23 prona janë sekuestruar nga SPAK në pronësi të biznesmenit Antin Gjinaj, (Pashuk Gjinaj), i cili rezulton i dënuar në Spanjë në vitin 2010 me 8 vite burg e 9 muaj, për trafik lëndësh narkotike.
SPAK thotë se nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini) dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.
Anton Gjinaj është i dënuar me 8 vite burg nga drejtësia spanjolle, për trafik të lëndëve narkotike. Ai u arrestua në prill të vitit 2021 në Mal të Zi, ndërsa ishte në kërkim nga Spanja.
Kush është Anton Gjinaj?
Anton Gjinaj rezulton të jetë pronar i kompanisë “Alesio-2014”, në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë.
Kompania “Alesio” është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në maj 2014. Deri në vitin 2018, ajo nuk ka qenë shumë aktive në tregun e ndërtimit në Shqipëri.
Por më pas, kompania e Anton Gjinaj mori një hov të menjëhershëm, duke u shndërruar në një prej kompanive kryesore, sa u takon ndërtimeve shumëkatëshe në Tiranë.
Referuar të dhënave të Thesarit të Shtetit, kompania “Alesio 2014” ka përfituar, vetëm në periudhën 2019-2020, pagesa publike në vlerë 980 milionë lekë të vjetra.
Kompania në fjalë rezulton të ketë fituar disa tendera. Një prej tyre është ai i datës 24 shkurt 2021, për blerje asfalti për rrugë urbane dhe rurale, nga ndërmarrja e rrugëve në Durrës. Po ashtu, kjo kompani rezulton të ketë fituar tendera asfaltimi në Fushë-Krujë, Krujë, Thumanë e më gjerë.
Në kundërshtim me ligjin!
Ligji për prokurimin publik në Shqipëri parashikon përjashtimin nga tenderat dhe kontratat që vijnë nga organet publike të njerëzve që rezultojnë të jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për veprimtari në fushën e lëndëve narkotike.
Në këtë rast duket se ka patur një përjashtim, pasi pavarësisht se në Spanjë Gjini rezulton të jetë i dënuar me 8 vite e 9 muaj burg, ka mundur të fitojë tendera të shumtë.
Pauritë e sekuestruara
Shoqëria “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M, me datë themelimi 08.05.2014 dhe datë regjistrimi 13.05.2014, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
Shoqëria “DEIZI – M” shpk, me NIPT Nr. L82212004G, me datë themelimi 22.09.2018 dhe datë regjistrimi 12.10.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”
Shoqëria “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER” shpk, me NIPT Nr. L81811014B, me datë themelimi 04.06.2018 dhe datë regjistrimi 11.06.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
Shoqëria “FORALB ALABASTER” shpk, me NIPT Nr. J62903844I, me datë themelimi 04.11.1994 dhe datë regjistrimi 08.11.1994, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
Shoqëria “XYZ 08” shpk, me NIPT Nr. K92110004Q, me datë themelimi 18.02.2008 dhe datë regjistrimi 10.09.2008, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
Shoqëria “GARDEN RESIDENCE TURDIU” shpk, me NIPT Nr. L91425024V, me datë themelimi 21.02.2019 dhe datë regjistrimi 25.02.2019, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
Pasuri me sipërfaqe totale 1 290 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.
Pasuri me sipërfaqe totale 120 m2, e llojit apartament, me adresë, Laprakë, Tiranë.
Pasuri me sipërfaqe totale 301.5 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.
Pasuri me sipërfaqe totale 1 680 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
Pasuri me sipërfaqe totale 6 530 m2, e llojit arë, me adresë Tiranë.
Pasuri me sipërfaqe totale 5 560 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
Pasuri me sipërfaqe totale 3 930 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
Pasuri me sipërfaqe totale 1 670 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
Pasuri me sipërfaqe totale 480 m2, e llojit truall, me adresë Tiranë.
Pasuri me sipërfaqe totale 84.4 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë.
Pasuri me sipërfaqe totale 57.8 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë.
Pasuri me sipërfaqe totale 2 092.4 m2, e llojit truall, me adresë Lundër, Tiranë.
Pasuri me sipërfaqe totale 700 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli CLS320CDI.
Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli G 63 AMG.
Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe.
Automjet i tipit autoveturë, e markës “VOLKSWAGEN”, modeli “GOLF”.
Në pritje të ekstradimit
Ai u arrestua në prill të vitit të kaluar në Mal të Zi për llogari të autoriteteve spanjolle. Më herët, ka qenë Interpol Madrid, i cili ka ngritur alarmin e kuq për këtë shtetas. Ai pritet të ekstradohet në drejtim të Spanjës, për të vuajtur dënimin e dhënë nga shteti iberik.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjini është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.