Friday, September 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK PUBLIKON AKUZAT/ Zbulohen sekretet shtetëre që deputeti socialist Jurgis Çyrbja i shiti tek Altin Hajri. Ja çfarë iu është sekuestruar dy të arrestuarve

Editor by Editor
October 21, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
SPAK PUBLIKON AKUZAT/ Zbulohen sekretet shtetëre që deputeti socialist Jurgis Çyrbja i shiti tek Altin Hajri. Ja çfarë iu është sekuestruar dy të arrestuarve
0
SHARES
75
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbulohet përse ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja akuzohet për kryerjen e veprës penale “Tregtimi i sekretit hetimor nga shtetasit”.

Sipas informacioneve, ish deputeti ka marrë dijeni për urdhër arrestin ndaj Altin Hajrit dhe ia ka bërë me dije atij.

Ai është interesuar në polici, në Interpol Tirana dhe është vënë në dijeni për masën e sigurisë që ka dal nga GJKKO ndaj Hajrit, për të vënë në dijeni këtë të fundit.

Pas kësaj, Çyrbja e ka informuar Hajrin edhe për operacionet e policisë që do zhvilloheshin për kapjen e tij, në kuadër të rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.

NJOFTIMI I PLOTË I SPAK

Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e referimit të bërë më datë 15.10.2024 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të njëjtën datë, ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 93 të vitit 2023 dhe regjistrimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, si dhe vijimin e hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

                      i.             “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kryer më tepër se një herë, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

                    ii.            “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” kryer nga shtetasi J. Ç. më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.

                 iii.             “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer nga shtetasi J. Ç., më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga nenet 302/1/2 të Kodit Penal.

                  iv.             “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J.Ç., dhe A. M., parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

                    v.            “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J. Ç., dhe A.M., parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.

                  vi.             “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi J. Ç. parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, si dhe

                vii.            “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi A. H. parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet evropiane të drejtësisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Urdhër arresti u lëshua nga prokurori Adnan Xholi ndërsa verifikimi i masës së sigurisë do të bëhet të martën në orën 10.00.

Ndërkaq Prokuroria e Posaçme ka zbardhur dhe akuzat e plota ndaj Jurgi Çyrbjes, Altin Hajrit dhe Ahmet Mashas.

Për interesa të këtij procedimi penal, ndër provat e tjera, janë administruar edhe aktet e dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike në fushën penale dhe ka rezultuar se personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.

Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, personi nën hetim J.Ç., është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim A.M., me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Informacionin që personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., u kanë transmetuar personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar ka shërbyer si një e dhënë e rëndësishme që këta persona të qëndronin të fshehur me qëllim që t’i shpëtonin kapjes apo arrestimit të mundshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konsumuar elementët e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Po ashtu nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se personi nën hetim J. Ç., në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I hetuari J.Ç., për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar,  A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër personi nën hetim A. H., në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga i hetuari J.Ç., i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal për 3 (tre) persona në hetim dhe gjykata me vendimin e saj Nr. 126, datë 20.10.2024 ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Ky vendim është vënë në ekzekutim nga ana e Prokurorisë së Posaçme po më datë 20.10.2024, dhe ka angazhuar strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku më datë 20.10.2024, është bërë e mundur prej tyre që të ekzekutohen masat e sigurimi personal vetëm për dy personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., por nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masës së sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj personit tjetër nën hetim A. H., i cili ka qenë i shpallur person në kërkim që në muajin Janar të vitit 2020, në kuadër të procedimit penal me Nr. 62, të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme, për kryerjen e veprave “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim, “Trafikim i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës” të parashikuara nga nenet 109, 283/a, 278/1, 303 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 3 (tre) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1.      Pesë telefona celularë;

2.      Një hard disk i jashtëm Verbatim;

3.      Një pajisje regjistrimi në formë pakete;

4.      Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;

5.      Dokumente pronësie, etj;

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Gjejmë rastin që të falenderojmë për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre me Prokurorinë e Posaçme, gjatë hetimeve të këtij procedimi penal; Europol, Eurojust dhe autoritetet franceze të drejtësisë.

Një falënderim i veçantë i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bashkëpunimin e frytshëm në fazën e ekzekutimit të masave të sigurimit si dhe kryerjes së kontrolleve. 

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Previous Post

Luizi “kapet mat” në mes të lokalit duke “tradhtuar” Kiarën!

Next Post

Ekskluzive/ Serbia bllokon kamionet me perime nga Shqipëria, qeveria shqiptare hesht

Next Post
Ekskluzive/ Serbia bllokon kamionet me perime nga Shqipëria, qeveria shqiptare hesht

Ekskluzive/ Serbia bllokon kamionet me perime nga Shqipëria, qeveria shqiptare hesht

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shqipëria arrin vendin e 15-të në nivel global për sigurinë kibernetike deri në vitin 2025, Balluku: Një rritje rekord prej 39 vendeve krahasuar me vitin 2023.

Shqipëria arrin vendin e 15-të në nivel global për sigurinë kibernetike deri në vitin 2025, Balluku: Një rritje rekord prej 39 vendeve krahasuar me vitin 2023.

September 26, 2025
Arrestohet 53-vjeçari për sulm fizik dhe tentativë goditjeje me thikë ndaj bashkëfshatarit për çështje pronash në Vaun e Dejës

Arrestohet 53-vjeçari për sulm fizik dhe tentativë goditjeje me thikë ndaj bashkëfshatarit për çështje pronash në Vaun e Dejës

September 26, 2025
Sondazhi tregon ndryshimin e peizazhit zgjedhor në Britani: Partia e Nigel Farage te porta e pushtetit, laburistët në shqetësim.

Anketa zbulon ndryshimin e mundshëm në zgjedhjet britanike/ Partia e Nigel Farage në prag të ardhjes në pushtet, “tronditin” laburistët.

LAJME

Shqipëria arrin vendin e 15-të në nivel global për sigurinë kibernetike deri në vitin 2025, Balluku: Një rritje rekord prej 39 vendeve krahasuar me vitin 2023.

by timoni.al
September 26, 2025
0

Zv.kryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka shpallur një arritje të konsiderueshme për Shqipërinë në fushën e...

Read moreDetails
Arrestohet 53-vjeçari për sulm fizik dhe tentativë goditjeje me thikë ndaj bashkëfshatarit për çështje pronash në Vaun e Dejës

Arrestohet 53-vjeçari për sulm fizik dhe tentativë goditjeje me thikë ndaj bashkëfshatarit për çështje pronash në Vaun e Dejës

September 26, 2025
Sondazhi tregon ndryshimin e peizazhit zgjedhor në Britani: Partia e Nigel Farage te porta e pushtetit, laburistët në shqetësim.

Anketa zbulon ndryshimin e mundshëm në zgjedhjet britanike/ Partia e Nigel Farage në prag të ardhjes në pushtet, “tronditin” laburistët.

September 26, 2025
Sondazhi tregon ndryshimin e peizazhit zgjedhor në Britani: Partia e Nigel Farage te porta e pushtetit, laburistët në shqetësim.

Sondazhi tregon ndryshimin e peizazhit zgjedhor në Britani: Partia e Nigel Farage te porta e pushtetit, laburistët në shqetësim.

September 26, 2025
Rama convokes the government/ Among the agenda items is the decision to dismiss Mayor Veliaj.

Nisja e punës së Komisioneve Parlamentare javën e ardhshme, kryeministri Rama takim me kryetarin e Kuvendit, Peleshi.

September 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria arrin vendin e 15-të në nivel global për sigurinë kibernetike deri në vitin 2025, Balluku: Një rritje rekord prej 39 vendeve krahasuar me vitin 2023.

Shqipëria arrin vendin e 15-të në nivel global për sigurinë kibernetike deri në vitin 2025, Balluku: Një rritje rekord prej 39 vendeve krahasuar me vitin 2023.

September 26, 2025
Arrestohet 53-vjeçari për sulm fizik dhe tentativë goditjeje me thikë ndaj bashkëfshatarit për çështje pronash në Vaun e Dejës

Arrestohet 53-vjeçari për sulm fizik dhe tentativë goditjeje me thikë ndaj bashkëfshatarit për çështje pronash në Vaun e Dejës

September 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al