Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Skema 5D” e shtrirë në gjithë vendin! Investigimi: Si drejtorët e Belinda Ballukut i marrin tenderat për familjarët e tyre! Leja e hotelit luksoz dhe shitja aksioneve nga vëllai Ceno Klosit me çmim simbolik

Editor by Editor
February 19, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Skema 5D” e shtrirë në gjithë vendin! Investigimi: Si drejtorët e Belinda Ballukut i marrin tenderat për familjarët e tyre! Leja e hotelit luksoz dhe shitja aksioneve nga vëllai Ceno Klosit me çmim simbolik
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Investigimi/ Spartak Kovaçi ish-drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti për dy gjëra. Së pari sepse nën administrimin e tij falimentoi Ujësjellësin e Durrësit, ndërsa rekordi i dytë është se i jepte tendera familjes së tij.

Pasi skandali i zotit Kovaçi shpërtheu në publik dhe pasi mediat raportuan se në zyrën e tij mësynë hetuesit e BKH-së, në mars të vitit të kaluar, Belinda Balluku u detyrua ta largojë nga detyra duke e zëvëndësuar atë më Gerald Dautajn. Por ndonëse u largua nga drejtimi i Ujësjellësit, zoti Kovaçi nuk është larguar nga përfitimi i tenderave publikë të ujësjellësave. Dhe i fundit është një llokmë shumë e madhe.

Në fund të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës kanalizimeve hapi një tender me vlerë 8.9 milionë euro për sistemin e ri të kanalizimeve në zonën e Spillesë. Në garë u paraqitën vetëm dy oferta. Ajo e bashkimit të shoqërisëve 2T dhe Adriatik me vlerë 8.4 milionë euro si dhe oferta e dytë e shoqërisë Fusha me vlerë 8.85 milionë euro, shumë pranë fondit limit.

“Skema 5D” e shtrirë në gjithë vendin! Investigimi:

Agjencia e Ujësjellës Kanalizimeve shpalli fituese bashkimin e kompanive 2T dhe Adriatik. Kompania e parë njihet gjerësisht për publikun si ndërtuesja e banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Ajo zotërohet nga dy aksionerë, njëri prej të cilëve është Artan Sako, vëllai i ish-komandantit të Gardës.

Ndërsa kompania e dytë njihet si kompania e familjes së Spartak Kovaçit, pasi zotëruesi i 100 për qind të aksioneve të saj është Petrit Kovaçi, babai i ish-drejtorit të Ujësjellësit të Durrësit.

Duke qarë hallet e Shqipërisë

Zyrtari që firmosi tenderi 8.4 milionë euro për Kovaçin është Klevis Jahaj, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve. Zoti Jahaj dhe zoti Kovaçi nuk janë të panjohur për njëri-tjetrin. Bashkë ata kanë qarë hallet e Shqipërisë duke punuar ditë e natë për zgjidhjen e tyre dhe zhvillimin e vendit.

“Skema 5D” e shtrirë në gjithë vendin! Investigimi:

Në këtë foto Jahaj dhe Kovaçi shfaqen në një mbledhje të drejtuar nga Emirjana Sako, ku u shtruan bazat për reformën në sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës me plan rritjen e investimeve në shkallë rajonale. Dhe investimet me sa duket janë me cikël të mbyllur. Ata që marrin vendimet për investime, pasi mbarojnë mbledhjet i firmosin tendera njëri tjetrit.

Por ky është një tender që ka dhe një veçori tjetër. Të gjithë garuesit janë persona nën hetim ose me masë nga SPAK.

Biznesmeni Shkëlqim Fusha është me masën e detyrimit të paraqitjes për çështjen Veliaj, ndërsa Sako dhe Spartak Kovaçi janë nën hetim dhe janë thirrur disa herë në zyrat e SPAK.

Megjithatë fijet e këtyre personazheve me pushtetin ngjasojnë me ato të merimangës. Zoti Kovaçi është duke ndërtuar një hotel luksoz në Durrës. I quajtur Azure Elegance Hotel, leja për të është marrë në maj të vitit 2023 nga kompania Adriatic Union. Kjo e fundit në atë kohë zotërohej nga dy aksionerë, Petrit Kovaçi dhe Genti Klosi, vëllai i zëvendësministrit të Infrastrukturës, Ceno Klosi.

Më vonë, pas marrjes së lejes me firmën e Edi Ramës, Genti Klosi i shiti aksionet për një çmim simbolik dhe pronar i kompanisë u bë 100 për qind Petrit Kovaçi. Nuk dihet nëse shitja ka qenë reale, pasi një sërë hetimesh të SPAK kanë treguar se në shumë raste pronarët në letra dhe ata faktikë të kompanive nuk përputhen.

“Skema 5D” e shtrirë në gjithë vendin! Investigimi:

Disa raportime në media kanë zbuluar se zëvendësministri i Energjisë dhe ish-drejtori i Ujësjellësit të Durrësit kanë dhe lidhje të afërta farefisnore duke qenë çuna tezesh, por Kapitali nuk ka mundur ta verifikojë dot me siguri maksimale këtë informacion.

State of the Art
Historikisht infrastruktura ka qenë një nga sektorët më të korruptuar të jetës publike në Shqipëri. Por veçanërisht gjatë viteve të fundit, korrupsioni në këtë sektor ka arritur në atë nivel që anglezët e quajnë “State of the Art”.

Tashmë ai nuk ndodh më vetëm në formën e rryshfetit, por me përfshirjen direkte në tendera të zyrtarëve publike. Nje 5D e madhe e shtrirë kudo. Nga rrugët tek ujësjellësit, ku gjenden ngado gjurmët e gjakut të plaçkitjes me fytyra rinore.

Këta janë të ashtuquajturit djemtë e Ballukut, një sërë drejtorësh rioshë të cilët drejtojnë kompanitë dhe agjencitë më të rëndësishme të vendit, ku prokurohen miliarda lekë çdo vit. Në ARRSH, Kanalizime dhe Energji tenderat dhe koncesionet vërshojnë lumë, shpesh në kompanitë e lidhura me rioshët ose familjarët e tyre.

Dhe ndërsa rrugës disa prej tyre bien rob në SPAK, ka gjithmonë të tjerë në radhë. Fjala vjen, një Evis bie tek ARRSH, një Klevis ngrihet tek kanalizimet./Kapitali.al

Previous Post

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën, lihet në fuqi sekuestrimi i celularit të Ajola Xoxës

Next Post

“Harabeli 3”? Kush është shoku në katin e 9-të të ETC-së, që Veliaj e takonte “i maskuar” e nga i cili dilte me çantë shpine?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
EMRI/ E rëndë në Londër/ Pema zë poshtë 5 fëmijë shqiptarë në një park lojrash, humb jetën 7-vjeçarja, motra e saj në gjendje kritike

EMRI/ E rëndë në Londër/ Pema zë poshtë 5 fëmijë shqiptarë në një park lojrash, humb jetën 7-vjeçarja, motra e saj në gjendje kritike

July 1, 2025
“Shifra e shqiptarëve atje është mbi 300 mijë”, Rama i drejtohet deputetit britanik: Shpresoj që vizita juaj në Shqipëri t’ju frymëzojë të luftoni për ide, në vend që të luftoni kundër njerëzve

Pique zbulon të vërtetën e fotos së bujshme me Ibrahimovic

Pique zbulon të vërtetën e fotos së bujshme me Ibrahimovic

July 1, 2025
Frenimi i lejeve të ndërtimit tkurr me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë për 5 mujorin 2025

AKTUALITET

EMRI/ E rëndë në Londër/ Pema zë poshtë 5 fëmijë shqiptarë në një park lojrash, humb jetën 7-vjeçarja, motra e saj në gjendje kritike

by Editor
July 1, 2025
0

LONDËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Londër ditën e shtunë ku për pasojë ka humbur jetën një vajzë shqiptare....

Read moreDetails
“Shifra e shqiptarëve atje është mbi 300 mijë”, Rama i drejtohet deputetit britanik: Shpresoj që vizita juaj në Shqipëri t’ju frymëzojë të luftoni për ide, në vend që të luftoni kundër njerëzve

“Shifra e shqiptarëve atje është mbi 300 mijë”, Rama i drejtohet deputetit britanik: Shpresoj që vizita juaj në Shqipëri t’ju frymëzojë të luftoni për ide, në vend që të luftoni kundër njerëzve

July 1, 2025
Pique zbulon të vërtetën e fotos së bujshme me Ibrahimovic

Pique zbulon të vërtetën e fotos së bujshme me Ibrahimovic

July 1, 2025
Frenimi i lejeve të ndërtimit tkurr me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë për 5 mujorin 2025

Frenimi i lejeve të ndërtimit tkurr me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë për 5 mujorin 2025

July 1, 2025
Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

July 1, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EMRI/ E rëndë në Londër/ Pema zë poshtë 5 fëmijë shqiptarë në një park lojrash, humb jetën 7-vjeçarja, motra e saj në gjendje kritike

EMRI/ E rëndë në Londër/ Pema zë poshtë 5 fëmijë shqiptarë në një park lojrash, humb jetën 7-vjeçarja, motra e saj në gjendje kritike

July 1, 2025
“Shifra e shqiptarëve atje është mbi 300 mijë”, Rama i drejtohet deputetit britanik: Shpresoj që vizita juaj në Shqipëri t’ju frymëzojë të luftoni për ide, në vend që të luftoni kundër njerëzve

“Shifra e shqiptarëve atje është mbi 300 mijë”, Rama i drejtohet deputetit britanik: Shpresoj që vizita juaj në Shqipëri t’ju frymëzojë të luftoni për ide, në vend që të luftoni kundër njerëzve

July 1, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al