Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skema mafioze e kredive/ Mbyllin MCA dhe hapin kompaninë FINAL. Shqiptarët do të vidhen përsëri nga Olsi Ibro dhe Arben Meskuti

Editor by Editor
March 6, 2024
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Skema mafioze e kredive/ Mbyllin MCA dhe hapin kompaninë FINAL. Shqiptarët do të vidhen përsëri nga Olsi Ibro dhe Arben Meskuti
0
SHARES
2.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një periudhe 1-vjeçare të pezullimit të aktivitetit të kredidhënies, Banka e Shqipërisë ka vendosur të zgjasë edhe me 6 muaj të tjera pezullimin për subjektin financiar jobankë “Micro Credit Albania”, deri më 30 qershor 2024.

Por Banka e Shqipërisë i ka hapur një tjetër ‘’shteg’’ pronarëve të Micro Credit Albania MCA për të grabitur shqiptarët. Banka e Shqipërisë që në dukje ka pezulluar licensën e MCA, i ka orientuar ata që të shesin portofolet e kredive tek një kompani tjetër. Olsi Ibro dhe Elda Ibro i ka shitur portofolin e kredive tek kompania ‘FINAL’’ që adminstrohet po nga këta persona por e regjitruar në emra të tjerë. Kjo skemë ështe lejuar në heshtje nga Banka e Shqipërisë që mesa duhet i ka ”duart e lyera me bojën e vjedhjeve” që kryhen nga MCA e Olsi Ibros dhe Arben Meskuti dhe Aldo Daka. Pra këta persona do ti grabsin përsëri shqiptarët jo me kompaninë MCA por me kompaninë FINAL.

MCA është licencuar nga Banka e Shqipërisë për të dhënë kredi në maj të vitit 2016. Por për shkak të shkeljeve të evidentuara gjatë ekzaminimeve në vend, vitin e kaluar Banka e Shqipërisë vendosi pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të kredidhënies për “Micro Credit Albania” deri në datën 31 dhjetor 2023. Sipas vendimit, gjatë kësaj periudhe subjekti duhet të kishte marrë masa për adresimin e plotë të të gjitha mangësive dhe rekomandimeve të evidentuara në raportin e ekzaminimit.

Departamenti i Mbikëqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë, në muajt nëntor-dhjetor 2023, kreu një ekzaminim tjetër të plotë të këtij subjekti, me qëllim vlerësimin e situatës pas masës së pezullimit 1-vjeçar të aktivitetit. Ekzaminimi evidentoi se gjatë periudhës njëvjeçare, subjekti nuk ka blerë apo nuk ka aprovuar kredi të reja, por është angazhuar në rikuperimin e portofolit ekzistues. Gjatë kësaj kohe janë adresuar një pjesë e vogël e rekomandimeve të ekzaminimeve të mëparshme, ndërkohë që janë evidentuar përsëri shkelje të kërkesave rregullatore.

Skema e mikrokredive MCA/FINAL/ADCA ka funksionuar perfekt. Viktimave që ju janë marrë shtëpitë për një kredi konsumatore, fillimisht ju është kërkuar të paguanin një detyrim të vjetër. Borxh i mbetur bankës, kredi te viteve 2007-2008.

Pas vitit 2016 bankat i shitën borxhet e mbetura tek kompanitë mikrofinanciare MCA/FINAL. Këto të fundit pajtuan disa përmbarues që t’u bllokonin viktimave të këtyre kredive çdo gjë që kishin përfshirë pronat, llogaritë e pagave familjarisht pa u lënë asnjë shteg jetese përveç ofertës që të paguanin tre katër herë më shumë borxhin e vjetër ose të merrnin “hua të re” për t`u çliruar. Kush nuk pranoi, i nxirrej shtëpia në ankand dhe i shitej. Por kjo vetëm fiktivisht, sepse ankandi nuk bëhej dhe shtëpia merrej në pronesi të kompanisë mikrofinanciare MCA që ta ofronte “ta riblije” për një çmim të ulët dashamirës.

Viktima të kësaj skeme mashtrimi dyshohet se janë të shumtë. Burime të ndryshme deklarojnë se mund të jenë bërë mbi 4000 ankande fiktive pronash dhe pasurish të paluajtshme, sipas të dhënave që gjenden në bashkitë dhe gjykatat e vendit.

Po si ka funksionuar skema?

Pronare e kompanisë MCA është Elda Ibro, ndërsa bashkëshorti i saj Olsi Ibro rezulton pronar i studios ligjore ADCA, zyrë që ende nuk ishte licensuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë por merrte tagrat e një studio ligjore duke kërkuar vjeljen e detyrimeve, të drejtë që nuk e kanë as avokatët por vetëm përmbaruesit. Këto shqetësime dhe letra që ADCA u dërgon debitorëve dhe të afërmve të tyre të cilët i kërcënon me marrjen e çdo pasurie, vazhdojnë dhe sot! Në bashkëpunim me Micro Credit Albania vepronin 3 zyra përmbarimore, Zig në pronësi të Arben Meskutit, i cili në periudha të ndryshme rezulton dhe ortak në studion ADCA, por dhe te zyra përmbarimore Flash, kompani që së fundi ishte në pronësi të mamasë së tij, Yllka Meskuti. Aldo Daka rezulton pronar i shërbimit përmbarimor “STAR” dhe ka qënë i punësuar në të shkuarën te zyra e kompanisë “FLASH”. Një dorë përmbaruesish Alban Kote, Roland Deda, Alketa Tanushi, Jordisa Dervishi, Albert Gega, Kejda Seferi, Viola Ahmeti, Bledi Sena dhe Renato Ziu rezultojnë të punësuar herë pranë studios ADCA, dhe herë pas here qarkullojnë në zyrat përmbarimore Zig, FLASH dhe STAR.

Të gjitha kontratat e kredive firmoseshin pranë noteres Ernela Çuberi, bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijëve të Arben Meskutit. Ministria e Drejtësisë i ka hequr liçencën në vitin 2019, pasi aktiviteti i saj nuk kryhej në Kavajë siç ishte liçensuar por në Tiranë, ku 7285 veprime noteriale ka qënë për subjektin ADCA. Vëllai i saj Indrit Çuberi ka qënë ortak dhe i punësuar te zyra e avokatisë ADCA dhe administrator te zyra e shitjes së pasurive të patundshme Re/Plus me emër tregtar Re/max Plus.

Duke vendosur urdhra sekuestro mbi pasuri të shumta dhe duke u zgjeruar jo vetëm në fushën e dhënies së kredive me interesa dhe gjoba të larta për njerzit e varfër dhe të pamundur, ky rrjet i shtriu tentakulat dhe në vjedhjen e pasurive të qindra personave. Që kur kjo skemë u pikas nga autoritet dhe Minsitria e Drejtësisë dorëzoi një kallzim prej 700 faqesh në Prokurorinë e Përgjithshme, grabitja u shtua. Tashmë nuk po vendoseshin më vetëm sekuestro, por pronat po nxirreshin në shitje pa vënë në dijeni palën debitore duke u marrë shtëpitë, automjetet dhe çdo gjë.

“E gjithë skema ka qënë e orientuar që duke përdorur mikrokreditë të futeshin te pronat e paluajtshme dhe që kanë vlerë të familjeve që kishin qënë të kapura nga ky karemi i mikrokreditë dhe më pas të përfitoheshin pasuri të konsiderueshme. Dhe këtu ka përgjegjësi që nga sistemi financiar, Banka e Shqipërisë, institucionet financiare dhe sistemi gjyqësopr që ka marrë vendime në dëm të qytetarëve dhe ka bërë të mundur realizimin e kësaj skeme”, shton Soko.

Microcredit në bashkëpunim me zyrat e përmbarimit, Zig, Flash, Star ka nisur mbledhjen e detyrueshme të dëmit duke nxjerrë në ankand pronat e vendosura por pa njoftuar asnjëherë debitorin. Këtu ka ndodhur një masakër, ku mijëra pasuri janë tjetërsuar, duke zhvilluar ankande fiktive e duke u mjaftuar me shpallje formale. Shfrytëzohej hapësira ligjore në uljen e vlerës së pronës në ankandin e tretë për ta çuar në vlerë të papërfillshme dhe për t’ia kaluar në pronësi institucionit Micro Credit Albania.

Previous Post

Zoti bëri mbrekulli! Ra nga kati i shtatë i pallatit/ 3-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën

Next Post

U qëllua me pistoletë nga vëllai i tij pas sherrit për pronat, ndërron jetë Hazis Musai

Next Post
U qëllua me pistoletë nga vëllai i tij pas sherrit për pronat, ndërron jetë Hazis Musai

U qëllua me pistoletë nga vëllai i tij pas sherrit për pronat, ndërron jetë Hazis Musai

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
E rëndë në Mynih! 30-vjeçarja sulmon kalimtarët me thikë, vritet nga policia, raportohet për disa të plagosur 

E rëndë në Mynih! 30-vjeçarja sulmon kalimtarët me thikë, vritet nga policia, raportohet për disa të plagosur 

June 7, 2025
Manaj u mohon festën shqiptarëve/ Kombëtarja dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

Manaj u mohon festën shqiptarëve/ Kombëtarja dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

June 7, 2025
Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

June 7, 2025
FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga  një bionde shikon kombëtarën në stadium

AKTUALITET

E rëndë në Mynih! 30-vjeçarja sulmon kalimtarët me thikë, vritet nga policia, raportohet për disa të plagosur 

by Editor
June 7, 2025
0

GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndudhur në Gjermani. Mësohet se disa persona u plagosën pasi një grua i sulmoi me thikë...

Read moreDetails
Manaj u mohon festën shqiptarëve/ Kombëtarja dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

Manaj u mohon festën shqiptarëve/ Kombëtarja dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

June 7, 2025
Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

June 7, 2025
FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga  një bionde shikon kombëtarën në stadium

FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga një bionde shikon kombëtarën në stadium

June 7, 2025
Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

E rëndë në Mynih! 30-vjeçarja sulmon kalimtarët me thikë, vritet nga policia, raportohet për disa të plagosur 

E rëndë në Mynih! 30-vjeçarja sulmon kalimtarët me thikë, vritet nga policia, raportohet për disa të plagosur 

June 7, 2025
Manaj u mohon festën shqiptarëve/ Kombëtarja dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

Manaj u mohon festën shqiptarëve/ Kombëtarja dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al