Sunday, June 15, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK sekuestron kompaninë “5D”: Paratë i nxirrnin nga bankat me fatura fiktive, përdornin “cash” për të blerë prona

Editor by Editor
July 9, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
SPAK sekuestron kompaninë “5D”: Paratë i nxirrnin nga bankat me fatura fiktive, përdornin “cash” për të blerë prona
0
SHARES
58
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Kompania “5D” është vendosur nën sekuestron e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në njoftimin e publikuar, SPAK bën me dije mënyrën sesi ishin përfituar paratë nga drejtuesit e kompanisë. Paratë nga tenderat e përfituar ishin nxjerrë “pjesërisht” nga sistemi bankar. Por si? Ishte përdorur skema e kryerjes së pagesave për punime fiktike, por në fakt paratë merreshin “cash” nga pronarët e vërtetë për t’u riinvestuar sërish tek kompania “5D”. Një pjesë tjetër e parave të siguruara janë përdorur për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme. Megjithatë, në njoftimin zyrtar SPAK nuk e bën me dije sesa para janë nxjerrë nga bankat për t’u përdorur në cash. 

Kështu, në këto kushte, SPAK ka vendosur sekuestrimin e kompanisë “5D Konstruksion”, por jo vetëm. Nën sekuestro të SPAK është tashmë edhe një truall me sipërfaqe 506.25 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 164 m² në rrugën “Tefta Tashko”. Kjo pronë është në emër të Selim dhe Ollga Mollës. Të dy, nëna dhe babai i Redi Mollës. Gjithashtu nën sekuestro është vendosur edhe kompania “Restur” në pronësi të Redian Mollës. Nën sekuestro janë vendosur edhe 24% e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group”, e cila po ndërton një hotel me 5 yje në Durrës. Është e paqartë sesi SPAK do të sekuestrojë vetëm pjesën e Mollës në këtë investim që në fakt ka gjithsej 5 aksionerë, një prej tyre është aktualisht nën akuzë për abuzim me fondet e SASPAC. 

AKSIONERËT E TJERË TË HOTELIT: 

SPAK sekuestron kompaninë "5D": Paratë i nxirrnin nga bankat

27% i ka Gazmend Haxhia- LANDWAYS INTERNATIONAL 

24% i ka Elvin Tivari-ETITUR

24% i ka Dritan dhe Arjana Kadiu – DAKTUR

24% i ka Redi Molla- RESTUR

1% ka Bledar Tivari

Po ashtu janë sekuestruar edhe 2 apartamente me sipërfaqe 122.7 m² dhe 86.4m²; dy parkime në emër të Sanije Qato, e cila është e ëma e Mariglen Qatos. 

Por hetimet nuk kanë mbaruar me kaq. Në fund të njoftimit zyrtar, SPAK bën me dije se hetimet ende vazhdojnë për të zbuluar fakte ose persona të tjerë që lidhen me këtë dosje. 

“Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, vazhdojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal,”-bën me dije SPAK.  

Zyrtarët e Bashkisë së Tiranës Bashkisë akuzohen nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orhanizuar se kanë krijuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin një skemë korrupsioni që ka mundësuar përfitimin e dhjetëra tenderave publikë nga një kompani private, që dyshohet se zotërohet “de facto” nga Redi Molla dhe Mariglen Qato. I pari ish-drejtor i Ujësjellësit të Tiranës dhe i dyti ish-drejtues i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, aktualisht administrator i ndërmarrjes së Bashkisë, Tirana DC. Qato dhe Molla u arrestuan pasi Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre, ndërsa 5 zyrtarë të tjerë u lanë në masën e arrestit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Gjykata ka vendosur gjithashtu arrest me burg edhe për Taulant Tushën, një tjetër ish-drejtues i rëndësishëm i Bashkisë së kryeqytetit që ndodhet aktualisht në qeli për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Të gjithë së bashku, sipas SPAK, gjatë kohës që ushtronin detyrën favorizonin kompanitë e tyre për të përfituar nga tenderat publikë. 

NJOFTIMI I PLOTË I SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar hetimet paraprake për procedimin penal nr.75, të vitit 2023, që bën fjalë për veprat penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike”, “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 257/a/2, 258/2, 244, 259/2 dhe 287/2 të Kodit Penal. Nga ana e organit procedues janë kryer veprime të mëtejshme hetimore për të përcaktuar shumat monetare që janë përfituar nga shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k. si rezultat i realizimit të kontratave publike të përfituara në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat e prokurimit publik, si dhe si rezultat i veprimeve të kundraligjshme që përbëjnë veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 259 të Kodit Penal.

Po kështu, janë kryer veprime hetimore për të verifikuar mënyrën e qarkullimit të shumave monetare që përbëjnë “produkt” të veprës penale, duke përfshirë veprimet financiare të kryera nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k brenda aktivitetit të saj tregtar, si dhe destinacionin e shumave monetare të transferuara nga shoqëria tregtare në drejtim të subjekteve të tjera tregtare apo në drejtim të personave të tretë.

Nga veprime hetimore të kryera në këtë drejtim janë mbledhur provat e nevojshme nga të cilat krijohen dyshime të arsyeshme se, shumat monetare të përfituara në mënyrë të parregullt nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k që përbëjnë “produkt” të veprës penale, pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktike duke u disponuar në gjendje “cash” nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare, si dhe pjesërisht janë ri-investuar në aktivitetin tregtar të shoqërisë tregtare të mësipërme. Janë mbledhur prova të mëtejshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm  se shumat monetare të përfituara në gjendje “cash” janë përdorur më pas për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Pasi janë kryer veprimet hetimore të nevojshme Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në datën 24.06.2024, kërkesën për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për disa pasuri që mundet të konfiskohen. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.388, datë 05.07.2024, ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme dhe caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasuritë si më poshtë: Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, si shoqëri tregtare që është përdorur dhe ka shërbyer si mjet për të realizuar veprat penale, që lejohet të konfiskohet sipas nenit 36/1, shkronja (a) të Kodit Penal. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 506.25 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 164 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve S.M dhe O.M, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 51.3 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve S.M dhe O.M, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale. Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, në zotërim të shtetasit R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal. Pasuria 24 % e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me seli në Durrës, rregjistruar në emër të shoqërisë tregtare “Restur” sh.p.k, me ortak dhe administrator R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 122.7 m², me emërtimin B_43, si dhe pasuritë parkim Nr.P24 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m² dhe parkim nr.P25 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m², për të cilat është lidhur kontrata e sipërmarrjes midis shtetases S.Q. dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet.  Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 86.4 m², me emërtimin A_42, për të cilën është lidhur kontrata e sipërmarrjes datë 29.09.2023 midis shtetases S.Q dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet. Në datën 08.07.2024 policia gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara kanë nisur veprimet përkatëse procedurale për vënien në ekzekutim të vendimit gjyqësor të mësipërm, me qëllim marrjen në administrim të pasurive të sekuestruara. Veprimet e ekzekutimit të vendimit gjyqësor janë në proces dhe po vijojnë të kryhen edhe në ditën e sotme.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, vazhdojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal./ZËRI

Previous Post

Kontrolle në burgun grek, ja kush janë të burgosurit shqiptarë që u kapën me celularë

Next Post

E rëndë në Shijak! Gjendet i vdekur në banesën e braktisur 40-vjeçari

Next Post

E rëndë në Shijak! Gjendet i vdekur në banesën e braktisur 40-vjeçari

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Sulmet izraelite në Teheran, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, Mohammad Kazemi

Sulmet izraelite në Teheran, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, Mohammad Kazemi

June 15, 2025
Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

June 15, 2025
VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

June 15, 2025
“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

AKTUALITET

Sulmet izraelite në Teheran, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, Mohammad Kazemi

by Editor
June 15, 2025
0

Autoritetet iraniane kanë konfirmuar vrasjen e shefit të njësisë së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjeneral Mohammad Kazemi, gjatë...

Read moreDetails
Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

June 15, 2025
VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

June 15, 2025
“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

June 15, 2025
VIDEO/ “Karma gjithmonë e gjen rrugën!” Veliaj vijon me mesazhet e koduar në TikTok: Më arrestuan dhe më poshtëruan, kjo i bëri të ndjeheshin mirë

VIDEO/ “Karma gjithmonë e gjen rrugën!” Veliaj vijon me mesazhet e koduar në TikTok: Më arrestuan dhe më poshtëruan, kjo i bëri të ndjeheshin mirë

June 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sulmet izraelite në Teheran, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, Mohammad Kazemi

Sulmet izraelite në Teheran, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, Mohammad Kazemi

June 15, 2025
Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

June 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al