Saturday, May 31, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali i Qeverisë/ Universitetet publike drejt privatizimit. Miratohet me VKM tjetërsimi i Universiteteve Publik në Fondacione. Asgjeson arsimin e lartë

Editor by Editor
January 6, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE
0
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

DEKLARATË E DREJTUESES SË DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË PD

Universiteti shqiptar ndodhet në udhëkryqin më të errët e në ditët më të vështira që prej themelimit të tij.

Me një vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria po tjetërson statusin e universiteteve publike, duke i shndërruar në universitete publike të pavarura ose – siç quhen në VKM, – në fondacione.

VKM 741 vë në praktikë kreun famëkeq 12 të Ligjit 80 për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, që është kundërshtuar nga ekspertë të huaj dhe vendas qysh me miratimin e tij më 2015.

Ky vendim asgjëson përfundimisht themelet dhe shtyllat bazë mbi të cilat ngrihet e funksionon universiteti, asgjëson misionin e universitetit si e mirë publike – që përcaktohet në nenin 1 të Ligjit 80 – duke e parë universitetin si pronë private dhe vetëm si burim fitimprurës.

Përmes kësaj VKM  universitetet do të rithemelohen,  thënë ndryshe:

–           pasuritë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme do të rivlerësohen si fondacione me vlerën e tregut;
–           gjendja financiare dhe burimet financiare të universiteteve publike duhet të garantojnë zhvillimin e veprimtarisë së tyre për të paktën 3 vjet akademikë;    e për më tepër;
–           do të lidhin kontrata një vjeçare pune për personelin akademik të punësuar.

Rithemelimi i universiteteve si fondacione, privatizimi i tyre dhe kontratat e punës 1- vjeçare për pedagogët do të thotë: nxjerrje në ankand të institucioneve të arsimit të lartë publik, të cilat, për shkak të shtrëngesës për mbijetesë do të detyrohen të rrisin taksat e studentëve.
Pas goditjes së autonomisë së universiteteve dhe centralizimit të saj në plan financiar e administrativ dhe atë të lirive akademike.

–           pas ngritjes së një sërë agjencish jashtë ministrisë së arsimit, që si masat tumorale burokratizojnë vertikalisht jetën e universiteteve dhe shpenzojnë buxhetin e tyre (kujtojmë se AKFAL – Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë nuk funksionon fare),
–           pasi mbylli prej 9 vitesh studimet doktorale, duke i hequr në mënyrë antiligjore universiteteve ciklin e tretë të studimeve, si dhe duke i ndaluar arbitrarisht të drejtën e kualifikimit studentëve më të mirë, e njëherësh duke pezulluar kërkimin shkencor në vend,
–           pasi përcaktoi mesataret hyrëse për maturantët për të nisur studimet e larta, duke i detyruar ata të marrin rrugët e mërgimit në këtë shpopullim të pashembullt historik të kombit,
–           pas mbylljes së dhjetëra degësh studimore dhe uljes së numrit të studentëve  thuajse në të gjitha degët,
–           pasi shpërfilli me arrogancë e shantazhoi çdo kërkesë të ligjshme të pedagogëve dhe lëvizjes universitare të sindikatës.
–           e më së fundmi, pas miratimit të një buxheti qesharak për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor për vitin 2023, që është shumë larg premtimeve që ka dhënë vite më parë kjo qeveri dhe ky kryeministër,

me Vendimin e këshillit të ministrave 741, kryeministri po i nxjerr universitetet në ankand, sikur të jenë një mall i zakonshëm, fati i të cilit hidhet e pritet në mënyrën më poshtëruese.

Partia Demokratike dënon me force këtë goditje fatale të botës universitare dhe është konseguente në kundërshtimin e vazhdueshëm të të gjithë bazës ligjore me anë të së cilës qeveria shqiptare orvatet të përligjë goditjen më të rëndë e më vdekjeprurëse se çdo goditje të mëparshme.

Theksojmë se me ardhjen në krye  të vendit, Partia Demokratike do të abrogojë ligjin 80/2015 dhe do t`i kthejë dinjitetin universiteteve.

I bëjmë thirrje profesoratit, studentëve, stafit administrativ, sindikatës së punonjësve të universiteteve, qytetarëve e gjithë faktorëve të interesit të mos e lejojnë këtë asgjësim ekzistencial të universiteteve, por t’i dalin zot tempujve të dijes.

Previous Post

Në Tiranë martohen më pak, Lezha mban rekord; Celebrimet, 12% më të ulëta se para pandemisë

Next Post

Agron Çela braktisi PL-në dhe iu bashkua socialistëve? Meta: S’merrem më çështje që i mbulon Spiropali

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Musk shfaqet me sy të nxirë në konferencën e largimit nga DOGE: Më goditi djali im!

Musk shfaqet me sy të nxirë në konferencën e largimit nga DOGE: Më goditi djali im!

May 31, 2025
Incidenti viral i Macron dhe bashkëshortes së tij/ “Këshilla” e Trump për presidentin francez: Sigurohu që dera të mbetet e mbyllur

Incidenti viral i Macron dhe bashkëshortes së tij/ “Këshilla” e Trump për presidentin francez: Sigurohu që dera të mbetet e mbyllur

May 31, 2025
VIDEO/ Katastrofë në Shijak, u vihet zjarri mbeturinave, banorët në rrezik: Po asfiksohemi

VIDEO/ Katastrofë në Shijak, u vihet zjarri mbeturinave, banorët në rrezik: Po asfiksohemi

May 31, 2025
“A mund ta sulmojë Vladimir Putin NATO-n?” The Economist: Rusia po rrit forcat ushtarake duke shkaktuar frikë te fqinjët!

AKTUALITET

Musk shfaqet me sy të nxirë në konferencën e largimit nga DOGE: Më goditi djali im!

by Editor
May 31, 2025
0

SHBA- CEO i Tesla-s dhe aleati i ngushtë politik i Trump, Elon Musk u shfaq me një mavijosje të dukshme mbi syrin e djathtë gjatë konferencës së...

Read moreDetails
Incidenti viral i Macron dhe bashkëshortes së tij/ “Këshilla” e Trump për presidentin francez: Sigurohu që dera të mbetet e mbyllur

Incidenti viral i Macron dhe bashkëshortes së tij/ “Këshilla” e Trump për presidentin francez: Sigurohu që dera të mbetet e mbyllur

May 31, 2025
VIDEO/ Katastrofë në Shijak, u vihet zjarri mbeturinave, banorët në rrezik: Po asfiksohemi

VIDEO/ Katastrofë në Shijak, u vihet zjarri mbeturinave, banorët në rrezik: Po asfiksohemi

May 31, 2025
“A mund ta sulmojë Vladimir Putin NATO-n?” The Economist: Rusia po rrit forcat ushtarake duke shkaktuar frikë te fqinjët!

“A mund ta sulmojë Vladimir Putin NATO-n?” The Economist: Rusia po rrit forcat ushtarake duke shkaktuar frikë te fqinjët!

May 31, 2025
“Askush nuk do të jetë në gjendje t’i anashkalojë”/ Trump njofton se do të dyfishojë tarifat për çelikun e importuar në 50% për të mbrojtur prodhimin kombëtar

“Askush nuk do të jetë në gjendje t’i anashkalojë”/ Trump njofton se do të dyfishojë tarifat për çelikun e importuar në 50% për të mbrojtur prodhimin kombëtar

May 31, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Musk shfaqet me sy të nxirë në konferencën e largimit nga DOGE: Më goditi djali im!

Musk shfaqet me sy të nxirë në konferencën e largimit nga DOGE: Më goditi djali im!

May 31, 2025
Incidenti viral i Macron dhe bashkëshortes së tij/ “Këshilla” e Trump për presidentin francez: Sigurohu që dera të mbetet e mbyllur

Incidenti viral i Macron dhe bashkëshortes së tij/ “Këshilla” e Trump për presidentin francez: Sigurohu që dera të mbetet e mbyllur

May 31, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al