Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve nga opozita, ka lexuar sot në Kuvend raportin e Partisë Demokratike lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Ai iu drejtua deputetëve për të kërkuar miratimin e heqjes së imunitetit të saj, për t’i hapur rrugën arrestimit.
Ndërkohë, në ambientet jashtme të Kuvendit, po zhvillohej një protestë e organizuar nga Partia Demokratike. Kryetari i saj, Sali Berisha, teksa po përgatitej të hynte në sallë, theksoi se ky është momenti që qytetarët të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.














