Monday, December 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sulmet izraelite në 24 orët e fundit, të paktën 140 të vrarë në Gaza

Editor by Editor
June 18, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Sulmet izraelite në 24 orët e fundit, të paktën 140 të vrarë në Gaza
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

LINDJE E MESME- Sulmet izraelite i kanë vrarë të paktën 140 njerëz në gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët shëndetësorë të mërkurën. Të paktën 40 nga numri i përgjithshëm i të vrarëve gjatë ditës së fundit humbën jetën si pasojë e të shtënave dhe sulmeve ajrore izraelite të mërkurën, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë.

Në mesin e tyre ka edhe palestinezë të vrarë duke pritur për të marrë ndihma ushqimore, siç ka ndodhur pothuajse çdo ditë gjatë tre javëve që kur Izraeli hoqi pjesërisht bllokadën e plotë mbi territorin. Punonjësit mjekësorë thanë se sulme të ndara ajrore mbi shtëpi në kampin e refugjatëve Maghazi, lagjen Zeitoun dhe në qytetin e Gazës, në pjesën qendrore dhe veriore të saj, vranë të paktën 21 njerëz.

Ndërkohë, pesë të tjerë humbën jetën në një sulm ajror mbi një kamp në Han Junis, në jug të Gazës. Katërmbëdhjetë njerëz të tjerë u vranë nga zjarri izraelit mbi turma palestinezësh të zhvendosur që prisnin kamionët me ndihma të sjella nga Kombet e Bashkuara përgjatë rrugës Salahudin në Gazën qendrore, sipas mjekëve.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se po hetojnë raportet për vdekjen e njerëzve që prisnin për ndihma ushqimore. Lidhur me sulmet e tjera, IDF-ja deklaroi se “po veprojnë për të shkatërruar kapacitetet ushtarake të Hamasit” dhe po marrin “masa të mundshme për të kufizuar dëmet ndaj civilëve”.

Hamasi është grup militant i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Të martën, Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se 397 palestinezë që po përpiqeshin të merrnin ndihma ushqimore janë vrarë dhe më shumë se 3.000 janë plagosur që nga rifillimi i dërgesave të ndihmave në fund të majit.

Disa në Gazë shprehën shqetësimin se përshkallëzimi i fundit i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, që filloi në tetor 2023, po anashkalohet pasi vëmendja është zhvendosur te konflikti midis Izraelit dhe Iranit që nisi javën e kaluar.

“Po na masakrojnë në Gazë, ditë e natë, por vëmendja është zhvendosur te lufta Izrael-Iran. Ka shumë pak lajme për Gazën këto ditë”, tha Adel, një banor i qytetit të Gazës.

“Kush nuk vdes nga bombat izraelite, vdes nga uria. Njerëzit rrezikojnë jetën çdo ditë për të marrë ushqim, dhe përfundojnë të vrarë, me gjakun e tyre që njollos thasët me miell që menduan se i kishin fituar”, i tha ai agjencisë Reuters përmes një aplikacioni komunikimi.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 njerëz dhe duke marrë afër 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur. Që atëherë, lufta e Izraelit ka vrarë më shumë se 55.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./ REL

Previous Post

I dënuar për korrupsion pasiv, Apeli i Posaçëm dënon me burg Sali Hasën

Next Post

“Kontrabandistët ndryshojnë taktika”/ BBC: “Anijet taksi” marrin emigrantë në det për t’i dërguar në Mbretërinë e Bashkuar

Next Post
“Kontrabandistët ndryshojnë taktika”/ BBC: “Anijet taksi” marrin emigrantë në det për t’i dërguar në Mbretërinë e Bashkuar

"Kontrabandistët ndryshojnë taktika"/ BBC: "Anijet taksi" marrin emigrantë në det për t'i dërguar në Mbretërinë e Bashkuar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?
Lajmi Fundit

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

by timoni.al
December 15, 2025
0

Gratë po e mbrojnë Catherine Zeta-Jones pas kritikave për pamjen e saj gjatë një eventi të fundit në Los Anxhelos....

Read moreDetails
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

December 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al