Thursday, February 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali me TIMS, si mbylli sytë AKSHi para rastit të Ervin Muçës

Editor by Editor
April 22, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Skandali me TIMS, si mbylli sytë AKSHi para rastit të Ervin Muçës
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Ervin Muça është kthyer në personin që mund t’i japë zgjidhje çështjes të rrjedhjes të të dhënave të sistemit TIMS por jo vetëm. Emri i tij është një prej atyre që do të thirren si dëshmitarë “kyç” në Komisionin Hetimor. Edhe pse ka pasur akses ndër të dhënat më të rëndësishme në vend, për shkaqet që nuk dihen, ai nuk ishte pajisur kurrë me një certifikatë sigurie, kriter për një punonjës që merret me të dhëna që konsiderohen “tepër sekret”. Lidhur me mungesën e dokumentit të rëndësishëm, Muça pretendon se nuk e ka pasur të nevojshëm. 

“Unë jam emëruar në detyrën e Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit më datë 25 qershor 2023. Ajo që dua të theksoj është që nuk kam qenë asnjëherë i punësuar në strukturat e Policisë së Shtetit dhe për këtë arsye nuk jam i pajisur me certifikatë sigurie,”-rrëfente ai. 

Mungesën e këtij dokumenti të rëndësishëm e ka konfirmuar edhe nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), që që shkruante: Ervin Muça nuk është i pajisur me CSP (certifikatë të sigurisë së personelit) dhe për rrjedhojë nuk ka asnjë kërkesë për konfirmim të vlefshmërisë. Këtë deklaratë e japin pa të keq, sikur nuk janë në shkelje me ligjet dhe sikur nuk kanë lënë një person të panjohur, që na del me përfshirje me krimin edhe në Itali, të kontrollojë çdo të dhënë që ia ka ënda. 

Për të njëjtin person, deputeti demokrat Asllan Dogjani, në një mbledhje të Komisionit Hetimor tha se ka informacione se Ervin Muça, në kohën që ka qenë në punë te AKSHI ka transferuar nga emri i një punonjësi 1 milion euro. Në mbledhjen e komisionit hetimor të TIMS, Dogjani tha se pasi është zbuluar ka bërë kallëzim dhe është larguar nga puna. E gjithë historia është mbyllur me kaq, kur në fakt çështja duhet të kthehej në një skandal nga vetë AKSHI. 

“Në kohën që ka qenë te AKSHI, paska një kallëzim nga punonjësi i tij, që paska ndërhyrë nëpërmjet një punonjësi të transferojë 1 milion euro një kompanie Soft–Solution dhe e ka kap shefja e thesarit dhe kur ka pyetur këtë punonjësin, ky ka thënë unë nuk di gjë. Atëherë ka bërë kallëzim punonjësi dhe është larguar nga puna,”-tha ndër të tjera Dogjani në fjalën e tij.

Por nuk kishte si të ndodhte, pasi kompania që kishte marrë paratë, tek e cila Muça akuzohet se është treguar shumë “bamirës” është në emër të Ermal Beqirit, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave të IT-së nga AKSHI. Po i njëjti person, Ermal Beqiri, ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e kompanisë Horizon, një shoqëri me pronësi në Qipro, e cila është përfituese e disa kontratave publike në Teknologjinë e Informacionit. Ndërsa vetëm me kompaninë e tij ka përfituar mbi 18 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari i shtetit për tenderat e fituar kryesisht nga AKSHI. Nga këto, 1 milionë i ka pasur falë Muçës, me të cilin nuk dihet se çfarë e lidh.

Kallzimi është harruar, e po ashtu edhe paratë. Ndërsa të dhënat morën dhenë. Megjithatë deri tani të gjithë kanë zgjedhur heshtjen duke tentuar që të minimizojnë skandalin. Askush nuk përgjigjet sesi është futur ky person në të gjitha këto institucione pa një certifikatë sigurie? Si ka mundur? A mban kush përgjegjësi? Përveç të dhënave të TIMS dhe skandalit me transferimin e parave; ky person dyshohet se ka gisht edhe tek “rrjedhja” e të dhënave të targave. Për këto do mbajë ndonjë institucion përgjegjësi? AKSHI vetë? Deri më tani nuk ka asnjë reagim, por drejtoresha Mirlinda Karçanaj është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku patjetër duhet të japë llogari edhe për këtë skandal, që nuk kanë si ta minimizojnë./ZËRI

Previous Post

Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, Gjykata e Durrësit liron gjyshen

Next Post

“Nuk të bëjnë burrë mustaqet”, Egla përplaset me Romeon: Ik grisu, idiot

Next Post
“Nuk të bëjnë burrë mustaqet”, Egla përplaset me Romeon: Ik grisu, idiot

“Nuk të bëjnë burrë mustaqet”, Egla përplaset me Romeon: Ik grisu, idiot

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Deputeti Hoxha i përgjigjet Muçit: A je në vetëdije që sugjeron përdorim molotovi? Qeveria duhet të ruhet nga ndjesitë negative të popullit.

Deputeti Hoxha i përgjigjet Muçit: A je në vetëdije që sugjeron përdorim molotovi? Qeveria duhet të ruhet nga ndjesitë negative të popullit.

February 12, 2026
"Çfarë po bën që shtrihesh kështu?" Bido reagon ndaj akuzave të tij, ndërsa Berisha ndërhyn duke bllokuar foltoren.

“Çfarë po bën që shtrihesh kështu?” Bido reagon ndaj akuzave të tij, ndërsa Berisha ndërhyn duke bllokuar foltoren.

February 12, 2026
Berisha dhe deputetët e PD pengojnë fjalën në foltore, Peleshi ndërpritet seancën: Do të rikthehemi kur të rregullohet rendi në sallë.

Berisha dhe deputetët e PD pengojnë fjalën në foltore, Peleshi ndërpritet seancën: Do të rikthehemi kur të rregullohet rendi në sallë.

February 12, 2026
“Dokumentet e SPAK për Ballukun janë kyçur”, Peleshi i përgjigjet Shehut: Ju po kërkoni të rrisni klikimet, por ekziston një urdhër për të mos i publikuar ato.

Lajmi Fundit

Deputeti Hoxha i përgjigjet Muçit: A je në vetëdije që sugjeron përdorim molotovi? Qeveria duhet të ruhet nga ndjesitë negative të popullit.

by timoni.al
February 12, 2026
0

Ish-ministri Ervin Hoxha ka kritikuar ashpër opozitën për përdorimin e fëmijëve në protestat e tyre, duke e cilësuar këtë veprim...

Read moreDetails
"Çfarë po bën që shtrihesh kështu?" Bido reagon ndaj akuzave të tij, ndërsa Berisha ndërhyn duke bllokuar foltoren.

“Çfarë po bën që shtrihesh kështu?” Bido reagon ndaj akuzave të tij, ndërsa Berisha ndërhyn duke bllokuar foltoren.

February 12, 2026
Berisha dhe deputetët e PD pengojnë fjalën në foltore, Peleshi ndërpritet seancën: Do të rikthehemi kur të rregullohet rendi në sallë.

Berisha dhe deputetët e PD pengojnë fjalën në foltore, Peleshi ndërpritet seancën: Do të rikthehemi kur të rregullohet rendi në sallë.

February 12, 2026
“Dokumentet e SPAK për Ballukun janë kyçur”, Peleshi i përgjigjet Shehut: Ju po kërkoni të rrisni klikimet, por ekziston një urdhër për të mos i publikuar ato.

“Dokumentet e SPAK për Ballukun janë kyçur”, Peleshi i përgjigjet Shehut: Ju po kërkoni të rrisni klikimet, por ekziston një urdhër për të mos i publikuar ato.

February 12, 2026
“Rama publikon pjesë nga mbrojtja e Thaçit: ‘Pafajësia e tij është pozicioni fillestar’, shpjegon arsyet përballë kritikave ndërkombëtare.”

“Rama publikon pjesë nga mbrojtja e Thaçit: ‘Pafajësia e tij është pozicioni fillestar’, shpjegon arsyet përballë kritikave ndërkombëtare.”

February 12, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Deputeti Hoxha i përgjigjet Muçit: A je në vetëdije që sugjeron përdorim molotovi? Qeveria duhet të ruhet nga ndjesitë negative të popullit.

Deputeti Hoxha i përgjigjet Muçit: A je në vetëdije që sugjeron përdorim molotovi? Qeveria duhet të ruhet nga ndjesitë negative të popullit.

February 12, 2026
"Çfarë po bën që shtrihesh kështu?" Bido reagon ndaj akuzave të tij, ndërsa Berisha ndërhyn duke bllokuar foltoren.

“Çfarë po bën që shtrihesh kështu?” Bido reagon ndaj akuzave të tij, ndërsa Berisha ndërhyn duke bllokuar foltoren.

February 12, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al