Sunday, December 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK sërish në aksion! ‘Skaner’ tek dogana e Hanit të Hotit, punonjësit i kalonin udhëtarët pa i regjistruar

Editor by Editor
July 23, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
SPAK sërish në aksion! ‘Skaner’ tek dogana e Hanit të Hotit, punonjësit i kalonin udhëtarët pa i regjistruar
0
SHARES
98
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Një tjetër aksion është zhvilluar në doganat shqiptare, kësaj here në “skaner” ka qenë ajo në Hanin e Hotit. Policia e Shtetit dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë zbuluar një skemë për kalimin e paligjshëm të udhëtarëve që kishin destinacion Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesë e grupit ishin edhe dy policë të pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit, të cilët i kalonin shqiptarët me dokumente false dhe pa i regjistruar në TIMS. Në aksionin e zhvilluar sot janë ekzekutuar masat e sigurisë për 5 persona, një prej tyre ka përfunduar në burg, ndërsa 2 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”. Ndërkohë që 2 punonjës të pikës kufitare të Hanit të Hotit janë nën akuzë për “shpërdorim detyre”.

ARREST ME BURG

-Luc Metaj, 56 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

ARREST SHTËPIE

Emanuel Melaj, 24 vjeç dhe Gëzim Camaj, 49 vjeç, të dy banues në Malësi të Madhe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim; Tonin Melaj, 55 vjeç, banues në Malësi të Madhedhe Bashkim Cokaj, 58 vjeç, banues në Shkodër, përkatësisht me detyra ndihmësspecialist, kontrollor i vijës së dytë në PKK Hani i Hotit dhe përgjegjës turni në PKK Hani i Hotit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës

Nga kontrollet e ushtruara në banesat e tyre janë gjetur dhe më pas sekuestruar: 8125 euro, 625 000 lekë, 3060 dollarë amerikanë, 240 dollarë kanadezë, si dhe 17 celularë, 3 automjete, 1 USB, 21 fushekë, blloqe shënimesh, regjistra hyrje-daljesh, bileta udhëtimi, mandate pagesash dhe mandate bankash.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit zhvilloi në bashkëpunim me SPAK dhe me partnerët amerikanë një tjetër plan operacional policor. Plani operacional i koduar “HOTI”, kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve shqiptarë, për kalim të paligjshëm nga PKK Hani i Hotit, me destinacion Kanadanë dhe Amerikën. Plani operacional, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me DVP Shkodër, Forcën e Posaçme Operacionale, BKH-në dhe me Task Forcën “Joint Shield” të Agjencisë Federale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës së ShBA-së në Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023.

Ekzekutohen masat e sigurisë, të caktuara nga GjKKO, për 5 shtetas: “Arrest në burg”, për organizatorin e kësaj veprimtarie kriminale; “Arrest në shtëpi” për 2 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe për 2 punonjës të PKK Hani i Hotit që akuzohen për shpërdorim të detyrave. Gjenden në banesat e këtyre shtetasve dhe sekuestrohen: 8125 euro, 625 000 lekë, 3060 dollarë amerikanë, 240 dollarë kanadezë, si dhe 17 celularë, 3 automjete, 1 USB, 21 fushekë, blloqe shënimesh, regjistra hyrje-daljesh, bileta udhëtimi, mandate pagesash dhe mandate bankash. Në kuadër të planit operacional policor u ekzekutuan: -masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin L. M., 56 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”; -masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: E. M., 24 vjeç dhe G. C., 49 vjeç, të dy banues në Malësi të Madhe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim; T. M., 55 vjeç, banues në Malësi të Madhe dhe B. C., 58 vjeç, banues në Shkodër, përkatësisht me detyra ndihmësspecialist, kontrollor i vijës së dytë në PKK Hani i Hotit dhe përgjegjës turni në PKK Hani i Hotit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 81 të datës 21.07.2024 dhe më vendimin nr. 453 të datës 21.07.2024, ka caktuar këto masa sigurie, pasi nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet dokumenteve false dhe mosregjistrimit në sistemin TIMS, kanë kaluar në PKK Hani i Hotit, shtetas shqiptarë që kishin destinacione Kanadanë dhe Amerikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për hetime të mëtejshme.

Previous Post

Instalohen radarë shpejtësie në aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar

Next Post

Zbardhet misteri/ Kush është “Klea”, “mbesa e kryeministrit” që mashtronte gjimnazistët me bursat

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kosova: Qytetarët serbë në procesin e votimit organizuar

Kosova: Qytetarët serbë në procesin e votimit organizuar

December 28, 2025
Votimi në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet në Kosovë ka përfunduar.

Votimi në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet në Kosovë ka përfunduar.

December 28, 2025
"Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë" / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen...

“Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë” / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen…

December 27, 2025
Lazio shpreh pakënaqësi për golin e Davis: “Kërkojmë trajtim me respekt, gabimet gjithmonë ndodhin vetëm ndaj nesh.”

Lazio shpreh pakënaqësi për golin e Davis: “Kërkojmë trajtim me respekt, gabimet gjithmonë ndodhin vetëm ndaj nesh.”

December 27, 2025
Kosova: Qytetarët serbë në procesin e votimit organizuar
AKTUALITET

Kosova: Qytetarët serbë në procesin e votimit organizuar

by timoni.al
December 28, 2025
0

Në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 dhjetor, komuniteti serb në Mitrovicën e Veriut ka treguar një organizim...

Read moreDetails
Votimi në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet në Kosovë ka përfunduar.

Votimi në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet në Kosovë ka përfunduar.

December 28, 2025
"Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë" / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen...

“Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë” / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen…

December 27, 2025
Lazio shpreh pakënaqësi për golin e Davis: “Kërkojmë trajtim me respekt, gabimet gjithmonë ndodhin vetëm ndaj nesh.”

Lazio shpreh pakënaqësi për golin e Davis: “Kërkojmë trajtim me respekt, gabimet gjithmonë ndodhin vetëm ndaj nesh.”

December 27, 2025
"Keqardhje për fëmijën tuaj" /Diskutim i tensionuar mes Selinit dhe Kristit: Babai im është në moshën e Mirit.

“Keqardhje për fëmijën tuaj” /Diskutim i tensionuar mes Selinit dhe Kristit: Babai im është në moshën e Mirit.

December 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kosova: Qytetarët serbë në procesin e votimit organizuar

Kosova: Qytetarët serbë në procesin e votimit organizuar

December 28, 2025
Votimi në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet në Kosovë ka përfunduar.

Votimi në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet në Kosovë ka përfunduar.

December 28, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al