Klima e krijuar në RTSH me pushimet masive, punësimin e njerëzve që kanë punuar si vartës të Pezes në Alpenews apo në Ora News, njerëz me lidhje familjare dhe shoqërore me të, e bëjnë edhe dramatike situatën. Një televizion që mbahet me taksat e shqiptarëve, po kthehet në një televizionprivat për qokat e Pezës, duke cënuar gazetarinëedhe profesionalizmin.
Drejtori që merret nga karriget, te skaleta e lajmeve, te festivali dhe te koshat e plehrave, që vendos kamera përgjimi dhe numëron gotat e ujit, nuk është modeli i drejtorit profesonist që i përgjigjet nevojave për ta kthyer RTSH-në nënjë televizion të shikueshëm.
Peza nëpërmjet sekserit të tij, Izmir Hajdari, po e mbush televizionin më të vjetër në Shqipëri me “njerëz nga rruga” duke i graduar shefa në pozicione drejtuese pa garë dhe pa konkukurse siç e parashikon ligji. Nëse do të fillosh punë si operator në RTSH duhet të paguash 5 mijë euro tek sekseri i Pezës.
Shoferi dhe Sekseri i Pezës, Izmir Hajdari, me meratimin e shefit të tij që shikon televizionin si pronës e babës së vet, ka vendosur si shef prodhimi pa konkurs dhe pa garë sic e parashikon ligji, një njeri me shkollë të mesme, pa formimin e duhur dhe pa merak eksperiencë si Vladimir Grori. Grori do të drejtoj të gjithë prodhimin dhe shumë emra të njohur me eksperiencë në realizimin e projekte të sukseshme do të drejtohen nga një operator pa shkollë që di vetëm ti bëj zoom kameras dhe të lidhi kabllot e transmetimit.
Një burim i tha portalit Timoni.al se: “Vladimir ishte kameraman ne Vizion Plus dhe u be drejtor prodhimi sepse i dha izmirit 10 mije euro per pozicionin e drejtorit”.
Po i njëjti burim thekson se: “Erion Xhabafti per pozicionin e shefit te operatoreve pagoj 5 mije euro tek Izmir Hajdari per vendin e punes ne RTSH”.
Këto info bëhen të besueshme nga foto që ka nisur në portalin tonë burimi jonë brenda RTSH, G.D
Në foto e shkrepur në një kafe pranë televizionin shihet grupi i Pezës duke kaluar kohën dhe duke mos prekur asnjë punë me dorë.
Blerta Tafani një njohje e vjetër e Pezës është emëruar zv/drejtoreshë si njeriu që do firmos tendera dhe projekte me miratimin e shefit të saj.
Shumë shpejtë priten të tjera zhvillime nga grupi i “zullumit” që ka marrë në dorë drejtimin e RTSH. Sipas burimeve personat që kanë dhënë lek për t’u punësuar apo për t’u bërë drejtues, i kanë filmuar momentin e dhënieve të lekëve dhe këto video janë marr në dorëzim nga SPAK.
Izmir Hajdari– Shoferi dhe sekseri i Alfred Peza
Blerta Tafani( Hajdari)- Zv.Drejtoresh e Pergjitheshme.
Erion Xhabafti– Shefi i Operatoreve.
Vladimir Grori– Drejtor Prodhimi RTSH.