Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Editor by Editor
September 17, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Uncategorized
0
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro
0
SHARES
89
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e Guardia Di Finanza, që kanë çuar në pranga dy administratorët e Universitetit Wisdom në Tiranë, të cilët kanë ngritur një skemë mashtrimi, ku shpërndanin diploma false për studentët në Itali. Nga përgjimët e siguruara nga GDF zbulohet se një zyrtare e lartë e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, rezulton që të jetë korruptuar me një çantë Luis Vuitton, me vlerë 1200 euro, e cila më pas i ka hapur rrugën akreditimit të universitetit në Shqipëri.

La Republicca shkruan se zyrtarja në fjalë është Shqiponja Telhaj, e cila ka qenë në krye të Agjensisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, e njohur shkurtimisht si ASCAL. Kjo agjensi është një organ qeveritar, ndërsa Telhaj rezulton që të jetë zgjedhur me emërim direkt nga kryeministri. Telhaj ka pasur detyrën që të ndiqte të gjithë procedurën për akreditimin e Wisdom University.

Në krye të skemës me diploma që ‘përmbytën’ tregun italian qëndronte çiftii i të sapomartuarve Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano, të dy administratorë të universitetit. Duke përfituar nga lidhjet që kishin në Shqipëri dhe në Itali, ata morën drejtimin e Universitetit me premtimin që do ta shndërronin në një qendër të mësimdhënies, për të gjithë studentët e ekselencës në Ballkan.

Në rrjetet sociale Nino Cianci ka postuar foto nga jeta e tij në Shqipëri, ku nuk mungojnë takime me zyrtarë, profesorë dhe një axchendë e ngjeshur universitare. Burrë e grua, tashmë gjenden pas hekurave, ndërsa në qeli përfunduan dhe bashkëpunëtorë të tyre, të gjithë shtetas italian.

Sipas mediave në vendin fqinj, bashkë me çiftin GDF urdhëroi dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tyre që janë: Maria Saveria Modaffari, Giada Fortunata Modaffari, Maria Ornella Attisano, Leonardo Catalano, Marco Lombardi, Antonio Caporale dhe Maria M’Daraa.

Ndërkohë që një listë e gjatë personash të tjerë, rreth 30 janë duke u hetuar në gjendje të lirë, si bahkëpunëtorë. Çifti i sipërmarrësve italianë, përveç Universitetit, në Shqipëri kishin dhe disa buiznese të tjera. Sipas GDF skema e ngritur prej tyre në thelb kishte si synim mashtrimin e studentëve, që pajiseshin me diploma pa kryer specializimin dhe trajnimet e duhura.

Dokumentet e prokurorisë italiane dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diploma false, kundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit, që kërkohej nga ana e përfituesve.

Megjithatë, titujt ishin të rremë. Disa prej vërtetimeve ishin edhe të falsifikuara si të Universitetit La Sapienza i Romës.

Në një rast një viktimë ka paguar transferta bankare deri në 9 mijë euro për specializim. Dokumentet publike, qartësisht të falsifikuara, në disa raste kishin të dhëna të palexueshme. 19.500 euro është shuma e paguar nga një tjetër student, viktimë e skemës për të marrë titullin master në shkencat e edukimit.

9 mijë euro për diplomën trevjeçare në “Kriminologji”, e dhënë sipas akuzës nga universiteti në fjalë. Kostoja për një diplomë hotelerie arrinte deri në 6 mijë euro.

Një episod tjetër i raportuar në dokumentat e hetuesve italianë ka të bëjë me një makinë Maserati, që ishte blerë për të “pastruar” paratë e fituara nga çifti i administratorëve.

Ndërkohë në Shqipëri nuk ka ende persona të arrestuar në lidhje me skandalin e diplomave. Përveç Shqiponja Telhajt, një emër tashmë i bërë publik nga mediat italiane, pjesë e skemës dyshohet që të jetë dhe një ministër arsimi në Shqipëri, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Universiteti Wisdom ka disa programe për studentët si:

Fakulteti i drejtësisë

Bachelor në Financë Bankë

Bachelor në menaxhim biznesi

Bachelor në psikologji

Master i shkencave e drejtë penale

Master i shkencave e drejtë civile dhe tregtare

Master i shkencave administrim biznesi

Master i shkencave psikologji shkollore dhe edukim

SI DHE PROGRAME DYVJEÇARE ME KARAKTER PROFESIONAL

“Agjent i pasurive të paluajtshme”

“Asistent juridik”

Asistent administrativ

Asistent social

Previous Post

Greqia si Spanja, “luftë” ndaj turistëve, masa shtrënguese për pronarët e apartamenteve për qira ditore

Next Post

EMRI/ Arrestohet në Madrid bosi shqiptar i drogës, një nga më të kërkuarit në Evropë 

Next Post
EMRI/ Arrestohet në Madrid bosi shqiptar i drogës, një nga më të kërkuarit në Evropë 

EMRI/ Arrestohet në Madrid bosi shqiptar i drogës, një nga më të kërkuarit në Evropë 

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kushtetuesja rivendosi në detyrë Ballukun, Rama shprehet: U shfuqizua një precedent unik në botë, një interpretim i ashpër i ligjit në stilin shqiptar.

“Eliminohet një precedent të veçantë në nivel global”/ Kushtetuesja rivendos në detyrë Ballukun, Rama reagon: Gjykatë partiake jashtë kuadrit ligjor

December 14, 2025

Padi ndaj Trump për prishjen lindore të 'Shtëpisë së Bardhë', reagime të freskëta për Sallën e Ballos.

Padi ndaj Trump për prishjen lindore të ‘Shtëpisë së Bardhë’, reagime të freskëta për Sallën e Ballos.

December 14, 2025
Pas dhjetë vitesh pezullimi, rinis operimi i naftësjellësit Selanik–Shkup.

LAJME

“Eliminohet një precedent të veçantë në nivel global”/ Kushtetuesja rivendos në detyrë Ballukun, Rama reagon: Gjykatë partiake jashtë kuadrit ligjor

by timoni.al
December 14, 2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë Belinda...

Read moreDetails
Kushtetuesja rivendosi në detyrë Ballukun, Rama shprehet: U shfuqizua një precedent unik në botë, një interpretim i ashpër i ligjit në stilin shqiptar.

Kushtetuesja rivendosi në detyrë Ballukun, Rama shprehet: U shfuqizua një precedent unik në botë, një interpretim i ashpër i ligjit në stilin shqiptar.

December 14, 2025
Padi ndaj Trump për prishjen lindore të 'Shtëpisë së Bardhë', reagime të freskëta për Sallën e Ballos.

Padi ndaj Trump për prishjen lindore të ‘Shtëpisë së Bardhë’, reagime të freskëta për Sallën e Ballos.

December 14, 2025
Pas dhjetë vitesh pezullimi, rinis operimi i naftësjellësit Selanik–Shkup.

Pas dhjetë vitesh pezullimi, rinis operimi i naftësjellësit Selanik–Shkup.

December 14, 2025
Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kushtetuesja rivendosi në detyrë Ballukun, Rama shprehet: U shfuqizua një precedent unik në botë, një interpretim i ashpër i ligjit në stilin shqiptar.

“Eliminohet një precedent të veçantë në nivel global”/ Kushtetuesja rivendos në detyrë Ballukun, Rama reagon: Gjykatë partiake jashtë kuadrit ligjor

December 14, 2025
Kushtetuesja rivendosi në detyrë Ballukun, Rama shprehet: U shfuqizua një precedent unik në botë, një interpretim i ashpër i ligjit në stilin shqiptar.

Kushtetuesja rivendosi në detyrë Ballukun, Rama shprehet: U shfuqizua një precedent unik në botë, një interpretim i ashpër i ligjit në stilin shqiptar.

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al