Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Sulm tragjik ndaj demokracisë”/ VOA padit mbikëqyrësin USAGM, kërkon të rinisë punën pas urdhrit të Trumpit

Editor by Editor
March 23, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Sulm tragjik ndaj demokracisë”/ VOA padit mbikëqyrësin USAGM, kërkon të rinisë punën pas urdhrit të Trumpit
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA – Një grup që përfshin gjashtë gazetarë të Zërit të Amerikës (VOA) kanë dorëzuar një padi kundër administratës të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe zyrtarëve të tjerë, duke i akuzuar ata se kanë mbyllur paligjshëm disa transmetues të financuar nga publiku.

Padia, që u dorëzua më 21 mars në Nju Jork, akuzon administratën Trump se ka ndërmarrë një qasje të ashpër ndaj Agjencisë së SHBA-së për Media Globale përmes një urdhri ekzekutiv të nënshkruar një javë më parë.

Disa orë më vonë, stafi i VOA u vendos në pushim administrativ dhe ndërtesat e kësaj media u mbyllën.

Shumë vëzhgues të mediave dhe analistë kanë thënë se vendimi për të ndërprerë operacionet e VOA dhe transmetuesve të tjerë të financuar nga shteti do të trimërojnë autoritarët në mbarë botën, duke humbur “një linjë kritike” të informacionit për popullsitë e tyre.

“Ajo çfarë po ndodh me gazetarët e VOA-s nuk është vetëm frikësim i fjalës së lirë, që buron nga Neni i Parë i Kushtetutës amerikane; është mbyllja e gazetarisë nga qeveria, një kufizim që e shuan përmbajtjen para se të krijohet”, u tha në padi.

“Sulm tragjik ndaj demokracisë”

Padia është ngritur edhe kundër ushtruesit së detyrës të drejtorit të USAGM-it, Victor Morales, dhe këshilltares së posaçme, Kari Lake. Në padi thuhet se lëvizjet e administratës Trump për të mbyllur USAGM-in shkelin të drejtat e punëtorëve të VOA që burojnë nga Neni i Parë i Kushtetutës amerikane.

Padia po ashtu i kërkon gjykatës që të rikthejë grantin e USAGM-it për mediat që financohen përmes atij granti, përfshirë Radio Evropa e Lirë, Radio Azia e Lirë dhe Rrjeti i Transmetuesit për Lindje të Mesme. Granti i këtyre mediave u ndërpre në ditën e njëjtë që VOA u mbyll.

“Pala që është paditur ka shkelur të gjitha këto ligje duke mbyllur USAGM-in dhe duke ndërprerë plotësisht aktivitetin e mbledhjes dhe shpërndarjes së lajmeve dhe opinioneve përmes VOA dhe shërbimit të saj simotër, Radio Televizioni Marti, por edhe mediat e tjera partnere si Radio Evropa e Lirë dhe Rrjeti i Transmetuesit për Lindje të Mesme. Këto veprime janë jokushtetuese dhe të paligjshme dhe ato duhet të ndalen menjëherë”, u tha në padi.

Përveç gjashtë gazetarëve të Zërit të Amerikës, pjesëmarrës në padi janë edhe Federata Amerikane e Punëtorëve Qeveritarë, Federata Amerikane e Punonjësve të Shtetit, Qarkut dhe Komunave, The NewsGuild-CWA, Shoqata Amerikane e Shërbimit të Jashtëm dhe Reporterët pa Kufij.

David Seide, këshilltar i lartë në Projektin e Llogaridhënies Qeveritare, një organizatë jopartiake për mbrojtjen e të drejtave civile dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, që po përfaqëson gazetarët e VOA-s në këtë çështje, e quajti veprimin e administratës amerikane “një tjetër sulm tragjik ndaj demokracisë”.

“Për më shumë se tetë dekada, VOA dhe organizatat e tjera simotra kanë qenë të shquara, që dëshmohet edhe nga mbi 400 milionë shikues, dëgjues dhe lexues që kanë pasur çdo ditë”, tha ai. “Ky reputacion tani është shkatërruar. Padia jonë synon që të ndalë këtë shkatërrim”.

Kari Lake, një mbështetëse e zëshme e Trumpit, nuk u përgjigj menjëherë për këtë lajm, por rreth kohës kur doli lajmi për padinë, ajo shkroi në X se kur The Washington Post, The New York Times, NPR, CBS, dhe 60 Minutes i kërkuan intervista gjatë kësaj jave, po ajo kishte refuzuar.

“Unë nuk jam intervista për ‘media’ të diskutueshme”,shkroi ajo.

Shumë republikanë, përfshirë Trump dhe Lake, kanë pretenduar se VOA dhe transmetuesit e tjerë janë të infektuar nga propaganda e krahut të majtë, një akuzë që drejtuesit e këtyre transmetuesve thonë se nuk mbështetet në fakte.

Më 18 mars, Radio Evropa e Lirë ngriti padi ndaj USAGM, Lake dhe Morales, për të bllokuar përpjekjet e tyre për të ndërprerë grantin federal për REL-in, që i ofron kësaj media fonde për të operuar.

Padia argumenton se mohimi i fondeve të miratuara nga Kongresi për REL-in shkel ligjet federale dhe Kushtetutën e SHBA-së, e cila i jep Kongresit autoritetin ekskluziv mbi shpenzimet federale.

Padia është dorëzuar në gjykatën e qarkut të Kolombias.

“Nuk është koha për t’i dhënë terren propagandës dhe censurës së kundërshtarëve të Amerikës”, tha presidenti i REL-it, Stephen Capus.

“Ne besojmë se ligji është në anën tonë dhe festa për shkatërrimin tonë nga despotët nëpër botë është e parakohshme”, shtoi ai./REL

Previous Post

Mbyllja e TikTok/ Një javë pas vendimit të qeverisë, ndalimi kontrovers i platformës ende nuk po funksionon plotësisht

Next Post

Të refuzuar, në pranga ose në qendra ndalimi: Pse doganat në SHBA po trembin turistët europianë

Next Post
Të refuzuar, në pranga ose në qendra ndalimi: Pse doganat në SHBA po trembin turistët europianë

Të refuzuar, në pranga ose në qendra ndalimi: Pse doganat në SHBA po trembin turistët europianë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kushtetuesja rivendosi në detyrë Ballukun, Rama shprehet: U shfuqizua një precedent unik në botë, një interpretim i ashpër i ligjit në stilin shqiptar.

“Eliminohet një precedent të veçantë në nivel global”/ Kushtetuesja rivendos në detyrë Ballukun, Rama reagon: Gjykatë partiake jashtë kuadrit ligjor

December 14, 2025

Padi ndaj Trump për prishjen lindore të 'Shtëpisë së Bardhë', reagime të freskëta për Sallën e Ballos.

Padi ndaj Trump për prishjen lindore të ‘Shtëpisë së Bardhë’, reagime të freskëta për Sallën e Ballos.

December 14, 2025
Pas dhjetë vitesh pezullimi, rinis operimi i naftësjellësit Selanik–Shkup.

LAJME

“Eliminohet një precedent të veçantë në nivel global”/ Kushtetuesja rivendos në detyrë Ballukun, Rama reagon: Gjykatë partiake jashtë kuadrit ligjor

by timoni.al
December 14, 2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë Belinda...

Read moreDetails
Kushtetuesja rivendosi në detyrë Ballukun, Rama shprehet: U shfuqizua një precedent unik në botë, një interpretim i ashpër i ligjit në stilin shqiptar.

Kushtetuesja rivendosi në detyrë Ballukun, Rama shprehet: U shfuqizua një precedent unik në botë, një interpretim i ashpër i ligjit në stilin shqiptar.

December 14, 2025
Padi ndaj Trump për prishjen lindore të 'Shtëpisë së Bardhë', reagime të freskëta për Sallën e Ballos.

Padi ndaj Trump për prishjen lindore të ‘Shtëpisë së Bardhë’, reagime të freskëta për Sallën e Ballos.

December 14, 2025
Pas dhjetë vitesh pezullimi, rinis operimi i naftësjellësit Selanik–Shkup.

Pas dhjetë vitesh pezullimi, rinis operimi i naftësjellësit Selanik–Shkup.

December 14, 2025
Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kushtetuesja rivendosi në detyrë Ballukun, Rama shprehet: U shfuqizua një precedent unik në botë, një interpretim i ashpër i ligjit në stilin shqiptar.

“Eliminohet një precedent të veçantë në nivel global”/ Kushtetuesja rivendos në detyrë Ballukun, Rama reagon: Gjykatë partiake jashtë kuadrit ligjor

December 14, 2025
Kushtetuesja rivendosi në detyrë Ballukun, Rama shprehet: U shfuqizua një precedent unik në botë, një interpretim i ashpër i ligjit në stilin shqiptar.

Kushtetuesja rivendosi në detyrë Ballukun, Rama shprehet: U shfuqizua një precedent unik në botë, një interpretim i ashpër i ligjit në stilin shqiptar.

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al