Sunday, June 15, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e Jorgo Goros dhe Oltion Çaçit: Përdori dokumente false!

Editor by Editor
June 15, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e Jorgo Goros dhe Oltion Çaçit: Përdori dokumente false!
0
SHARES
37
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një firmë që operon kryesisht në Himarë dhe Sarandë, mjaft e preferuar nga ish-kryetari në burg i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro dhe nga kryetari aktual i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, është përjashtuar 1 vit nga tenderët. Shkak është bërë se ajo ka përdorur të dhëna të rreme, të dyshuara të falsifikuara, në një tender që ka fituar disa muaj më parë.

Sipas dokumenteve, kjo firmë është në pronësi të znj. Fotini Rondo, teksa ka fituar dhjetëra tendera nga Bashkia Himarë, Bashkia Sarandë apo edhe Ujësjellësat e këtyre qyteteve. Gjatë kohës që Himara drejtohej nga Goro, djali i pronares Elton Rondo, punonte si jurist në Bashkinë e Himarës. Dhe kjo lidhje, e ndihmoi së tepërmi për të marrë kontrata të majme.

Ndërkohë, pas burgosjes së Goros, vëmendja e Fotinisë dhe Eltonit u përqendrua në Sarandë, atje ku dhe jetojnë. Në vitet e fundit, firma ka fituar tendera nga Bashkia dhe Ujësjellësi i Sarandës, ku një procedurë i “hëngri” edhe kokën.

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e

Faksimile: Njoftimi i APP-së për skualifikimin e firmës ‘Cogren’ nga tenderët për 1 vit

Në datën 9 qershor 2025, Agjencia e Prokurimit Publik nxori një njoftimi se kishte nisur një procedim administrativ për përjashtimin e operatorit ekonomik “Cogren” shpk, nga e drejta për të fituar kontrata publike.

Sipas APP-së, procedimi erdhi “për keqinformim për qëllime kualifikimi në procedurën e prokurimit me objekt ‘rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Çiflik dhe ndërtim pusi’”. Fondi limit i kësaj procedure ka qenë 37.892.769 lekë, ose rreth 380 mijë euro.

Tenderi është bërë nga shoqëria rajonale Ujësjellës- Kanalizime Sarandë sha, në datë 10 shtator 2024. “Arsyet e fillimit të procedimit administrativ ka nisur bazuar në shkresën datë 04 shkurt 2025, dërguar nga shoqëria ‘Mane/S’ shpk.

“Në përfundim të procedimit administrativ të nisur, u arrit në konkluzionin se ndodheshim në kushtet e nenit 78/1/a të LPP, ku parashikohet se: ‘Agjencia e Prokurimit Publik përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për një periudhë nga 3 deri në 3 vjet për keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rremë për qëllime kualifikimi”.

Në fund, APP vendosi të përjashtojë operatorin ekonomik “Cogren” shpk, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për 12 muaj nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e

Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderi të UKS

Disa muaj më parë u finalizua tenderi që skualifikoi firmën e familjes Rondo. Mësohet se, në atë procedurë mori pjesë firma “MANE/S”, e cila u ankua më pas, me vlerë rreth 300 mijë euro, BOE “COGREN” dhe “JOGI” me vlerë 315 mijë euro dhe “ASI-2A CO” me ofertë 335 mijë euro.

Ofertën më të ulët e pati firma “MANE/S”, por që më pas u skualifikua, teksa pati vendime edhe nga KPP por që nuk ndryshuar rezultatin dhe renditjen. Ndërkohë, kohë më vonë, firma që ofroi më pak u ankua dhe “zbuloi” se Rondot kanë paraqitur dokumente të rremë.

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e

Faksimile: Në janar 2025, “Cogren” fitoi një tender tjetër nga UKS

Ndërkohë, në të njëjtën periudhë dhe nga i njëjti institucion, firma “Cogren” fitoi një tjetër procedurë nga Ujësjellës Kanalizime Sarandë. Në dokumentet që ka hulumtuar VoxNews bëhet fjalë për procedurën “ndërtim rrjeti shpërndarës në fshatin Gjashtë, Bashkia Sarandë” me fondi limit 435 mijë euro.

Edhe në këtë procedurë, firma e Rondove nuk pati ofertë më të ulët, por sërish fitoi në mënyrë tepër të dyshimtë. A mos vallë edhe në këtë procedurë paraqiti të dhëna dhe dokumente të rreme?!

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e

Faksimile: Krahas UKS, Cogren fitoi tendera edhe nga Bashkia Sarandë

Jo vetëm në UKS, por firma Cogren fitoi tender edhe nga Bashkia e Sarandës. Në datën 17 shkurt 2025, pa iu tharë boja letrave të tenderëve nga Ujësjellësi, firma në pronësi të zonjës Fotini Rondo u shpall fituese e një tenderi për asfalt elektoral që u përdor në Sarandë.

Objekti i procedurës ishe “rikonstruksion të rrugëve të brendshme dhe shkallare në lagjen mbi rrugën e pestë”. Fondi i kësaj procedure ishte 125 mijë euro me një kohëzgjatje prej 2 muajsh, ku rrugët duhet të ishin gati në maj 2025, kur edhe u bënë zgjedhjet parlamentare.

Ndërkohë për vite me radhë, firma “Cogren” fitonte lehtësisht tendera në Bashkinë e Himarës, gjatë kohës që ajo bashki drejtohej nga Jorgo Goro, tashmë në qeli për abuzime me detyrën. Në Himarë Rondot fitonin tendera për ujësjellësa, pastrime, rrugë e madje edhe mirëmbajtje varrezash.

/VoxNews/

Previous Post

Pasi mori 1 milionë euro nga AZHBR, Hyqmet Driza shkarkon mbetjet e pulave në Liqenin e Shkodrës

Next Post

Samiti i G7-ës mbahet javën e ardhshme në Kanada, konflikti Izrael-Iran dominon axhendën e takimit të liderëve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Nuk e bëra për nënshtetësinë!” U hodh në lumë për të shpëtuar 2 fëmijët që ndërruan jetë, shqiptari në Greqi: Do t’i bëj tatuazh për t’i pasur gjithmonë në zemër

“Nuk e bëra për nënshtetësinë!” U hodh në lumë për të shpëtuar 2 fëmijët që ndërruan jetë, shqiptari në Greqi: Do t’i bëj tatuazh për t’i pasur gjithmonë në zemër

June 15, 2025
FOTO/ Frika nga sulmet e Iranit, aeroplani i Netanyahut transporton drejt Athinës familjet e anëtarëve të kabinetit qeveritar izraelit

FOTO/ Frika nga sulmet e Iranit, aeroplani i Netanyahut transporton drejt Athinës familjet e anëtarëve të kabinetit qeveritar izraelit

June 15, 2025
“Katolike e krahut të djathtë dhe liberale!” Le Figaro: Metoda fituese e Giorgia Melonit në Itali

“Katolike e krahut të djathtë dhe liberale!” Le Figaro: Metoda fituese e Giorgia Melonit në Itali

June 15, 2025
Vrasja e Gentiana Hudhrës në Itali, ish-bashkëshorti i saj: E bëra për të shpëtuar fëmijët

AKTUALITET

“Nuk e bëra për nënshtetësinë!” U hodh në lumë për të shpëtuar 2 fëmijët që ndërruan jetë, shqiptari në Greqi: Do t’i bëj tatuazh për t’i pasur gjithmonë në zemër

by Editor
June 15, 2025
0

GREQIA- Levian Goga, emigranti shqiptar në Greqi që u hodh pa u menduar dy herë në lumin Arahthos për të shpëtuar...

Read moreDetails
FOTO/ Frika nga sulmet e Iranit, aeroplani i Netanyahut transporton drejt Athinës familjet e anëtarëve të kabinetit qeveritar izraelit

FOTO/ Frika nga sulmet e Iranit, aeroplani i Netanyahut transporton drejt Athinës familjet e anëtarëve të kabinetit qeveritar izraelit

June 15, 2025
“Katolike e krahut të djathtë dhe liberale!” Le Figaro: Metoda fituese e Giorgia Melonit në Itali

“Katolike e krahut të djathtë dhe liberale!” Le Figaro: Metoda fituese e Giorgia Melonit në Itali

June 15, 2025
Vrasja e Gentiana Hudhrës në Itali, ish-bashkëshorti i saj: E bëra për të shpëtuar fëmijët

Vrasja e Gentiana Hudhrës në Itali, ish-bashkëshorti i saj: E bëra për të shpëtuar fëmijët

June 15, 2025
E rëndë në Dhërmi/ Turisti gjerman goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë

E rëndë në Dhërmi/ Turisti gjerman goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë

June 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Nuk e bëra për nënshtetësinë!” U hodh në lumë për të shpëtuar 2 fëmijët që ndërruan jetë, shqiptari në Greqi: Do t’i bëj tatuazh për t’i pasur gjithmonë në zemër

“Nuk e bëra për nënshtetësinë!” U hodh në lumë për të shpëtuar 2 fëmijët që ndërruan jetë, shqiptari në Greqi: Do t’i bëj tatuazh për t’i pasur gjithmonë në zemër

June 15, 2025
FOTO/ Frika nga sulmet e Iranit, aeroplani i Netanyahut transporton drejt Athinës familjet e anëtarëve të kabinetit qeveritar izraelit

FOTO/ Frika nga sulmet e Iranit, aeroplani i Netanyahut transporton drejt Athinës familjet e anëtarëve të kabinetit qeveritar izraelit

June 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al