Friday, September 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Socialistët dhe policia kërkojnë ndëshkim për deputetët opozitarë, Bardhi: Nuk i trembemi metodave autoritare që po i rijetëson Rama

Editor by Editor
October 1, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Socialistët dhe policia kërkojnë ndëshkim për deputetët opozitarë, Bardhi: Nuk i trembemi metodave autoritare që po i rijetëson Rama
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Gjatë seancës plenare të hënën pasdite, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe dogjën karriget në oborrin e Parlamentit në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.

Por akti i protestës rrezikon të çojë një pjesë të mirë të tyre para përgjegjësisë penale, pasi të martën Policia e Tiranës njoftoi se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për 23 deputetë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati akuzohen për veprat penale “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “goditjet për shkak të detyrës”, ndërsa 20 deputetë të tjerë demokratë akuzohen për veprën penale “shkatërrimi i pronës”.

“Këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Kreu i grupit demokrat, Bardhi e konsideroi procedimin penal të deputetëve si përdorim të policisë nga pushteti kundër opozitës.

“Edi Rama dhe vegla e Ergys Agasit në Ministrinë e Brendshme nuk e trembin dhe nuk do ta trembin dot Opozitën.  Partia Socialiste e ka ngritur krimin në sistem dhe sot po tenton të zhbëje opozitën,” tha Bardhi për BIRN, duke shtuar se “nuk i trembemi metodave autoritare që po i rijetëson Edi Rama sot”.

Deputetët e PD-së pritet të përballen gjithashtu  me masa disiplinore për përjashtim nga seancat plenare në bazë të një kërkese të një grupit deputetësh të shumicës socialiste në Kuvend.

PS kërkon ndëshkim për 24 deputetë të opozitës me argumentin se kanë kryer shkelje flagrante të etikës dhe sjelljes parlamentare.

Ndërkohë, në një njoftim zyrtar të Kuvendit bëhet e ditur se është ngritur një grup pune për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar.

“Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve. Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë,” thuhet në njoftimin e administratës së Kuvendit.

Administrata e quan sjelljen e opozitës një sulm të rëndë dhe të dënueshëm nga ligji. Protesta e opozitës mori dhe vëmendjen e ndërkombëtarëve, të cilët dënuan dhunën dhe bënë thirrje për dialog. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, duke folur para mediave të martën tha se “në një demokraci funksionale si Shqipëria, pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin”.

Ndërsa ambasada e SHBA në një reagim publik shprehu shqetësimin “për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën”.

“Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik,” apeloi kjo ambasadë./ BIRN

Previous Post

“Thërrasim qytetarët në mosbindje civile!” Noka: Dosja e Berishës flluskë sapuni, Salianji u burgos sepse tha të vërtetën

Next Post

Salianji kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg

Next Post
Salianji kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg

Salianji kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.

“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.

September 25, 2025
Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

September 25, 2025
Ndryshimi i orës: Cilat janë efektet negative për trupin tonë sipas studimeve të fundit?

Ndryshimi i orës: Cilat janë efektet negative për trupin tonë sipas studimeve të fundit?

September 25, 2025
"Procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut kanë filluar me polemika" / Analisti i befasuar në Top Story: Do dalin histori të çuditshme për kandidatët.

“Procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut kanë filluar me polemika” / Analisti i befasuar në Top Story: Do dalin histori të çuditshme për kandidatët.

September 25, 2025
“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.
AKTUALITET

“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.

by timoni.al
September 25, 2025
0

Gazetarja Anila Hoxha, në një intervistë për Top Story, ka ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e SPAK-ut dhe ngarkesën e...

Read moreDetails
Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

September 25, 2025
Ndryshimi i orës: Cilat janë efektet negative për trupin tonë sipas studimeve të fundit?

Ndryshimi i orës: Cilat janë efektet negative për trupin tonë sipas studimeve të fundit?

September 25, 2025
"Procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut kanë filluar me polemika" / Analisti i befasuar në Top Story: Do dalin histori të çuditshme për kandidatët.

“Procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut kanë filluar me polemika” / Analisti i befasuar në Top Story: Do dalin histori të çuditshme për kandidatët.

September 25, 2025
Balluku zyrtarisht në hetim nga SPAK dhe për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës

Balluku zyrtarisht në hetim nga SPAK dhe për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës

September 25, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.

“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.

September 25, 2025
Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

September 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al