Saturday, June 21, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skema e heshtur e tenderave: “One” dhe “Vodafone” nën dyshimet për marrëveshje fiktive në shërbime publik

Editor by Editor
June 21, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Skema e heshtur e tenderave: “One” dhe “Vodafone” nën dyshimet për marrëveshje fiktive në shërbime publik
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy kompanitë kryesore të telefonisë celulare në Shqipëri, “One Albania” dhe “Vodafone”, nuk garojnë vetëm për klientët, por duket se bashkëpunojnë në prapaskenë për të ndarë tenderat publikë, duke nxitur dyshime serioze për manipulim të garave dhe shkelje të rënda të ligjit.

Një nga rastet më të fundit që hedh dritë mbi këtë skemë është tenderi i Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) me objekt: “Shërbim interneti për UKT sh.a”, me kohëzgjatje 12 muaj. Në këtë procedurë, kompania “One” paraqiti një ofertë zero lekë, çka praktikisht i hapi rrugë “Vodafone” për të fituar tenderin me një ofertë prej 1,664,400 lekë pa TVSH. Dy kompani të tjera bënë oferta më të larta, duke u eliminuar nga gara.

Në mënyrë të habitshme, “One Albania” u skualifikua për shkak të mungesës së dokumentacionit teknik dhe formularit të çmimit të ofertës – një veprim që shton dyshimet se pjesëmarrja e saj ishte vetëm formale, për të legjitimuar fituesin real.

Një histori e përsëritur – dhe një lidhje me vëllain e Veliajt

Kjo nuk është hera e parë që këto kompani përfshihen në skema të dyshimta tenderimi. Një tjetër procedurë më e madhe, me vlerë 74,3 milionë lekë pa TVSH, u zhvillua nga Bashkia e Tiranës në korrik 2024 për “Shërbim për Infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data”. Përfituesi i zakonshëm i kësaj kontrate ka qenë “One Albania”, ndërsa “Vodafone” merrte pjesë formalisht.

Paratë e këtij tenderi nuk ndaleshin te “One”. Kompania i kalonte shërbimet një kontraktori të tretë: firmës “Gogel”, e cila është në pronësi të Arbër Veliajt, vëllait të ish-kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Kjo rrjedhë financiare hedh dyshime për një marrëveshje të heshtur: “Ti më jep para për vëllain, unë të jap tenderat e bashkisë.”

Ndërhyrja e KPP dhe efekti pas arrestimit të Veliajt

Skema pothuajse vazhdoi pa u ndalur, derisa ndodhi një kthesë e papritur. Në shtator 2024, “One” u shpall fitues paraprak në tenderin e Bashkisë. Por pas një ankese të bërë nga kompania “MC Networking” SHPK, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ndërhyri.

Me vendim të datës 2 shkurt 2025, KPP pranoi ankesën e MCN dhe detyroi bashkinë të korrigjonte procesin, duke e kualifikuar kompaninë. Ky vendim erdhi vetëm dy ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, një koincidencë domethënëse që ngre pikëpyetje për ndikimin politik në prokurimet publike.

Më 23 maj 2025, MC Networking SHPK u shpall përfundimisht fituese. Diferenca mes ofertës së saj dhe fondit limit ishte e frikshme: 212 milionë lekë, një shumë që sugjeron se vlera e caktuar e fondit limit mund të ketë qenë e fryrë artificialisht për të justifikuar korrupsionin institucional.

“Vodafone” në skualifikim të qëllimshëm?

Ndërkohë, kompania “Vodafone Albania” bëri ofertën më të lartë nga të gjithë – 73,2 milionë lekë pa TVSH – ndërsa “One” ofroi 68,7 milionë lekë pa TVSH. Por përsëri, u konstatua se “Vodafone” nuk kishte dorëzuar dokumentacionin bazë për listën e çmimeve dhe kriteret e kualifikimit.

Kjo është një kompani që ka dekada eksperiencë në treg dhe nuk mund të justifikohet me “pakujdesi administrative”. Sjellja e saj vetëm forcon dyshimet se kemi të bëjmë me një marrëveshje të heshtur për të manipuluar tenderat në favor të “One Albania”, skemë që dështoi vetëm pas rrëzimit të Veliajt.

Kështu, oferta e Vodafone është 73,222,897 lekë pa tvsh, ndërsa Operatori ekonomik “ONE ALBANIA” SH.A me NIPT J61814094W ka bërë ofertën 68,774,075 lekë pa tvsh.

Shenjat janë të dukshme se është një proces fiktiv, pasi ka edhe kompani që kanë paraqitur ofertë zero lekë. Kështu “GRAMA” SH.P.K nuk ka paraqitur ofertë ekonomike duke qenë prezent vetëm si figurant. Dhe mes 6 pjesëmarrësve dallon oferta e MCN që është  53,279,550 lekë pa tvsh.

Por vini re, se “Vadafone” është skualifikuar nga gara! Nga verifikimi i dokumentacionit të dorëzuar nga operatori ekonomik “Vodafone Albania” sh.a për përmbushjen e kushtit “Lista e Çmimeve të Shërbimeve”, del se nuk është dorëzuar dokumenti i plotësuar.

Po ashtu, “Vodafone” nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion për kriteret e veçanta të kualifikimit. Një kompani e madhe si “Vodafone’ nuk ka mungesë eksperience në këtë fushë, por është thjesht marrëveshja e heshtur me “One” që e detyron të sillet në këtë mënyrë ndaj procesit.

Institucionet – të heshtura ose të kapura

Ky proces është shoqëruar nga një mungesë totale veprimi nga institucionet e mbikëqyrjes:

  • Agjencia e Prokurimit Publik nuk ka ushtruar asnjë kontroll proaktiv;
  • KPP ka pasur vetë drejtuesin nën hetim nga SPAK;
  • KLSH ende nuk ka ndërhyrë;
  • AKEP është jashtë loje;
  • Autoriteti i Konkurrencës hesht gjithmonë përballë kompanive të mëdha.

Në të vetmin rast kur ndërhyrja pati efekt, ishte pas arrestimit të Veliajt. Kjo tregon më shumë për sistemin se për një vendim të drejtë.

Koha që SPAK të veprojë

Me fakte të qarta për një praktikë tenderuese të dyshimtë, marrëveshje fiktive midis kompanive dhe lidhje të drejtpërdrejta me persona në pushtet, SPAK nuk ka më justifikim për të qëndruar jashtë kësaj çështjeje.

Ky nuk është vetëm një abuzim me tenderë; është një skemë e strukturuar, ku çdo hallkë është bashkëpjesëmarrëse – që nga drejtuesit e bashkisë, te operatorët ekonomikë, te zyrat e prokurimit dhe institucionet mbikëqyrëse.

Dhe e vetmja humbje e vërtetë është ajo që i faturohet taksapaguesve shqiptarë – për një korrupsion që paguhet çdo muaj nga xhepi i qytetarëve.

Previous Post

Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

Next Post

“Shifër rekord për Gazën dhe tani fronti me Iranin!” Analiza: Sa kushtuan luftërat e Izraelit

Next Post
“Shifër rekord për Gazën dhe tani fronti me Iranin!” Analiza: Sa kushtuan luftërat e Izraelit

"Shifër rekord për Gazën dhe tani fronti me Iranin!" Analiza: Sa kushtuan luftërat e Izraelit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Vendimi i qeverisë/ Rritje PAGE dhe ndryshime në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese!

Vendimi i qeverisë/ Rritje PAGE dhe ndryshime në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese!

June 21, 2025
“Ishte një moment i vështirë… Djemtë janë më të lidhur me nënat!” Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

“Ishte një moment i vështirë… Djemtë janë më të lidhur me nënat!” Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

June 21, 2025
Punonjësi i policisë godet 11-vjeçarin me pasqyrën e makinës

Të përfshirë në një rast shitjeje të 5 kg drogë, arrestohen 5 persona në Tiranë, mes tyre 2 vëllezër

June 21, 2025
Irani hedh poshtë pretendimin e Izraelit se rezervat e raketave po i pakësohen: Kemi ndryshuar politikë, po vëmë në përdorim cilësinë dhe jo sasinë

AKTUALITET

Vendimi i qeverisë/ Rritje PAGE dhe ndryshime në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese!

by Editor
June 21, 2025
0

Pa kaluar ende viti nga reforma e pagave, qeveria ka bërë gati vendimin e radhës për shtesa mbi pagë për...

Read moreDetails
“Ishte një moment i vështirë… Djemtë janë më të lidhur me nënat!” Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

“Ishte një moment i vështirë… Djemtë janë më të lidhur me nënat!” Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

June 21, 2025
Punonjësi i policisë godet 11-vjeçarin me pasqyrën e makinës

Të përfshirë në një rast shitjeje të 5 kg drogë, arrestohen 5 persona në Tiranë, mes tyre 2 vëllezër

June 21, 2025
Irani hedh poshtë pretendimin e Izraelit se rezervat e raketave po i pakësohen: Kemi ndryshuar politikë, po vëmë në përdorim cilësinë dhe jo sasinë

Irani hedh poshtë pretendimin e Izraelit se rezervat e raketave po i pakësohen: Kemi ndryshuar politikë, po vëmë në përdorim cilësinë dhe jo sasinë

June 21, 2025
“Sytë nga plani i Mbretërisë së Bashkuar!” Analiza: A po përdoret Ballkani si depo për emigrantët

“Sytë nga plani i Mbretërisë së Bashkuar!” Analiza: A po përdoret Ballkani si depo për emigrantët

June 21, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vendimi i qeverisë/ Rritje PAGE dhe ndryshime në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese!

Vendimi i qeverisë/ Rritje PAGE dhe ndryshime në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese!

June 21, 2025
“Ishte një moment i vështirë… Djemtë janë më të lidhur me nënat!” Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

“Ishte një moment i vështirë… Djemtë janë më të lidhur me nënat!” Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

June 21, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al