Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK njofton ngritjen e akuzës së re ndaj Veliajt dhe Xoxës: Dyshohet për fshehje ose deklarim të rremë pasurie, sekuestrohet prona

Editor by Editor
May 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
SPAK njofton ngritjen e akuzës së re ndaj Veliajt dhe Xoxës: Dyshohet për fshehje ose deklarim të rremë pasurie, sekuestrohet prona
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar ngritjen e një akuze të re ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, i arrestuar më 10 shkurt 2025. Në njoftimin e SPAK thuhet se ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

SPAK shton se për këtë shkak, më datë 20.05.2025 emrat e tyre janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, duke i atribuuar veprën penale cituar më lart. Gjithashtu në njoftim thuhet se me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, GJKKO ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:
Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk.

Në njoftimin e SPAK thuhet se nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se Veliaj dhe Xoxa kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht ata jetojnë.

Njoftimi i plotë: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme  përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.  

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për këtë shkak, më datë 20.05.2025 emrat e këtyre shtetasve janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, duke i atribuuar veprën penale cituar më lart.

Në  vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:
Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK  në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V.  dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

Sqarim:  Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Arrestimi i Veliajt në shkurt 2025

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”. 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Ajola Xoxa si e përfshirë në dosje

Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

Previous Post

Të shtëna me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s në SHBA, plagoset një person

Next Post

Rezulton me precedentë penalë dhe gruaja e tij dyshohet se di emrin e autorit/ Del FOTOJA e 41-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua sot në Athinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, i cili kërcënoi një individ dhe iu gjetën drogë e armë në zbardhjen e masës së sigurisë.

I riu arrestohet në Berat pas përplasjes me makinë të një 42-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë.

March 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër dje/ Zbardhet ngjarja, Barush Bregu qëlloi në ajër dhe iku, pjesë e fisit Lici

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër dje/ Zbardhet ngjarja, Barush Bregu qëlloi në ajër dhe iku, pjesë e fisit Lici

March 10, 2026
Të paktën 42 persona humbin jetën si pasojë e përmbytjeve në Kenia, evakuohet Parku Kombëtar Masai Mara.

Të paktën 42 persona humbin jetën si pasojë e përmbytjeve në Kenia, evakuohet Parku Kombëtar Masai Mara.

March 10, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme: Turqia instalon sistemin Patriot të NATO-s në Malatya

AKTUALITET

I riu arrestohet në Berat pas përplasjes me makinë të një 42-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë.

by timoni.al
March 10, 2026
0

Në qytetin e Beratit, një aksident i rëndë rrugor ndodhi më 8 mars 2026, ku një automjet përplasi një biçikletë....

Read moreDetails
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër dje/ Zbardhet ngjarja, Barush Bregu qëlloi në ajër dhe iku, pjesë e fisit Lici

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër dje/ Zbardhet ngjarja, Barush Bregu qëlloi në ajër dhe iku, pjesë e fisit Lici

March 10, 2026
Të paktën 42 persona humbin jetën si pasojë e përmbytjeve në Kenia, evakuohet Parku Kombëtar Masai Mara.

Të paktën 42 persona humbin jetën si pasojë e përmbytjeve në Kenia, evakuohet Parku Kombëtar Masai Mara.

March 10, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme: Turqia instalon sistemin Patriot të NATO-s në Malatya

Lufta në Lindjen e Mesme: Turqia instalon sistemin Patriot të NATO-s në Malatya

March 10, 2026
Mbesa e Trump shëtit në supermarketin më luksoz të Los Angeles, krijon tension mes ndjekësve: Faleminderit që na informove për ato që nuk mund të blejmë.

Mbesa e Trump shëtit në supermarketin më luksoz të Los Angeles, krijon tension mes ndjekësve: Faleminderit që na informove për ato që nuk mund të blejmë.

March 10, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, i cili kërcënoi një individ dhe iu gjetën drogë e armë në zbardhjen e masës së sigurisë.

I riu arrestohet në Berat pas përplasjes me makinë të një 42-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë.

March 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër dje/ Zbardhet ngjarja, Barush Bregu qëlloi në ajër dhe iku, pjesë e fisit Lici

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër dje/ Zbardhet ngjarja, Barush Bregu qëlloi në ajër dhe iku, pjesë e fisit Lici

March 10, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al