Saturday, May 31, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali/ Si ndërhyri Samir Mane për të tarifuar blerjet online, duke favorizuar TEG dhe QTU

Editor by Editor
May 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Skandali/ Si ndërhyri Samir Mane për të tarifuar blerjet online, duke favorizuar TEG dhe QTU
0
SHARES
151
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfitimi me vetëm 1 euro i 165 mijë metër/katror ndërtim dhe dy hoteleve në Portin e Vlorës përmes koncesionit të miratuar dy javë më parë nga ana e Qeverisë nuk është favorizimi i parë që biznesmeni Samir Mane merr me ligj.

Në të shkuarën, Mane është njohur e akuzuar se ka qëndruar pas disa nismave dhe vendimeve të qeverisë e parlamentit për të favorizuar bizneset e tij të shumta. Disa prej tyre kanë dështuar për shkak të reagimit publik, të tjera janë miratuar dhe janë sot ende në fuqi, siç është TVSH për blerjet online.

Blerjet online janë një nga lehtësitë që kanë përfituar njerëzit me zhvillimin e teknologjisë. Me shpejtësinë e një klikimi mund të blesh produkte pa qenë nevoja që të orvatesh në dyqane për të gjetur atë që kërkon pa u kufizuar brenda kufijve të shtetit tënd. E ndërsa bota po rend drejt veprimeve online, Shqipëria renditet e fundit ndër vendet anëtare dhe kandidate të BE-së në këtë fushë.

Pse? Falë Samir Manes, Shqipëria është i vetmi vend në rajon që aplikon Taksë mbi Vlerën e Shtuar në nivelin e 20 për qind për blerjet online mbi 22 euro dhe si të mos mjaftonte kjo, çdo mall i blerë online taksohet edhe nga një tarifë doganore që varion nga origina e mallit.

Vendimi i Qeverisë që uli pragun e TVSh-së për blerjen online u mor në fund të korrikut të 2016-s, në prag të pushimeve verore të muajit gusht, një periudhë kohore e preferuar shpesh për të kaluar vendimet që dyshohen favorizuese.

Në gusht të vitit 2016 ai hyri në fuqi, duke dhënë efektet e para një vit më vonë. Në 2017-n, të dhënat e INSTA-t raportuan një rritje me vetëm 1 për qind të blerjeve online në krahasim me 2016-n, ose rreth 455 tonë, ndërsa piku i këtyre blerjeve ishte 2015-ta.

Por si e favorizoi biznesmenin Mane ky ndryshim? Deri para këtij momenti, Shqipëria aplikonte TVSh për blerjet online me kosto mbi 150 euro dhe gjithashtu tarifa doganore për to ishte zero, ose e papërfillshme. Ndryshimet rritën ndjeshëm kostot, aq sa TVSH plus tarifë doganore ka pasur raste kur shkonte më shumë se vlera e vetë mallit, në rastet kur malli i blerë ishte 23 euro, pra 1 euro më shumë se kufiri i TVSH-së.

Prej 2012, në Shqipëri nisi të lulëzojnë blerjet online, nisur edhe nga masivizimi i internetit. Rritja e këtyre blerjeve po dëmtonte bizneset e Samir Manes, sidomos ato në fushën e teknologjisë, ku ai aplikonte çmime deri në dy herë më shumë se sa çmimet që shqiptarët mund t’i blinin online.

E duket se për të konkurruar me blerjet online, Samir Mane nuk zgjodhi që të ulë çmimet e majme në TEG e QTU, dy qendrat tregtare që zotëron, por zgjodhi që të lobojë për të penalizuar shqiptarët përmes dorës së shtetit.

Kundër këtyre ndryshimeve pati reagime nga qytetarët, e deri në akuza të drejtpërdrejta se ulja e pragut të TVSH-së kishte të vetmin synim që të favorizonte bizneset e Samir Manes. Konsumatorë, ekspertë e analistë të tregjeve sollën shembuj nga vendet fqinje, ku niveli është shumë herë më i lartë, si në rastin e Kosovës, që kufiri i TVSH-së për blerjet online ishte i vendosur 500 euro, ose thuajse 20 herë më i lartë se ai në Shqipëri.

Pikërisht ky vendim e rendit Shqipërinë të fundit në Europë për blerjet online në vitin 2019, ku sipas një ankete vetëm 15 për qind e të pyeturve kishin kryer të paktën një blerje online. Ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE, përqindjen më të ulët të blerjeve online pas Shqipërisë e ka Maqedonia e Veriut me 25 për qind të të anketuarve. Në Malin e Zi, Serbi dhe Turqi, përqindja e të anketuarve që kanë deklaruar se kanë bërë blerje online varion nga 31 në 34 për qind. Mesatarja e të anketuarve në Bashkimin Europian që kanë deklaruar se kanë kryer blerje online është 67 për qind. .

Pra, vendimi i uljes drastike të pragut mbajti me zor shqiptarët te bizneset e Samir Manes në QTU dhe TEG. Arsyetimi i vendimit në atë kohë ishte se ai do të shtonte të ardhurat në buxhet dhe formalizonte këtë treg. Por, efektet ishin të kundërta, sepse për blerjet nga Kina, që zinin peshën kryesore të tyre faturat nisën të lëshoheshin fiktive me çmime poshtë 22 euroshit, si praktikë pikërisht për të shmangur TVSH-në dhe tarifat e tjera doganore.

Ndërkohë, tregu nisi t’i përshtatej këtij deformimi të imponuar nga biznesmeni Samir Mane. Dyqane online nisën të vepronin brenda vendit, duke rivalizuar në çmime dhe cilësi biznesin e biznesmenit Mane. Njëri prej tyre ishte edhe “Dyqan Taxi”, që ofronte produkte të teknologjisë me çmime shumë herë më të favorshme se bizneset e Samir Manes.

Përmes një manovre në kufijtë e sjelljes monopolistike në treg, të ngjashme me atë që Facebook u gjobit së fundmi me 15 milionë dollarë nga SHBA, Samir Mane e bleu këtë kompani, i ndryshoi emrin dhe pothuajse e ka zhdukur sot nga tregu për shkak të rritjes së çmimeve.

Favorizimet nuk përfunduan me kaq. Në maj të 2019-s, një udhëzim i Doganave çonte sërish ujë në mullirin e Samir Manes. Udhëzimi përcaktonte kosto shtesë për blerjet online, ku TVSH-së 20 për qind dhe tarifës doganore në varësi të vendit të origjinës i shtohej edhe taksë mbi vlerën e postës.

Previous Post

Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria

Next Post

Gati arrestimi i Belinda Ballukut/ SPAK trondit kupolën e infrastrukturës dhe energjisë, nis shpërbërja e rrjetit…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shembet gurorja, 10 viktima në Indonezi

Shembet gurorja, 10 viktima në Indonezi

May 31, 2025
Kthim në Serinë A pas finales së Champions? Gati oferta tunduese për Xhixho Donarumën

Kthim në Serinë A pas finales së Champions? Gati oferta tunduese për Xhixho Donarumën

May 31, 2025
Tronditet qeveria italiane, vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si… Martina

Tronditet qeveria italiane, vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si… Martina

May 31, 2025
Turqia lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

Turqia lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

May 31, 2025
Shembet gurorja, 10 viktima në Indonezi
AKTUALITET

Shembet gurorja, 10 viktima në Indonezi

by Editor
May 31, 2025
0

Të paktën 10 persona u vranë dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur pas shembjes së një guroreje në Indonezi, thanë...

Read moreDetails
Kthim në Serinë A pas finales së Champions? Gati oferta tunduese për Xhixho Donarumën

Kthim në Serinë A pas finales së Champions? Gati oferta tunduese për Xhixho Donarumën

May 31, 2025
Tronditet qeveria italiane, vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si… Martina

Tronditet qeveria italiane, vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si… Martina

May 31, 2025
Turqia lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

Turqia lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

May 31, 2025
Trump njoftoi rritje prej 50% të tarifave të çelikut dhe aluminit, BE: Ky vendim shton pasiguri në ekonominë globale, jemi gati për kundërmasa

Trump njoftoi rritje prej 50% të tarifave të çelikut dhe aluminit, BE: Ky vendim shton pasiguri në ekonominë globale, jemi gati për kundërmasa

May 31, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shembet gurorja, 10 viktima në Indonezi

Shembet gurorja, 10 viktima në Indonezi

May 31, 2025
Kthim në Serinë A pas finales së Champions? Gati oferta tunduese për Xhixho Donarumën

Kthim në Serinë A pas finales së Champions? Gati oferta tunduese për Xhixho Donarumën

May 31, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al