spanja.

March 12, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al