Deputetja e PD, Ina Zhupa i është përgjigjur Erion Braçe, i cili në nisje të seancës plenare e quajti atë ruse. Sapo Zhupa mori fjalën për interpelancë me ministren e Arsimit, ajo iu drejtua me fjalë fyese socialistit.
“O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja. E meriton plotësisht”, tha Zhupa.
Ndërsa deputeti i PS, nga vendi iu drejtua duke thënë: Mbaje gojën, fytyre e keqe. e di ç’të punoj! Pas kësaj deputetët dhe ministrat socialistë kanë braktisur seancën.
Ina Zhupa: Në mungesë të dhënies së fjalës për replike me zotin Xha Sulo nga filmi Kapedani alias Erion Brace. Dua të them se ke një problem me gjatësinë, por nuk ta zgjidh dot unë këtë problem. Unë nuk i dëgjoj nën ata 1.5 metra. Nuk e di kush ta jep të drejtën që të më quash si ruse, sepse unë nuk ja jap vetes të drejtën të të quaj kone edhe pse të quajnë të gjithë. Nga ana ime, nga unë vij, fëmijët i trajtojmë me respekt dhe kur futen në çështje të të mëdhenjve ne kemi një shprehje dhe i themi: O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja. E meriton plotësisht.
Erion Braçe: Mbaje gojën, fytyre e keqe. e di ç’të punoj!