Friday, October 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali “Shaka Boboshticë” – niseshte në djath, vaj palme në gjalp, qumësht pluhur në kos dhe miliona të fshehura nga tatimet. Pse nuk arrestohet Jani Shaka?

Editor by Editor
October 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Skandali “Shaka Boboshticë” – niseshte në djath, vaj palme në gjalp, qumësht pluhur në kos dhe miliona të fshehura nga tatimet. Pse nuk arrestohet Jani Shaka?
0
SHARES
1.3k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Investigim nga Timoni.al

Pas viteve të tëra që tregu shqiptar është mbushur me produkte bulmeti të reklamuar si “bio”, “të fshatit” apo “tradicionale”, hetimet e fundit tregojnë se pas etiketës “Shaka Boboshticë” fshihet një nga historitë më të rënda të abuzimit me ushqimin dhe me shëndetin e qytetarëve.

Burime të sigurta tregojnë se kjo kompani përdor niseshte për trashjen e djathit, vaj palme në gjalp dhe qumësht pluhur të importuar për prodhimin e kosit dhe gjizës, duke i shitur më pas si produkte të prodhuara nga qumështi i deleve e dhive të zonës. Në një kohë kur Boboshtica ka qenë simbol i qumështit të pastër, sot ajo është kthyer në vatër mashtrimi dhe rreziku për konsumatorin shqiptar.

Kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë verës së vitit të kaluar bllokuan tonelata produktesh të “Shaka Boboshticë” pas konstatimit të shkeljeve të rënda, por vetëm pak javë më vonë, sasia e madhe e djathit, gjalpit dhe gjizës që duhej të ishte shkatërruar, u rikthye në treg dhe u konsumua nga qytetarët.

Nga të dhënat e siguruara deri më tani, rezulton se inspektorët e AKU-së tregohen shumë të rreptë në fillimet e inspektimit por “zbuten” më pas. 

Ndoshta drejtuesit e AKU-së mund të dinë më shumë për këtë sjellje të vartësve të tyre; nëse është sjellje institucionale apo personale, gjë për të cilën nevojitet të shprehen pasi bëhet fjalë për shëndetin e shqiptarëve. 

Delet bëhen lopë? Numri i kafshëve bie, rritet sasia e qumështit!!! 

Perla në fakt del nga kryqëzimi i të dhënave të INSTAT, të cilat në fakt faktojnë krimin që po i bëhet shëndetit të Shqiptarëve prej makutërisë së prodhuesve dhe papërgjegjshmërisë ose më keq akoma, bashkëpunimit të AKU-së. 

Gjobë dy milionë dhe 183 produkt të bllokuar , AKU bastis kompaninë Shaka Boboshticë, detajet tronditëse (III)

Numri i deleve dhe dhive në Shqipëri ka rënë nga viti në vit për shkaqe të ndryshme që nisin nga mungesa e subvencioneve, politikat e gabuara në blegtori si edhe largimi i qytetarëve, mirëpo çfarë ndodh: INSTAT deklaron rritje të qumështit të deles dhe dhive, madje edhe rritje të sasisë së djathit të deles dhe dhisë që është mbledhur gjatë viteve të fundit në vend. 

Gjobë dy milionë dhe 183 produkt të bllokuar , AKU bastis kompaninë Shaka Boboshticë, detajet tronditëse (III)

Këto janë të dhëna zyrtare, të cilat nëse do të krahasoheshin nga ekspertët do të nxirrnin në pah abuzimet e frikshme që bëhen me prodhimin e djathit në vend me lloj lloj solucionesh dhe esencash që japin shijen sikur të jetë djath dhie apo djath dele. 

Pyetjes që quhet t’u japin përgjigje ekspertët e mëdhenj të AKU-së teksa certifikojnë qumësht serb apo me qumësht pluhur apo djath e gjalp me vaj palme ose kos me lloj lloj shtesash, është se si mundet që të rritet kaq shumë sasia e qumështit të deles dhe shisë kur numri i deleve dhe dhive po bie në mënyrë drastike në Shqipëri?! 

Një shpjegim mund të jetë rritja e produktivitetit të deleve, madje mund të dalë ndonjë shkencëtar (që bën analizat në Maqedoni dhe i shet si të BE-së) të thotë se tashmë delet janë bërë lopë dhe prodhojnë dyfishin e qumështit, por sërish shifrat nuk korrespondojnë. 

Arsyeja zyrtare ishte “mangësi në etiketim”, por në fakt analiza dhe gjoba prej 2 milionë lekësh ishin vetëm një perde tymi për të mbuluar një zinxhir abuzimesh që duhej të kishte çuar në kallëzim penal, jo në gjobë administrative. Shumë inspektorë të AKU-së që në fillim u shfaqën të rreptë gjatë kontrolleve, më pas “zbutën” qëndrimin, duke lejuar produktet të rifuten në treg pa transparencë për rezultatet laboratorike dhe pa asnjë garanci për konsumatorin.

Përtej manipulimeve me ushqimin, “Shaka Boboshticë” është gjithashtu një shembull tipik i evazionit fiskal. Të dhëna nga burime tatimore tregojnë se kompania fsheh një pjesë të madhe të të ardhurave reale, nuk deklaron të gjitha pagat e punonjësve, ndërsa shumë prej tyre punojnë pa sigurime dhe pa kontrata. Të ardhurat që qarkullojnë nëpër kasat e saj janë shumë më të ulëta se volumi i prodhimit që del çdo ditë nga stabilimenti në Boboshticë, çka përbën shkelje të qartë të ligjit dhe mashtrim ndaj shtetit shqiptar.

Në vend që të përballet me drejtësinë për mashtrimin me produkte ushqimore dhe evazionin fiskal, pronari i kompanisë, Jani Shaka, vijon të shfaqet në media si “prodhues i traditës” dhe të mburret me cilësinë e produkteve, ndërkohë që nën tryezë po dëmton shëndetin e mijëra qytetarëve. Këto janë krime që në çdo vend të Bashkimit Europian do të sillnin arrestim të menjëhershëm, konfiskim të pasurisë dhe ndalim të aktivitetit, por në Shqipëri duket se mjafton një “gjobë për etiketë” që gjithçka të mbyllet dhe dosjet të zbuten në sirtaret e institucioneve.

Nëse numri i deleve dhe dhive në vend është në rënie të ndjeshme, ndërsa prodhimi i qumështit dhe djathit të deles e dhisë rritet çdo vit, kjo do të thotë vetëm një gjë: dikush po mashtron dhe po përdor zëvendësues të dëmshëm për trupin e njeriut. Kjo nuk është thjesht çështje mashtrimi tregtar, por rrezik real për shëndetin publik.

Qindra ton produkte të përziera me niseshte, vaj palme dhe pluhur qumështi po përfundojnë çdo ditë në tryezat e familjeve shqiptare, përfshirë fëmijët. Dhe ndërsa shqiptarët paguajnë për “djath të fshatit”, ajo që konsumojnë është një përzierje kimike që dëmton zemrën, mëlçinë dhe sistemin tretës.

Përse nuk arrestohet Jani Shaka? Përse institucionet e drejtësisë heshtin përballë një kompanie që falsifikon produktet, mashtron konsumatorin, dëmton shëndetin e popullatës dhe i vjedh shtetit taksat?

Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente nga SPAK dhe organet ligjzbatuese. Në çdo vend normal të botës, prodhimi dhe shitja e ushqimeve të falsifikuara konsiderohet krim i rëndë kundër shëndetit publik. Në Shqipëri, duket se është bërë pjesë e sistemit.

Ndërkohë që delet në Shqipëri po pakësohen, qumështi i “delese së Boboshticës” po shtohet. Një mrekulli që vetëm abuzimi mund ta shpjegojë. Dhe në këtë abuzim, “Shaka Boboshticë” është vetëm maja e akullnajës së industrisë së ndotur të bulmetit shqiptar, ku rryma e korrupsionit, evazionit dhe papërgjegjshmërisë institucionale po helmon çdo ditë konsumatorin.

Previous Post

Falsifikimi ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese: “Kryetari i thotë gjyqtarëve të heshtin”, Curri kritikon ashpër Sadushin: Llahtari.

Next Post

“Greta Thunberg tregon prova tronditëse për dhunën nga ushtria izraelite”

Next Post
“Greta Thunberg tregon prova tronditëse për dhunën nga ushtria izraelite”

“Greta Thunberg tregon prova tronditëse për dhunën nga ushtria izraelite”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
"UÇK-ja është një shkak krenarie për çdo shqiptar" / Presidenti Begaj pritet në zyrë nga kreu i BDI-së për protestën në Tiranë.

“UÇK-ja është një shkak krenarie për çdo shqiptar” / Presidenti Begaj pritet në zyrë nga kreu i BDI-së për protestën në Tiranë.

October 17, 2025
Gjykata e Lartë bën thirrje për përjashtimin e Holta Zaçajt nga shqyrtimi i kërkesës së Naureda Llagamit.

Gjykata e Lartë bën thirrje për përjashtimin e Holta Zaçajt nga shqyrtimi i kërkesës së Naureda Llagamit.

October 17, 2025
Goditje e madhe për Chelsea-n, Maresca zbulon se Cole Palmer ka pësuar një dëmtim/ Ja sa javë do të jetë jashtë lojës ylli i “Bluve”

Goditje e madhe për Chelsea-n, Maresca zbulon se Cole Palmer ka pësuar një dëmtim/ Ja sa javë do të jetë jashtë lojës ylli i “Bluve”

October 17, 2025
39-vjeçari dërgohet në spital pas dhunës me sende të forta, policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

Vizitë e rreme për një të arrestuar, mjeku dhe infermierja në Gjirokastër përjashtohen nga detyra.

October 17, 2025
"UÇK-ja është një shkak krenarie për çdo shqiptar" / Presidenti Begaj pritet në zyrë nga kreu i BDI-së për protestën në Tiranë.
KRYESORE

“UÇK-ja është një shkak krenarie për çdo shqiptar” / Presidenti Begaj pritet në zyrë nga kreu i BDI-së për protestën në Tiranë.

by timoni.al
October 17, 2025
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, takoi sot Ali Ahmetin, liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i cili ndodhet në...

Read moreDetails
Gjykata e Lartë bën thirrje për përjashtimin e Holta Zaçajt nga shqyrtimi i kërkesës së Naureda Llagamit.

Gjykata e Lartë bën thirrje për përjashtimin e Holta Zaçajt nga shqyrtimi i kërkesës së Naureda Llagamit.

October 17, 2025
Goditje e madhe për Chelsea-n, Maresca zbulon se Cole Palmer ka pësuar një dëmtim/ Ja sa javë do të jetë jashtë lojës ylli i “Bluve”

Goditje e madhe për Chelsea-n, Maresca zbulon se Cole Palmer ka pësuar një dëmtim/ Ja sa javë do të jetë jashtë lojës ylli i “Bluve”

October 17, 2025
39-vjeçari dërgohet në spital pas dhunës me sende të forta, policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

Vizitë e rreme për një të arrestuar, mjeku dhe infermierja në Gjirokastër përjashtohen nga detyra.

October 17, 2025
Barcelona në vëmendjen e saj sulmuesin shqiptar që spikati gjatë Kualifikueseve, pas interesimit të lartë nga Gjermania.

Barcelona në vëmendjen e saj sulmuesin shqiptar që spikati gjatë Kualifikueseve, pas interesimit të lartë nga Gjermania.

October 17, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

"UÇK-ja është një shkak krenarie për çdo shqiptar" / Presidenti Begaj pritet në zyrë nga kreu i BDI-së për protestën në Tiranë.

“UÇK-ja është një shkak krenarie për çdo shqiptar” / Presidenti Begaj pritet në zyrë nga kreu i BDI-së për protestën në Tiranë.

October 17, 2025
Gjykata e Lartë bën thirrje për përjashtimin e Holta Zaçajt nga shqyrtimi i kërkesës së Naureda Llagamit.

Gjykata e Lartë bën thirrje për përjashtimin e Holta Zaçajt nga shqyrtimi i kërkesës së Naureda Llagamit.

October 17, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al