Saturday, November 1, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Qeveria ndryshon projektin e belgëve, mbin një përbindësh 40 kate

Editor by Editor
August 19, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Qeveria ndryshon projektin e belgëve, mbin një përbindësh 40 kate
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VLORË- Stadiumi i Vlorës do të ketë 10 kulla, mes të cilave edhe një përbindësh me 40 kate. Korporata e Investimeve Shqiptare ka ndryshuar thuajse tërësisht projektin e studios belge XDGA, që u shpall fituese në konkursin ndërkombëtare duke shtuar kulla pafundësisht.

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Qeveria ndryshon projektin e
Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Qeveria ndryshon projektin e

Projekti i ri me 10 kulla i stadiumit te Vlores

Varianti fillestar i studios belge përmbante vetëm 4 kulla me lartësi 50 metër secila në kompleksin sportiv. Por varianti i ri, i ndryshuar parashikon 10 kulla mes të cilave dhe një më lartësi 40 kate.

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Qeveria ndryshon projektin e

Projekti fillestar i studios belge me 4 kulla

Korporata zbuloi se shtimi i kullave ka ardhur pas studimit të fizibilitetit që i është bërë projektit në terren.

“Për të financuar rindërtimin e stadiumit, kompleksi ekzistues sportiv do të zhvendoset pranë zonës ku ndodhej pishina olimpike. Hapësira e liruar do të përdoret për ndërtimin e Kullës së Flamurtarit, si dhe për dy kulla hoteliere dhe një kullë zyrash,” tha Korporata në dokumentat e përditësuara të projektit.

Projekti

Një ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi projektmarrëveshjen për projektin “Rijetësimi i kompleksit sportiv “Flamurtari”, stadiumit, pallatit të sportit dhe zonës urbane përreth dhe dhënien e autorizimit kryetarit të bashkisë për nënshkrimin e marrëveshjes.

Pas një debati prej më shumë se 2 orësh, Këshilli miratoi me 30 vota pro dhe vetëm 4 vota të opozitës kundër, projektvendimin, i cili i hap dritën jeshile projektit duke autorizuar Korporatën e Investimeve që të vazhdojë procedurat e tenderimit.

Rijetëzimi i Stadiumit Flamurtari parashikon një model të ngjashëm më atë të stadiumit Arena Kombëtare, por me më shumë kulla. Sipas modelit, privati, i cili do të shpallet fitues, do të ndërtojë një stadium me 12 mijë vende me paratë e tij. Po ashtu do të ndërtojë pallatin e sportit 6 mijë metër katrorë dhe një pishinë olimpike, të cilat i kalojnë shtetit.

Në këmbim privati do të ketë të drejtën të ndërtojë 140 mijë metër katrorë kulla për banim, zyra dhe hotele. Sipas dokumentave të procedurës, i gjithë projekti pritet të kushtojë rreth 170 milionë euro.

Loja me sipërfaqet

Në dokumentat e tenderit, Korporata e Investimeve thotë se gara do të fillojë me kriterin dysheme, sipas të cilit shteti duhet të përfitojë të paktën 45 për qind të sipërfaqes totale ndërtimore të projektit.

Por, ndonëse në pamje të parë, kjo duket një marrëveshje shumë fitimprurëse, kleçka qëndron se çfarë Korporata quan sipërfaqe. Pas pyetjeve të këshilltarëve të opozitës, një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës, u bë e qartë se qeveria konsideron si 45 për qindëshin e pjesës publike, sipërfaqen e stadiumit, pallatit të sportit dhe pishinës.

Me pak fjalë shteti do të marrë rreth 30 mijë metër katrorë sipërfaqe stadiumi, 6 mijë metra të tjera sipërfaqe në Pallatin e Sportit dhe pjesën e pishinës olimpike, të cilat në total shkojnë 45 mijë e 100 metra katrorë.

Kurse kompania private do të marrë të gjithë sipërfaqen e kullave, të cilat shkojnë në rreth 140 mijë metra katrorë ndërtim. Me pak fjalë, modeli është identik me stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë, vetëm se në Vlorë do të ketë, jo një, por 10 kulla për privatin./ Kapitali.al

Previous Post

Gjeneva hap mundësinë për takimin Putin-Zelensky, Zvicra nuk përfill urdhër-arrestin ndërkombëtar për presidentin rus: “Nëse vjen, nuk do ta arrestojmë.”

Next Post

Personi i veshur me rroba të errëta, me kaskë dhe doreza / Kamerat e sigurisë zbulojnë detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Athinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Opozita dështon në kërkesën për shkarkimin e Presidentit Begaj, 5 vota në mbështetje dhe 9 në kundërshtim.

Opozita dështon në kërkesën për shkarkimin e Presidentit Begaj, 5 vota në mbështetje dhe 9 në kundërshtim.

November 1, 2025
Veliaj para gjyqtarëve: Delegimi i detyrës është ligjor, nuk kam bllokuar punën e bashkisë - 'Sot ndihem si në një roman të Kafkës'

Veliaj para gjyqtarëve: Delegimi i detyrës është ligjor, nuk kam bllokuar punën e bashkisë – ‘Sot ndihem si në një roman të Kafkës’

November 1, 2025
Argjentina dhe Messi do të udhëtojnë për një vizitë në Angolë… duke siguruar 12 milion euro.

Argjentina dhe Messi do të udhëtojnë për një vizitë në Angolë… duke siguruar 12 milion euro.

November 1, 2025
VIDEO-LAJM/ Masat e sigurisë në Gjykatën Kushtetuese, polici i qëndron në këmbë çdo herë që Veliaj përgjigjet para gjyqtarëve

Lajmi Fundit

Opozita dështon në kërkesën për shkarkimin e Presidentit Begaj, 5 vota në mbështetje dhe 9 në kundërshtim.

by timoni.al
November 1, 2025
0

Kërkesa e opozitës për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj është rrëzuar pas një votimi në Kuvend, ku rezultatet ishin 5...

Read moreDetails
Veliaj para gjyqtarëve: Delegimi i detyrës është ligjor, nuk kam bllokuar punën e bashkisë - 'Sot ndihem si në një roman të Kafkës'

Veliaj para gjyqtarëve: Delegimi i detyrës është ligjor, nuk kam bllokuar punën e bashkisë – ‘Sot ndihem si në një roman të Kafkës’

November 1, 2025
Argjentina dhe Messi do të udhëtojnë për një vizitë në Angolë… duke siguruar 12 milion euro.

Argjentina dhe Messi do të udhëtojnë për një vizitë në Angolë… duke siguruar 12 milion euro.

November 1, 2025
VIDEO-LAJM/ Masat e sigurisë në Gjykatën Kushtetuese, polici i qëndron në këmbë çdo herë që Veliaj përgjigjet para gjyqtarëve

VIDEO-LAJM/ Masat e sigurisë në Gjykatën Kushtetuese, polici i qëndron në këmbë çdo herë që Veliaj përgjigjet para gjyqtarëve

November 1, 2025
“Mungesa nga detyra mbrojnë interesin publik?” Veliaj drejton pyetje Këshillit të Ministrave: “Pse nuk reaguat për delegimet e kryetarit të Tropojës? E mbani dy standarde?”

“Mungesa nga detyra mbrojnë interesin publik?” Veliaj drejton pyetje Këshillit të Ministrave: “Pse nuk reaguat për delegimet e kryetarit të Tropojës? E mbani dy standarde?”

November 1, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Opozita dështon në kërkesën për shkarkimin e Presidentit Begaj, 5 vota në mbështetje dhe 9 në kundërshtim.

Opozita dështon në kërkesën për shkarkimin e Presidentit Begaj, 5 vota në mbështetje dhe 9 në kundërshtim.

November 1, 2025
Veliaj para gjyqtarëve: Delegimi i detyrës është ligjor, nuk kam bllokuar punën e bashkisë - 'Sot ndihem si në një roman të Kafkës'

Veliaj para gjyqtarëve: Delegimi i detyrës është ligjor, nuk kam bllokuar punën e bashkisë – ‘Sot ndihem si në një roman të Kafkës’

November 1, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al