Wednesday, October 22, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë/ AZHBR, grup i strukturuar kriminal me vulë shteti

Editor by Editor
October 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë/ AZHBR, grup i strukturuar kriminal me vulë shteti
0
SHARES
186
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në çdo cep të Shqipërisë, fermerët e vërtetë po përballen me mungesën e mbështetjes, me tokat që thahen, me naftën që s’vjen kurrë dhe me subvencionet që shkojnë për “fermerë” që ekzistojnë vetëm në letra. Ndërkohë, në zyrat e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), nën drejtimin e Ardita Kuçit, vazhdon pa u ndalur një nga skemat më të paturpshme të vjedhjes së fondeve publike dhe atyre të Bashkimit Europian.

AZHBR u krijua për të ndihmuar bujqësinë, për të fuqizuar fermerin, për të zhvilluar zonat rurale dhe për të mbështetur ekonominë e fshatit. Por ajo që ndodh sot është e kundërta e çdo misioni publik. Ky institucion është kthyer në një makineri grabitjeje të organizuar, ku çdo tender, çdo subvencion, çdo faturë kalon përmes rrjeteve të interesit të ngritura nga vetë drejtuesit.

Në krye të kësaj skeme që funksionon me preçizionin e një grupi të strukturuar kriminal qëndron drejtoresha Ardita Kuçi. Ajo është kthyer në simbolin e një burokracie të korruptuar që nuk njeh as turp, as ndëshkim, dhe që prej vitesh luan me paratë e fermerëve si të ishin pronë personale.

Burime nga brenda institucionit flasin për subvencione për ferma që nuk ekzistojnë, fatura për naftë për fermerë që s’kanë asnjë hektar tokë, skema për blegtori me dele e lopë që ekzistojnë vetëm në Excel, dhe kompani-fantazmë që marrin miliona euro për projekte që nuk kanë parë kurrë dritën e diellit.

Ndërkohë, fermeri i ndershëm, ai që zgjohet në agim për të punuar tokën, pret në radhë për një bidon nafte. Ai sheh lajmet për “mbështetje rekord” nga AZHBR, por nuk merr asgjë. Sepse AZHBR sot nuk është për fermerin. AZHBR është për klientët e pushtetit, për të afërmit e drejtoreshës, për njerëzit që dinë t’i telefonojnë zyrtarët e duhur dhe të marrin para për projekte fiktive.

Dhe në këtë histori, më skandaloze se çdo faturë mashtruese është heshtja e SPAK-ut.

Institucioni që u krijua për të luftuar korrupsionin e lartë, bën sikur nuk sheh.

Dosjet e AZHBR-së janë plot me elementë që duhej të ishin hetuar prej kohësh — por në vend të hetimeve, kemi heshtje. Në vend të përballjeve me drejtësinë, kemi promovime dhe deklarata për “sukseset” e rreme të agjencisë.

Pse hesht SPAK-u?

Pse nuk hetohen tenderat e AZHBR-së?

Pse nuk kontrollohen fushatat e subvencioneve ku çdo fletë shoqërohet me mashtrime?

Pse nuk pyetet asnjë fermer i vërtetë në terren për të parë ku shkuan paratë?

Nëse kjo agjenci do të kishte vepruar në ndonjë vend tjetër europian, drejtuesit e saj do të ishin para gjykatës për shpërdorim fondesh dhe mashtrim me fonde të BE-së. Por në Shqipëri, Ardita Kuçi vazhdon të komandojë AZHBR-në me të njëjtën arrogancë, me të njëjtat lidhje politike, me të njëjtin guxim që i jep mosndëshkimi.

Kjo është fytyra e vërtetë e korrupsionit shqiptar: një drejtoreshë që shpërndan fondet e bujqësisë mes miqsh e militantësh, një agjenci që i ka kthyer dosjet e subvencioneve në fatura mashtrimi, dhe një SPAK që bën sehir.

Shqiptarët kanë të drejtë të pyesin:

👉 A është SPAK pjesë e heshtjes së organizuar për të mbrojtur Ardita Kuçin dhe njerëzit e saj?

👉 A ka ndonjë dosje të mbyllur në sirtar që pret “urdhërin e duhur” për t’u hapur?

👉 Sa fonde europiane janë vjedhur ndër vite në emër të bujqësisë, ndërsa fermerët e vërtetë kanë mbetur pa asnjë ndihmë?

Nëse drejtësia nuk lëviz tani, atëherë çdo raport, çdo auditim, çdo “reformë” është një farsë. AZHBR është dëshmia e gjallë se korrupsioni në Shqipëri nuk është thjesht abuzim me para, por një sistem i tërë që mbron vetveten, nga zyrat e larta deri te dosjet e fshatit.

Kjo agjenci nuk ka më lidhje me bujqësinë, me zhvillimin apo me fermerët. AZHBR është kthyer në një korporatë të korrupsionit publik, me logo shtetërore dhe me drejtoreshë që komandon në heshtje të plotë të drejtësisë.

Derisa SPAK të guxojë të veprojë, çdo euro e re që shkon në AZHBR është një euro e humbur për fermerët shqiptarë dhe një tjetër plagë në trupin e bujqësisë sonë.

Vijon në shkrimin e radhës…

Previous Post

Lufta në Ukrainë: Zelensky vlerëson propozimin e Trump për armëpushim si një të mirë, megjithatë…

Next Post

Korrupsion dhe ndikim të paligjshëm/ Hetimet e SPAK për gjashtë të dyshuar të mbyllura në operacionin “Ura”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pas një sërë problemesh shëndetësore dhe qëndrimi në spital, legjenda e Tiranës, Agustin Kola, ndan fjalët e tij të para: "Jam në gjendje të mirë, ju dua shumë të gjithëve".

Pas një sërë problemesh shëndetësore dhe qëndrimi në spital, legjenda e Tiranës, Agustin Kola, ndan fjalët e tij të para: “Jam në gjendje të mirë, ju dua shumë të gjithëve”.

October 22, 2025
Tetori rozë: Korça nxit rritjen e kontrolleve mjekësore, 1000 ekzaminime janë realizuar gjatë vitit të kaluar

Tetori rozë: Korça nxit rritjen e kontrolleve mjekësore, 1000 ekzaminime janë realizuar gjatë vitit të kaluar

October 22, 2025
Braziliani ndihmonte bashkëkombësen për prostitucion në Shqipëri, arrestohet përbashkë me 24-vjeçaren.

Braziliani ndihmonte bashkëkombësen për prostitucion në Shqipëri, arrestohet përbashkë me 24-vjeçaren.

October 22, 2025
Bilanci i zjarrit në Gramsh/ Përfundon vlerësimi i dëmeve, shifra totale arrin në 31 milionë euro

LAJME

Pas një sërë problemesh shëndetësore dhe qëndrimi në spital, legjenda e Tiranës, Agustin Kola, ndan fjalët e tij të para: “Jam në gjendje të mirë, ju dua shumë të gjithëve”.

by timoni.al
October 22, 2025
0

Në kryeqytet, lajmi mbi gjendjen shëndetësore të Agustin Kolës, një figurë kyçe e futbollit shqiptar, ka rikthyer vëmendjen e të...

Read moreDetails
Tetori rozë: Korça nxit rritjen e kontrolleve mjekësore, 1000 ekzaminime janë realizuar gjatë vitit të kaluar

Tetori rozë: Korça nxit rritjen e kontrolleve mjekësore, 1000 ekzaminime janë realizuar gjatë vitit të kaluar

October 22, 2025
Braziliani ndihmonte bashkëkombësen për prostitucion në Shqipëri, arrestohet përbashkë me 24-vjeçaren.

Braziliani ndihmonte bashkëkombësen për prostitucion në Shqipëri, arrestohet përbashkë me 24-vjeçaren.

October 22, 2025
Bilanci i zjarrit në Gramsh/ Përfundon vlerësimi i dëmeve, shifra totale arrin në 31 milionë euro

Bilanci i zjarrit në Gramsh/ Përfundon vlerësimi i dëmeve, shifra totale arrin në 31 milionë euro

October 22, 2025
Hilda Kërtalli në "Portokalli": skeçi që bëri namin me Tajsonin dhe gjyshen.

Hilda Kërtalli në “Portokalli”: skeçi që bëri namin me Tajsonin dhe gjyshen.

October 22, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pas një sërë problemesh shëndetësore dhe qëndrimi në spital, legjenda e Tiranës, Agustin Kola, ndan fjalët e tij të para: "Jam në gjendje të mirë, ju dua shumë të gjithëve".

Pas një sërë problemesh shëndetësore dhe qëndrimi në spital, legjenda e Tiranës, Agustin Kola, ndan fjalët e tij të para: “Jam në gjendje të mirë, ju dua shumë të gjithëve”.

October 22, 2025
Tetori rozë: Korça nxit rritjen e kontrolleve mjekësore, 1000 ekzaminime janë realizuar gjatë vitit të kaluar

Tetori rozë: Korça nxit rritjen e kontrolleve mjekësore, 1000 ekzaminime janë realizuar gjatë vitit të kaluar

October 22, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al