Monday, May 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali me diplomat e WISDOM/ U korruptua për një çantë me vlerë 2 mijë euro? ASCAL: Shqiponja Telhaj s’ka qenë asnjëherë presidente e bordit

Editor by Editor
September 20, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Skandali me diplomat e WISDOM/ U korruptua për një çantë me vlerë 2 mijë euro? ASCAL: Shqiponja Telhaj s’ka qenë asnjëherë presidente e bordit
0
SHARES
44
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Bordi i Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë ka reaguar lidhur me skandalin e shitjeve të diplomave false nga Kolegji Universitar WISDOM drejt Italisë.  Në reagimin e tyre thuhet se Shqiponja Telhaj, për të cilën në dosjen e prokurorisë italiane thuhet se është korruptuar me një çantë me vlerë 2 mijë euro, nuk ka asnjë lidhje me skandalin dhe se është përfshirë gabimisht. 

Më tej thuhet se Telhaj nuk ka ushtruar në asnjë moment detyrën e presidentes së Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), por ushtron nga korriku 2021 detyrën e Kryetares së Bordit të Akreditimit. Bordi thotë se përgjimet i referohen “Presidente della ASCAL”, ndërsa në komentet e dosjes është vënë gabimisht emri (i përkthyer) i kryetares së bordit si drejtuese e institucionit të ASCAL. Në vazhdim shprehen se Telhaj jeton dhe aktivitetin e saj e kryen në Britani, dhe se gjithashtu edhe në ditën kur është zhvilluar darka e pretenduar ka qenë atje. 

Në reagimin e tyre shprehen se Bordi i Akreditimit deri më sot nuk ka marrë asnjë vendim për akreditimin institucional të WISDOM dhe se e gjithë vendimmarrja e Bordit lidhur me akreditimet mbështetet në raportet e hartuara nga ekspertët që përcaktohen nga ASCAL dhe dokumentacionet e dorëzuara nga institucionet.

REAGIMI I PLOTË:

Republika e Shqipërisë

Bordi i Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

Duke marrë shkas nga publikimet e fundit të pasakta në media lidhur me përfshirjen e gabuar të emrit të kryetares së Bordit të Akreditimit, Prof. Shqiponja Telhaj, në dosjen N.4682/21 R.G.N.R, N1239/22 R.G.G.I.P të Gjykatës së Tranit, dëshirojmë të sqarojmë si më poshtë:

Në përgjimet e publikuara të dosjes hetimore, personat e akuzuar shprehen se “kanë shkuar për darkë në datë 8 Mars 2022 dhe i kanë dhuruar një çantë Louis Vuitton Presidentes së ASCAL”. (faqe 217 e dosjes).

Së pari, Prof. Shqiponja Telhaj nuk ka ushtruar në asnjë moment detyrën e presidentes së Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), por ushtron nga korriku 2021 detyrën e Kryetares së Bordit të Akreditimit. Përgjimet i referohen “Presidente della ASCAL”, ndërsa në komentet e dosjes është vënë gabimisht emri (i përkthyer) i kryetares së bordit si drejtuese e institucionit të ASCAL.

Sqarojmë se në bazë të nenit 15 të Ligjit për Arsimin e Lartë, Bordi i Akreditimit është organ kolegjial vendimmarrës dhe i pavarur në veprimtarinë e tij, i ngritur pranë ASCAL. ASCAL drejtohet nga një Drejtor, ndërsa Bordi i Akredimit nga Kryetari i Bordit të Akreditimit. Prof. Shqiponja Telhaj ka mbajtur dhe mban vetëm detyrën e Kryetares së Bordit të Akreditimit.

Së dyti, kryetarja e Bordit të Akreditimit, Prof. Telhaj jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj akademik në Mbretërinë e Bashkuar, dhe deklaron se ka qenë ne Mbretërinë e Bashkuar edhe në ditën kur është zhvilluar darka e pretenduar. Këto fakte janë lehtësisht të verifikueshme nëpërmjet sistemit TIMS. Ndërkohë që Prof. Telhaj do ta ndjekë çështjen edhe ligjerisht për të kërkuar tërheqje dhe kërkim falje për akuzat e rreme, anëtaret e bordit dëshirojnë të ritheksojnë besimin e tyre të plotë në integritetin e saj në drejtimin e bordit.

Së treti, Bordi i Akreditimit i drejtuar nga Prof. Telhaj deri më sot nuk ka marrë asnjë vendim për akreditimin institucional të institucionit në fjalë.

Së katërti, e gjithë vendimmarrja e Bordit lidhur me akreditimet mbështetet në raportet e hartuara nga ekspertët që përcaktohen nga ASCAL dhe dokumentacionet e dorëzuara nga institucionet.

Së fundmi, incidente të tilla ndikojnë në reputacionin dhe integritetin e të gjithë bordit. Duke i bërë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse që të hetojnë çështjen dhe të korrigjojnë gabimet në dosje, Bordi i Akreditimit shpreh indinjatën e tij të thellë për njollosjen e emrit dhe reputacionit të Prof. Telhaj për shkak të mungesës së verifikimit të duhur të fakteve nga institucionet italiane dhe mediat shqiptare.

Anëtarët e Bordit te Akreditimit:

Prof. Iraj Hashi MBE – University of Staffordshire, Angli

Prof. Indrit Hoxha – Pennsylvania State University, Amerike

Dr. Tomasz Jelenski – Cracoë University of Technology, Poloni

Alexander Kohler – Ministry of Education & National Quality Assurance Council, Austri

Prof. Dritan Nace – University of Technology of Compiègne, France

Dr. Maurice Oudejans – University of Amsterdam, Hollande

Ass. Prof. Darinka Piqani – University of Leiden, Hollande

Assoc. Prof. Kita Sallabanda – University Complutense of Madrid, Spanje

Prof. Aysen Savas Sargin – Middle East Technical University, Turqi

Prof. Shqiponja Telhaj–University of Sussex & CEP-London School of Economics, Angli

Prof. Lea Ypi – London School of Economics – Angli

Në artikullin e mediave italiane thuhet se dokumentet e prokurorisë italiane gjithashtu dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit.

Previous Post

Vrau dhe groposi dy foshnjet e saj, arrestohet studentja italiane, detajet e krimit makabër

Next Post

Shtet k*rvash/ Kujt ja kishe marrë mendja! Moderatorja simpatike e ekranit, do të bëjë “vetingun” e doganierëve 

Next Post
Shtet k*rvash/ Kujt ja kishe marrë mendja! Moderatorja simpatike e ekranit, do të bëjë “vetingun” e doganierëve 

Shtet k*rvash/ Kujt ja kishe marrë mendja! Moderatorja simpatike e ekranit, do të bëjë "vetingun" e doganierëve 

Qarku Elbasan/ PS kryeson me 61.3%, PD-ASHM siguron 28.9% të votave! Renditet forcë e tretë “Shqipëria Bëhet”
AKTUALITET

Qarku Elbasan/ PS kryeson me 61.3%, PD-ASHM siguron 28.9% të votave! Renditet forcë e tretë “Shqipëria Bëhet”

by Editor
May 12, 2025
0

Janë numëruar 318 kuti në qarkun Elbasan, nga 508 që janë në total, ku sipas rezultateve kryeson Partia Socialiste. Partia Socialiste...

Read moreDetails
Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

May 12, 2025
Vllaznia-Egnatia/ Sot vendoset titulli kampion, ja sa tifozë priten në “Arenën Kombëtare”

Vllaznia-Egnatia/ Sot vendoset titulli kampion, ja sa tifozë priten në “Arenën Kombëtare”

May 12, 2025
Zgjedhjet e 11 majit/ PE: Kushte të pabarabarta garimi në media, financimi jo transparent vazhdon të jetë shqetësues

Zgjedhjet e 11 majit/ PE: Kushte të pabarabarta garimi në media, financimi jo transparent vazhdon të jetë shqetësues

May 12, 2025
Patronazhimi/ Zannier flet për Vorën dhe Petro Ninin: Personat largoheshin me vrap, duhet veprim për mosreagimin e policisë

Patronazhimi/ Zannier flet për Vorën dhe Petro Ninin: Personat largoheshin me vrap, duhet veprim për mosreagimin e policisë

May 12, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qarku Elbasan/ PS kryeson me 61.3%, PD-ASHM siguron 28.9% të votave! Renditet forcë e tretë “Shqipëria Bëhet”

Qarku Elbasan/ PS kryeson me 61.3%, PD-ASHM siguron 28.9% të votave! Renditet forcë e tretë “Shqipëria Bëhet”

May 12, 2025
Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

May 12, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al