Spitali Librazhdit në ditën më të keqe. Me foto pamjet e horrorit brenda institucionit do t’ju trondisë. Ky spital drejtohet nga kryetarja e Partisë Socialiste Librazhd, Fatbardha Qatja, që në të gjitha pislliqet përdor si sekser të vëllain që e ka polic.
Burime nga spitali i Librazhdit i thanë portalit Timoni.al se Fatbardha kërkon 3 mijë deri në 5 mijë euro për një vend pune si infermier. Pas pas arrestimit të Ilir Beqjas dhe skandalit me mjekët tek Onkologjiku, drejtoresha e spitalit të Librazhdit, Fatbardha Qatja, do jetë personi i radhës që pritet të merret si e pandehur nga SPAK.
Institucioni i spitalit të Librazhdit ndodhet aktualisht në ditën e tij më të keqe. Situata është alarmante dhe duket se drejtoreshës Fatbardha Qatja i ka dalë nga kontrrolli menaxhimi.

Problematikat janë të shumta por ajo që bie më shumë në sy është infrastruktura e godinës dhe mungesa e mjekëve. Pamja e jashtme e spitalit të Librazhdit pa diskutim që duket normale pasi fasada është ajo që ka rëndësi, por po të hysh brënda kushtet janë për të vënë duart në kokë. Dyer te shkaterruara e të kalbura, pllaka qysh në kohën e komunizmit, dritare me kangjella që i ngjajnë një burgu dhe suvatime të shkërrmoqura me pamje që flasin vetë dhe skanë nevojë për koment.

Lavanderia është e pjesshme në funksionim dhe sanitaret detyrohen ti varin batanijet dhe carcafët në telat e improvizuar jashtë ndërtesës së spitalit, duke dhënë përshtypjen e një spitali mesjetar.

Teksa situata është për të vënë duart në kokë, drejtoresha e këtij institucioni Fatbardha Qatja, qëkur është emëruar në këtë post përpara disa muajsh nuk ka bërë asgjë për të ndryshuar sado pak situatën. Përkundrazi, Qatja gjen kohën dhe shpenzon të gjitha energjitë e saj në punë fasadë që nuk ndreqin aspak situatën. Duke u kthyer në komike më punët e saj, Qatja në dy postime të sajat publikon vijëzimet e parkingjeve përballë institucionit duke lëvduar punën e berë, me citimin ‘Ajo që duket nga jashtë tregon shumë se cdo gjesh brënda’. Dhe të kuriozuar nga ftesa për të parë kushtet e brëndshme të spitalit, u llahtarisëm kur hymë brënda.

Pamjet brënda spitalit i ngjajnë një spitali të luftës së dytë botërore. Por për drejtuesen e institucionit Fatbardha Qatja rëndësi ka pamja e jashtme dhe për vijzimet e parkingut jashtë institucionit boja nuk mungon. As aparati fotografik personal për foto dhe reklama pa esencë, të drejtoreshës përsëri nuk mungojnë.

Ato që mungojnë janë investimet e qënësishme si p.sh, një tharëse rrobash që sanitaret mos detyrohen ti varin batanijet në telat e mureve të spitalit. Një mirmbajtje dhe pastrim më i shpeshtë i ambjentit të spitalit i cili është i rrethuar nga mbeturinat dhe furnizimi me ilace dhe medikamente i farmacisë së spitalit që vuan edhe për medikamentet më bazike por për këtë fakt do merremi në një shkrim tjetër.
