Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SKANDALI ME 8S2/ Ago Gjolaj mbushi tregun me pije false, si hesht AKU për firmën që s’dihet si i prodhon dhe sulmi i paprecedentë ndaj prokurores

Editor by Editor
April 23, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
SKANDALI ME 8S2/ Ago Gjolaj mbushi tregun me pije false, si hesht AKU për firmën që s’dihet si i prodhon dhe sulmi i paprecedentë ndaj prokurores
0
SHARES
85
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Edhe pse e vënë nën sekuestro, kompania BM SHPK në pronësi të biznesmenit Ago Gjolaj që dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që trafikon drogë dhe ka qenë nën hetim për kontrabandë e pastrim parash, vijon të jetë aktive në treg.

Së fundmi, kompania BM SHPK po promovon daljen e një produkti të ri në treg “8S2”, por këtë herë, me logon ngjyrë blu dhe pa sheqer.

Me urdhër të Prokurorisë kompania ‘B.M’ sh.p.k., pronë e Sonjela Gjolajt, dhe me administrator Ago Gjolaj, është sekuestruar bashkë me 97 mjete, kryesisht “Lamborghini” që janë bvërë pjesë e spoteve publicitare të pijes energjike.

Historia e përplasjeve të kësaj kompanie me “Arseni Company” që prodhon “B52” është e hershme, që në ‘boom’-in e parë të pijeve energjike në tregun shqiptar.

Prej 7 vitesh, Ago Imer Gjolaj nga Malësia e Madhe, ka futur në treg pijet energjike të cilat i shet me ambalazh, logo e emër fals si pije “B52”. Për të krijuar konfuzion, të njëjtën pije, Ago Gjolaj e tregton dhe me logot “852” e “8S2”.

Ndërkohë që zyrtarisht, sipas Drejtorisë së Marka-Patentave, Drejtorisë së Tatimeve e Drejtorisë së Doganave, në Shqipëri është vetëm një pije e certifikuar si “B52”, që ka si përfaqësuese ligjore kompaninë “Arseni Sh.p.k” me administrator Arsen Bajramin.

Menjëherë pas daljes në treg të “B52” të parë, të gjithë konsumuesit e pijes energjike e përqafuan këtë produkt të ri, shumë herë më të lirë se sa të tjerët që ekzistonin deri në atë kohë.

Tregu ishte krijuar dhe Gjolaj nuk kishte nevojë të lëvizte as gishtin për marketing. Ndaj, pa marrë parasysh për ligjet dhe rregullat që po shkelte mbushi marketet me pijet e falsifikuara që edhe sot e kësaj dite tregtohen lirshëm, duke krijuar konfuzion tek konsumatorët.

Fakti që ishte hetuar dhe për kontrabandë mallrash, ia bënte më të lehtë punën duke qenë se doganën në kufirin mes Shkodrës dhe Malit të Zi e kishte të ‘tijën’.

Në këtë mënyrë, Ago Gjolaj arriti që të sundonte tregun, pasi sipas raportit Nr. 154/M.a, datë 22.04.2022 të Anti-krimit Ekonomik dhe Proces-Verbalit të Kontrollit Nr. 67/2, datë 19.05. 2022 të Taskë- Forcës Hetimore” të Tatimeve, firma “M.B Sh.p.k” është konstatuar se nxjerr në treg, 60 herë më tepër sasi pijesh, se sa raporton të prodhuara e importuara.

Gjithashtu, një fakt tjetër është edhe se tre bar-kodet ndërkombëtare e kombëtare që ka stampuar në ambalazhet e pijeve “B52” e me 2 emra të tjerë “852” e “8S2” dhe në dokumentet e import-eksporteve, prodhimit e tregut, nuk figurojnë në regjistrin e pronësisë industriale shqiptare me emrin e firmës “B.M Sh.p.k”, pasi kjo pije është false.

Nga viti 2017 dhe deri në botimin e këtij artikulli, janë ndërruar një sërë ministrash që kanë drejtuar kabinetin e Ministrisë së Financave, por asnjëri prej tyre, duke nisur nga Arben Ahmetaj, Anila Denaj, Delina Ibrahimaj dhe Ervin Mete që e mban aktualisht këtë post, nuk kanë guxuar të urdhërojnë sekuestrimin e këtij malli të falsifikuar.

Arsyeja? Dyshohet se ryshfeti!

Megjithatë, Ago Imer Gjolaj duket se nuk është nga ata njerëz që ruan një profil të ulët. Përmes promove dhe reklamave, pjesë të të cilave ka bërë edhe personazhë mjaft të njohur publikë, një prej tyre dhe fituesin e Big Brother VIP2, Luiz Ejlli, ai i bën “karshillëk” drejtësisë dhe me dhjetëra automjete luksoze tip “Lamborghini”, të cilat i ka veshur me logon e “8S2” dhe i përdor për të promovuar pijet jo origjinale.

Ndërkohë që e gjitha kjo ndodh, shteti fle gjumë!

Prokuroria mbrohet me faktin se emri tregtar i pijes është “8S2” dhe jo “B52” siç është ajo e kompanisë “Arseni Company”, por në fakt, siç edhe sipërcituam, në Shqipëri janë futur kontrabandë pije që bazuar në bar kodet, nuk rezultojnë në pronësi të asnjërës prej këtyre kompanive.

Çuditërisht, dhe pse të gjithë e dinë që importuesi është Gjolaj, autoritetet nuk veprojnë dot.

Shoqëria “Arseni Company” shpk, pronar i ligjshëm i markës tregtare B52, u ka kërkuar shumë herë publikisht autoriteteve të ndërpresin veprimet e paligjshme të konkurrencës, ndërsa ka paralajmëruar dhe veprime ligjore kundër individëve me pushtet që kanë marrë përsipër të shkelin të drejtat kushtetuese dhe barazinë e operatorëve në treg.

Zëdhënësi i shoqërisë Alban Bala ka dorëzuar dhe një numër kërkesash zyrtare pranë zyrës se Kryeministrit Edi Rama, drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe krimit ekonomik si dhe pranë Drejtorisë se Përgjithshme te Doganave.

 “Ne jemi te vendosur qe cdo veprim te jashtëligjshëm ta adresojmë plotësisht, me rrugë administrative ose përmes drejtësisë. Kur Gjykatat përbuzen nga administrata shtetërore, kur tregu vazhdon te furnizohet me nje produkt te paligjshëm qe imiton markat e shoqerise Arseni shpk, eshte detyre e jona te mbrojme si ligjshmerine ashtu edhe konsumatorin”, është shprehur Alban Bala.

Shoqëria “Arseni Company” shpk e ka fituar me gjyq të drejtën ekskluzive të tregtimit të kësaj pije. Deri në vitin 2017 u përball me shoqërinë “Bavaria”.

“Bavaria N.V.” humbi përfundimisht çdo të drejtë mbi markën B52 pas dy vendimeve të Gjykatës së Larte, e cila konfirmoi një numër vendimesh te njëjta. Ky proces i cili zgjati gati 10 vite u mbyll ne Tetor 2017 dhe prej janarit 2018, “Bavaria N.V” nuk ka më të drejtë të prodhojë apo të shesë në tregun shqiptar pijen energjike B52.

Megjithatë malli kontrabandë vijon të hyjë qetësisht nga Dogana Shqiptare. Një pjesë prodhohet nga “BM Group” me emrin zyrtar 8S2, ndërkohë që tregu ka 60 herë më shumë sasi, duke ngritur pikëpyetje të mëdha edhe për atë ç’ka konsumojnë qytetarët.

Megjithatë alternativat janë vetëm dy, këto pije ose mbushen në bodrume që nuk kanë asnjë lidhje me përmbushjen e kritereve që duhet të ketë një vendproshim, ose futen kontrabandë në vnedin tonë.

Dhe nuk dimë të themi cila prej tyre është e keqja më e vogël!

Zyrtarisht hetimet vijojnë dhe nuk dihet se si do të mbyllen. Autoritetet e Malit të Zi kanë qenë duke hetuar edhe bashkëshorten e Ago Gjolajt, Sonjela Gjolaj, e cila ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një jahti luksoz me vlerë 300 mijë euro nga një shtetas malazez të përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash.

Kjo vorbull skandali ka përfshirë dhe prokuroren Blerta Hamza që nisi të sulmohej pas hetimeve. Në lajme raportohej se prokurorja Blerta Hamza është kujtuar pas shtatë vitesh për nisjen e hetimeve dhe për më tepër ka dalë në konkluzione pa marrë më parë në pyetje askënd nga kompania, madje as vetë biznesmenin, Ago Gjolaj.

“Ajo citon një kontratë të lidhur nga një e afërme e Ago Gjolajt për blerjen e një mjeti lundrues në Malin e Zi me vlerë 300 mijë euro. Për t’i shtuar dozat e protagonizmit, prokuroria thotë se mjeti është luksoz dhe se është blerë në Mal të Zi nga një person i përfshirë në aktivitete kriminale dhe i akuzuar për pastrim parash. Pa provuar më parë burimin e 300 mijë eurove, as fjala luksoz dhe as e shkruara e shitësit në Mal të Zi nuk mund të përbëjnë prova në gjykatë që të sekuestrohet një biznes i tërë në Shqipëri, që punëson qindra persona. E para, 300 mijë eurot vështirë se mund të konsiderohen luks sot në Shqipëri, kur çmimi i një apartamenti po shkon drejt këtyre shifrave. E dyta, nuk është as detyra dhe as përgjegjësia e blerësit që të kërkojë dëshmi penaliteti për shitësin, aq më tepër që në këtë rast ka qenë, është, apo mund të jetë subjekt drejtësie i një vendi tjetër,”- thuhet në një prej artikujve.

Në fund, pa përgjigje mbeten dy pyetje:

Deri kur shqiptarët nuk do të dine se çfarë konsumojnë?

A është kjo një nga ato përplasjet që kur nuk njihet ligji, kërcet arma dhe do të mbushin faqet e kronikës së zezë?

Ndoshta vetëm atëherë, ryshfeti nuk do të vlejë më dhe autoritetet do të zgjohen! /ZERI/

Previous Post

‘Mashtrues je…’/ Fansat i përmendin Bes Kallakun gjatë koncertit, Xhensila Myrtezaj thumbon aktorin: Xhelozon ëëë?

Next Post

Romancë e ndaluar, shqiptari që qëlloi 42 herë me thikë ish-të dashurën doli para gjykatës

Next Post
Romancë e ndaluar, shqiptari që qëlloi 42 herë me thikë ish-të dashurën doli para gjykatës

Romancë e ndaluar, shqiptari që qëlloi 42 herë me thikë ish-të dashurën doli para gjykatës

“Rama, një autokrat”/ Mediat gjermanishfolëse: Sistemi i tij klientelist i mirëvajosur i siguron suksesin në zgjedhje
AKTUALITET

“Rama, një autokrat”/ Mediat gjermanishfolëse: Sistemi i tij klientelist i mirëvajosur i siguron suksesin në zgjedhje

by Editor
May 13, 2025
0

TIRANË- Gazeta "Neue Zürcher Zeitung", i ka kushtuar një artikull zgjedhje në vendin tonë. Pas zgjedhjeve në Shqipëri, media gjermanishtfolëse shkruan se...

Read moreDetails
“Thasë të mbushur nga patronazhistët e PS!” Votat e diasporës nga Greqia/ PD: Të provohet që zarfet janë marrë personalisht nga zgjedhësit

“Thasë të mbushur nga patronazhistët e PS!” Votat e diasporës nga Greqia/ PD: Të provohet që zarfet janë marrë personalisht nga zgjedhësit

May 13, 2025
Procesi i numërimi drejt fundit edhe në Kamëz, PD-ASHM kryeson me 44.68 %

Procesi i numërimi drejt fundit edhe në Kamëz, PD-ASHM kryeson me 44.68 %

May 13, 2025
Artan Fuga replikon me analistët që komentojnë zgjedhjet: Qënie hibride, midis injorantit dhe të diturit, që ndyejnë studiot e mediave

Artan Fuga replikon me analistët që komentojnë zgjedhjet: Qënie hibride, midis injorantit dhe të diturit, që ndyejnë studiot e mediave

May 13, 2025
Rezultati në zgjedhje në favor të socialistëve, Rama pritet të prononcohet ditën e mërkurë, detaje

Rezultati në zgjedhje në favor të socialistëve, Rama pritet të prononcohet ditën e mërkurë, detaje

May 13, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Rama, një autokrat”/ Mediat gjermanishfolëse: Sistemi i tij klientelist i mirëvajosur i siguron suksesin në zgjedhje

“Rama, një autokrat”/ Mediat gjermanishfolëse: Sistemi i tij klientelist i mirëvajosur i siguron suksesin në zgjedhje

May 13, 2025
“Thasë të mbushur nga patronazhistët e PS!” Votat e diasporës nga Greqia/ PD: Të provohet që zarfet janë marrë personalisht nga zgjedhësit

“Thasë të mbushur nga patronazhistët e PS!” Votat e diasporës nga Greqia/ PD: Të provohet që zarfet janë marrë personalisht nga zgjedhësit

May 13, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al