TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një autointervistë ku flet mbi vendimin e GJKKO-së dhe mënyrën se si drejtësia, sipas tij, po përdoret si mjet politik për të ndëshkuar.
Ai thotë se denoncon me forcë një proces të orkestruar politikisht, ku, sipas tij, SPAK dhe strukturat e drejtësisë janë kthyer në vegla të qeverisë për të heshtur opozitën dhe për të zbehur zërin e lirë politik.
Meta shprehet se arrestimi dhe paraburgimi i tij janë pjesë e një fushate intimidimi ndaj figurave të rëndësishme opozitare, dhe i bën thirrje ndërkombëtarëve të vëzhgojnë me kujdes këtë proces.
Gjithashtu ai thotë se GJKKO s’ka dhomë këshillimi, por dhomë komandimi sidomos, sipas tij në proces vetëm politik si ky. Ai shton se SPAK-u e di shumë mirë si është historia e lobimeve dhe roli i personave të caktuar dikur në LSI, e tani të konvertuar në rilindas.
Kreu i PL-së thotë se SPAK-u është kaq i obsesuar ta mbajë atë të lidhur mua me Monika Kryemadhin, aq sa edhe në akuzën zyrtare të 26 Majit statusin e tij thotë se e kishin vënë “qëllimisht” i martuar.
Postimi i Metës:
Autointervistë në pamundësi të konferencës me gazetarët
Pyetje: Z. Meta. pas vendimit të GJKKO, ju paralajmëruat një konferencë shtypi të nesërmen në orën 11:00. Pse kjo nuk ndodhi?
Përgjigje: Menjëherë sapo unë fola me Z. Tedi Blushi, që ai të theksonte 7 qëndrimet e mia kryesore që rrëzonin kërkesën e SPAK-ut, në një konferencë shtypi, e cila atë mbasdite u censurua totalisht nga televizionet, iku edhe sinjali i komunikimit telefonik në burgun 313, për të vazhduar edhe gjithë ditën tjetër (blackout i vërtete).
Besoj se arsyeja kryesore kishte të bënte me postimin tim, se në orën 11:00 të së nesermes. do bëja një konferencë shtypi me gazetarët që kishin dëshirë të bënin pyetje përmes telefonit të Z. Blushi, që është i regjistruar zyrtarisht dhe nga telefoni i paraburgimit që normal përgjohet 24 orë.
Te nesërmen u ndjeva fajtor, se mesa duket, për të shmangur këtë komunikim të hapur e transparent “defekti” i la pa folur me të afërmit e tyre edhe gjithë të paraburgosurit.
Ndaj po u jap përgjigje disa prej pyetjeve më “provokuese”
Pyetje: A e prisnit këtë vendim?
Përgjigje: Prej janarit 2017, si Kryetar Parlamenti, kam denoncuar nisjen e “Ramaformës, që polli “Ramaduron”.
Pra të shkeljes së ndryshimeve kushtetuese, që u miratuan me 140 vota, kur u hodh shorti i parë tepër transparent në Kuvend me gogla për zgjedhjen e anëtarëve të KED.
Pasi Ramës emrat nuk i pëlqyen, keqpërdorni Ambasadorin e SHBA për të kontestuar procesin ku ishin edhe ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT-it, prezent gjithe kohën. Kjo solli edhe reagimin tim të parë publik ndaj kësaj deklarate minuese ndaj procesit pasi bazohej mbi një gënjeshtër se gjoja Prokuroria kishte bërë manipulime në përzgjedhjen e kandidaturës të saj.
Për këtë unë mbajta edhe një qëndrim zyrtar si Kryetar Parlamenti, drejtuar jo vetëm atij si Ambasador, por edhe Departamentit të Shtetit, Sekretarit të kohës, Z. Tillerson,
Pas ndërhyrjes pajtuese të Znj. Arta Dade, unë pranova ta takoj atë dhe ai kërkoi falje, por e kishin “gënjyer” socialistet. Kjo histori, siç e dini, vazhdoi pafund deri në mbetjen e vendit pa Gjykatë Kushtetuese dhe gjithmonë ambasadorët “gënjeheshin nga socialistët e pak më vonë dhe Charles McGonigal.
Pra historia e kapjes së gjithë sistemit të drejtësisë dhe gjykatave është shumë e vjetër dhe unë kam denoncuar të gjitha shkeljet e rënda të Kushtetutës (si zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që e ka Kushtetuta) e deri te betimi i një anëtareje të Gjykatës Kushtetuese te noterja te Lana.
Kjo ishte edhe arsyeja pse thirra popullin në mitingun e papërsëritshëm të 2 Marsit 2020. i cili prapësoi projektligjin e çuar në Kuvend për ‘betimet te Lana
Kjo betejë vetëm e shtyu në kohë kapjen edhe të Gjykatës Kushtetuese pas nderhyrjes positive të Komisionit të Venecias.
Ndaj ne jemi të detyruar të ezaurojmë të gjitha shkallet e gjykatave të brendshme, perfshi atë Kushtetuese, për të shkuar në Gjykatën e Strasburgut.
3. Pyetje: Atëherë cili është konkluzioni i juaji për vendimin e GJKKO për mosndryshimin e masës së arrestit ndaj jush pas 8 muajsh?
Përgjigje: Konkluzioni është i qartë, qe GJKKO s’ka dhomë këshillimi, por dhomë komandimi nga “Ma nalt fare”, sidomos në proces vetem politik si ky. Por janë hallika te domosdoshme që duhen ezauruar me durim strategjik
4. Pyetje: A ishin serioze argumentat e SPAK-ut për të vijuar këtë masë ekstreme në paraburgim?
Përgjigje: Lexojeni të plotë materialin prej 32 faqesh që SPAK i ka dërguar GJKKO, ku asnje te ne nuk ka gjate këtyre muajve të arrestimit tim ne paraburgim, përveç vezimit perfundimtar qe i ben vet SPAK-u shpifjes të botuar ne “Mother Jones të Soros ne 2017. se LSI gjoja kishte paguar nga Qipro gati 1 milione $ per “Donelita Group’ te ‘McKeon Group” qe une te beja gjoja nje fotografi që as u kërkua ndonjehere me Presidentin Tramp.
SPAK e dinte shume mire te verteten, se une keta une kete ua kam provuar me fakte dhe akte prej 2 vjetesh se per “McKeco Group” eshte bere vetem nje pagesë prej 15 mge i me vendim te Kryesisë së 151 dhe e deklansar ne KIZ dhe ne FARA (SHBA).
Çdo gjë tjetër trillim i sponsorizuar shume shtrenjtë nga Narkoregjimi dhe i pranuar me hare nga vete SPAK-u për të justifikuar edhe urdhrin për rrëmbimin tim.
5. Pyetje: Po akuza për lobimet e tjera që s’ka rënë. Si e shpjegoni ju?
Përgjigje: Ka 2 arsye kryesore sipas meje, sepse SPAK-u e di shumë mirë nëse ato diferenca janë të vërteta (pra midis FARA-s dhe KQZ) ato nuk kanë asnjë lidhje me veprimtarinë time gjate periudhes si Kryetar i LSI deri në Prill 2017, ku çdo marrëveshje apo pagesë, si te rasti “McKeon Group”, miratohej nga Kryesia dhe autorizohej dikush të paguante.
Po kështu, SPAK-u e di shumë mirë që une as kam autorizuar njeri e as kam qenë në dijeni të pagesave të tilla që mund të kenë ndodhur.
SPAK-u thotë, në faqen 103 të akuzës për mua, se kompania GSIS ka lidhur marrëveshje me LSI të nënshkruar nga një titullar i saj (jo Ilir Meta).
Po kështu, më poshtë thotë se GSIS LLC. në raportin e transaksioneve financiare të periudhes 1 Janar 2016-31 Dhjetor 2017, i ka derguar faturat LSI në vlerën 589.024.57 USD. faturat që LSI ka paguar kapin vlerën 463.546 $.
Edhe më parë, por edhe në seancën e fundit, i kërkuam Prokurorit Kllapi, që ishte në seancë të na tregonte se cilit përfaqësues të LSI ia kishte dërguar kjo kompani këto fatura pasi ky do të ishte edhe çelësi i vërtetë i përcaktimit të përgjegjësive edhe penale.
Pasi eshte e padiskutueshme, që unë as kam qenë ndonjëherë në djeni të një shume te tille dhe as mund te autorizoja vepnme te paligjshme, për më tepër që kjo eshte një shume tejet e ekzagjeruar per ato sherbime te kerkuara apo te raportuara.
6. Pyetje. Po Prokurori Kllapi si reagoi?
Përgjigje: Në mënyren me absurde. Ai tha se para se të firmosej marrëveshja me GSIS nga LSI zyrtarisht, ekzistonte një letër e GSIS drejtuar Kryetarit Meta, ku i shkruhej për qëllimet e diskutuara të marrëveshjes që ishte biseduar më parë për t’u arritur
Kjo përgjigje eshte shumë qesharake, sepse përpara se te miratohej nje marreveshje me pare natyrisht qëllimet dhe termat e saj do të diskutoheshin paraprakisht nga palet (si per çdo marrëveshje). Dhe kjo marrëveshje ka qenë zyrtare dhe e depozituar sipas ligjeve dhe e firmosur nga një titullar i LSI. Z. Kllapi, pra SPAK-u. pas tre vitesh hetimi për lobimin. nuk do qëllimisht të japë përgjigje se kujt në LSI ia ka çuar këto fatura GSIS? Sepse është ky person që jo vetëm ka qenë në dijeni të këtyre faturave marramendëse, por edhe nëse s’ka urdheruar apo kërkuar realizimin e këtyre pagesave, keto fatura ia ka bërë të ditura personit në LSI që ka marrë këtë vendim, e ky as mund të ishte dhe as mund te jete llir Meta dhe këtë SPAK-u e di shumë mirë, por përdoret politikisht për t’ia lënë këtë përgjegjesi lir Metës, duke fshehur provat dhe faktet.
Pra SPAK në këtë rast jo vetëm që nuk heton por fsheh fakte dhe emra me qëllime të pastra politike për të fajësuar Ilir Metën, se këtë komandë ka marrë nga Ramaduro Në këtë mënyrë, SPAK edhe mbron me porosi të Ramës personat përgjegjës të cilët të kapur në veprime të paligjshme kanë kaluar në shërbim të Ramës e kundër Partisë së Lirisë, që nga 21 nëntori 2023. Janë ata që para Konvetës së 27 prillit 2024 i quaja publikisht fraksioni i Dumanit dhe Adrianit.
Por edhe si në rastin e “McKeon Group edhe këto manipulime do të sqarohen ndaj SPAK shtyn palund hetimet se gjyqi në themel nuk mund te jete i mbyllur. Por edhe dokumentat nga SHBA nuk mund të fshihen për një kohë të gjate.
Si mund të bëja ose toleroja unë veprime te tilla me SHBA dhe në SHBA, kur jo vetem e dija se çi kishte ndodhur “gruas së Bilalit”, por edhe ditën e parë të punes si Kryeministes ne moshen 30 vjeç e nisa me nje konflikt me një ambasador te SHBA, i cili me ben presion ne emer të SHBA go to tirmosja një marreveshje me “Nee forld Telekom nje kompani off shore që e donte falas Telekomin tonë, qje për të cilën kishte një letërmirëkuptuni të firmosur më parë, por të kundërshtuar nga Ministrat e asaj kohe. Bufi dhe Angieli me shume te drejte
7. Pyetje: Cilat ishin pasojat e ketij konflikti?
Përgjigje: Fillimisht patëm shume perplazje, por kur unë ia kerkova te ma silte kerkesen zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit, u terhoq.
Pasojat e tjera ishin pozitive, si vizita e Sekretares Ollbrajt në Shkurt 2000, e mbi të gjitha shteti shqiptar fitoi nga privatizimi i Albtelekom gati 200 milionë $, të cilat do ishin falur për “qoka”.
SPAK-u e di shumë mirë si është historia e lobimeve dhe roli i personave të caktuar dikur në LSI, e tani të konvertuar në rilindas.
Pengmarrja është thelbi i gjithë Narkoregjimit të Ramaduros dhe SPAK një instrument kryesor i tij.
Penalizohen politikisht kundërshtarët e “Ramaduros”, pa fakte dhe merren në “bashkëpunim” dhe “mbrojtje” përgjegjësit e shkeljeve dhe bashkëpunëtorët e tyre.
8. Pyetje: Ndërkohë duket sikur po ju tradhëtojnë bashkëpunëtorët tuaj, sic përmendët ju edhe dëshminë e Eriol Braimllarit, kushuri edhe me Endrit Braimllarin. që ju e sulmuat para disa ditësh me një postim në rrjetet sociale.
Përgjigje: Se pan dua të shpreh mirënjohen e thellë për shumë miq besnikë dhe me karakter me mbiemër Braimllari, qe nga themeluesit e LSI ne 2004 e deri te Elisedi që s’kishte lindur atehere e eshte nder të rinjtë më aktivë sot.
Endriti është rasti kur ai tallet me SPAK-un publikisht pasi eshte “graduar nga Ramaduro Nënkryetar i Këshillit që nuk ekziston, si vete inceneratori i Tiranes.
Reagimi im erdhi kur e dëgjova live te Ola Bruko, pa ju skuqur faqja, se as ishte thirrur në SPAK dhe as kishte firmosur për lobimet e LSI
Nuk po u besoja veshëve, sepse per here te pare, emrin e Z. Sotir Klapi e mesova nga Endrit Braimilan ne lale, në fund të gushtit 2022, kur une isha rikthyer në krye te Partise se Line
Atë ditë zyra e Fugës shpërndau një lajm qe SPAK-u kishte hapur një hetim për mua per te verifikuar se mos une bisha genjyes per mbiemin tim, me apo pa “T. ngaqe ishte shpikur dosja e Sigurimit të Shtetit per mua.
Ceshte ky Sots Kilapi e pyeta unë, ngaqë lajmi ishte se ky po merrej me kalte çeshtje “madhore”. E njoh unë tha Endriti, se ky ka dy mbiemra për vete, se jemi një moshë e kemi patur shoqëri, por është transformuar krejt.
Pse e pyes unë? Po ky, tha, ishte kur më thirrën mua në SPAK për të më pyetur për lobimet dhe më qëndronte shumë rëndë.
Po cfarë problemesh ngrenë ata për lobimet, i them unë?
“Asgjë mo shef, ato shpifjet e njerëzve të Ramës. Ne çdo gjë e kemi bërë sipas ligjeve dhe me KQZ”, u përgjigj ai.
Edhe pse kujtesën e kam të hekurt, thashë me vete pa t’i hedh një sy dosjes ku unë jam marrë i pandehur.
Jo një firmë, por tre firma ishin të Endrit Braimllarit në atë dosje.
Më e bukura, në faqen 117, ku janë edhe firmat e tre prokuroreve. I pyetur për një faturë 20 mijë $ që ai kishte autorizuar në 2018-2019 për t’ju paguar një kompanie, ai nuk e mbante mend as arsyen e transferimit të shumave, as nuk kishte dijeni nëse mes LSI dhe kompanisë kishte kontratë dhe se ai as kishte dijeni se cili ishte personi i ngarkuar me ndjekjen e ecurise së kontratave që LSI kishte me kompanine që ky autorizonte me firmën e tij pagesa
Unë edhe sot e kësaj dite e mbaj mend se si janë paguar 15 mijë $ për “McKeon Group” në mbledhjen e Kryesisë dhe personin e autorizuar nga Kryesia për të bërë pagesën në bankë. sipas ligjit e raportuar në KQZ
Çfare pune me te rendesishme paska patur ky në atë kohë, 2018-2019, kur ka qenë Sekretari Pergjithshëm LSI, që s’paska mbajtur mend se pse ka hedhur firmën dhe për nje fature 20 mije St
Ndërsa tani, pasi është konvertuar ne rilindas, gënjen publikisht ne TV e thotë as jam thirrur ne SPAK e as kam firmosur për lobimet
Ndërsa me Eriol Braimiların, kushurinn e tij kemi rastin kur SPAK-u tallet me veten, pra me SPAK-un
Në relacionin absurd prej 32 faqesh, dërguar Gjykatës për të justifikuar mbajtjen time ne mave ekstreme narabeunimi SPAK nerdor deshmitarin Eriol Braimllari i cili gjoja rrezon pretendimet e mia
se s’kam lidhje me Adrian Shatkun, pasi ky dëshmitar paska deklaruar se për herë të parë e ka njohur Adrian Shatkun në Janar 2017, ku ka qenë në SHBA me mua si
Kryetar Kuvendi. Po kështu, ai deklaron se është takuar të paktën njëherë me Adrian Shatkun.
Se pari, kjo deklaratë është pa kuptim se unë i kam sqaruar prej dy vitesh rrethanat e njohjes me Adrian Shatkun.
Por problem është se ky Erioli, në faqen 112 të dosjes të marrjes time si i pandehur, del qartë nga vetë SPAK-u disa herë, direkt dhe indirekt, se Eriol Braimilari jo vetëm shoqeron që nga viti 2013 John Moreirin vazhdimisht në Shqiperi, e provuar dhe vërtetuar nga SPAK-u, që është i dërguar nga Adrian Shatku, por e shoqëron edhe në Hotel Rogner, ku sipas SPAK perseri rezulton se ka paguar A. Shatku.
I përmenda këto inkoherenca te SPAK-ut, vetëm për të treguar se si luan politikisht duke përdorur gënjeshtare, të cilët i dekonspiron vete, ndërkohë që dihet nga të gjithë në LSI qe Enol Braimilari është takuar me dhjetra here me Adrian Shatkun edhe në Tiranë edhe në SHBA që përpara Janarit 2017.
Po keshtu, dihet qe ai mbante të gjitha komunikimet me kompanitë lobuese që kishte sjellë A. Shatku.
Po kështu dihet edhe që ishte bashkë me Endritin te numërimi i votave për Partinë Socialiste pas 11 Majit tani, Per te ardhur keq që të gjithë këta që konvertohen në rilindas pasi thirren nga SPAK-u kané problem me kujtesën.
9. Pyetje: Ndërkohë që SPAK-u në relacion thotë se ju keni përfituar karta nga Adrian Shatku me ish-bashkëshorten tuaj
Pergjigje: SPAK-u është kaq i obsesuar të më mbajë lidhur mua me Moniken, aq sa edhe në akuzën zyrtare të 26 Majit statusin tim e kishin vënë qëllimisht i martuar, kur kjo marredhenie nuk ekziston prej kohësh në gjendjen civile të Republikës së Shqiperise dhe ata e dinë shume mire.
Tani nuk u ka mbetur gjë tjetër vetëm të më ngrenë akuzë edhe si përfitues te inceneratorët me “provat” se Z. Lefter Koka ka qenë Ministër i caktuar nga LSI dhe është e pamundur që ai të ketë firmosur pa dijeninë time.
Dhe duke e përmendur Z. Lefter Koka, dua të kujtoj takimin tim pas zgjedhjeve të vitit 2013 me të te klubi i Osmanëve në Maminas, kur i kam thënë se duhet të jetë shumë i kujdesshëm si Minister me ligjin, sidomos me një Kryeministër si Rama, për të cilin ligji s’ka rëndësi.
Këtë porosi ua kam dhënë të gjithë njerëzve të cilëve u kemi besuar detyra me përgjegjesi apo që kanë punuar pranë meje.
Këtë porosi ua kam thënë pa u lodhur edhe fëmijëve të mi që kur kanë qenë të vegjël. Zbulimi i kartës së parë të saj nga SPAK, është ngjarja më shokuese në jetën time, por e kam lënë pas tani.
10. Pyetje: E megjithatë jeni në burg pavarësisht nga ky kujdes i madh me ligjin.
Përgjigje: Lexova te libri i llir Ikonomit për Fan Nolin, se kur një prej kundërshtarëve të tij i ishte ankuar pse e kishte futur në burg kur ai ishte Kryeministër, Fan Noli i kishte thënë se ne Shqiperi një shqiptar i ndershëm duhet të jetë njëherë në burg.
Por kur në burg nuk të fut Fan Nolis, por një kryehajdut me cizme je shumë më i nderuar.
Janë shume figura politike që e kanë bërë “universitetin e burgut dhe janë rikthyer më te fortë edhe në një moshë shumë më të madhe, siç eshte edhe rasti i Presidentit Lula në Brazil.
E rëndësishme është që çdo ditë ta kthesh në një investim për të ardhmen dhe të mos persentësh gabimet e së kaluares.
11. Pyetje: Pra beteja juaj finale do të jetë në Strasburg?
Përgjigje: Kam qenë i qartë që në fillim për këtë, pasi s’mund të pritet drejtësi e pavarur nga “Ramaforma” e “Ramaduros”.
Edhe shumë institucione ndërkombëtare e kanë theksuar përdorimin e gjyqësorit si armë politike.
Por këtu problem eshtë më i madh. A kanë mundësi mijëra shqiptarë që janë paraburgosur kot e askush nuk i heton edhe prej dy vitesh, që të shkojnë edhe në Gjykatën e Strasburgut?
Ndaj kjo betejë duhet bërë edhe për ta, për t’i treguar Strasburgut dhe Europës se Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk njihet nga “Ramaforma” e “Ramaduros” dhe se gjykatat shqiptare që janë nën përgjimin e SPAK, veç presionit politik.
12. Pyetje: Ndërkohë që shtohen masat repressive ndaj jush, cili do të jetë reagimi juaj?
Pergjigje: Të gjitha masat absurde represive vijnë se keta dallkaukė kujtojnë se unë do të hesht e nuk do të vazhdoj betejën time për t’iu rikthyer lininë dhe të drejtat të gjithë shqiptarëve qe intimidohen në format nga më të ndryshmet nga Ramaduro
Mjafton të shikosh situatën në burgje për të kuptuar falimentimin e drejtësisë. Mbi 2/3 e popullsisë në burgje jane të paraburgosur për statistika. Shumë prej tyre nuk merren në pyetje edhe pse mund të kenë një apo dy vite ketu
Shiko rastin e Z. Arben Ahmetaj, që i shtynë për herë të katert hetimet se s’kanë prova për ta çuar në gjykim. Atëherë pse donin ta arrestonin me patjetër që para 2 vitesh? Apo per “Vibratorin”? Pse me “vibratorin do mbulojnë inceneratorin?
Mbi 150 mijë dosje janë stok në gjykata. Një çështje e thjeshtë shkon edhe 15 vite. Ndaj çmontimi i Ramaformës është domosdoshmëri për shporrjen e Ramaduros.
Duhet protestë dhe reagim kudo.
Te huajt pranojnë çdo regjim që pranojnë shqiptaret.
Ndërkohë që fuqinë korruptuese të “Ramaduros” e kemi pare si te McGonigali e plot ambasadore e diplomate.
Masat represive të këtyre më bindin me shumë për të forcuar përpjekjet e mia për çrrënjosjen e kësaj junte mizore që s’njeh as ligjin e as Kanunin, por vetëm pabesinë dhe pengmarrjen.
Partia e Linse ka prej 27 Prillit te 2024, Konventes historike, një program shumë të qartë për dy dekadat e ardhshme.
Çlirimi nga nepotizmi pavarësisht nga pasojat afatshkurtra, i ka garantuar një frymëmarrje afatgjatë që duhet shoqëruar me me një riorganizim me efikas në kushtet e Narkoregjimit.