Monday, October 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali i madh/ Erzeni 45 ditë pa paguar blektorët e mëdhenj! Falimentim apo Vjedhje?!-Si tallet kompania me djersën e njërëzve të ndershëm

Editor by Editor
August 22, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Skandali i madh/ Erzeni 45 ditë pa paguar blektorët e mëdhenj! Falimentim apo Vjedhje?!-Si tallet kompania me djersën e njërëzve të ndershëm
0
SHARES
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga kompanitë më të mëdha të tregut të bulmetit, “Erzeni”, ka 45 ditë që nuk paguan blegtorët e mëdhenj nga të cilët grumbullon qumështin. Ky fakt, në pamje të parë, duket si një “vonesë” financiare, por në të vërtetë është një alarm i madh për krizën dhe abuzimin që po ndodh në këtë kompani.

Për një kompani të madhe si “Erzeni”, 45 ditë mund të duken si një detaj. Por për blegtorët shqiptarë, është një periudhë e gjatë ankthi, borxhesh dhe mbijetese të vështirë. Blegtoria nuk është biznes i luksit – është një punë e rëndë, që kërkon investim të përditshëm në ushqimin e bagëtive, kujdesin për to dhe shpenzime që nuk presin. Çdo ditë pa të ardhura është një goditje e drejtëpërdrejtë mbi jetën e këtyre familjeve, sepse qumështi është e vetmja burim i të ardhurave për ta.

Imagjinoni një blegtor që ka dorëzuar tonelata qumësht në fabrikën e Erzenit dhe pret pagesën për të blerë koncentrat për bagëtinë, për të paguar borxhet në dyqan, për të siguruar ushqimin e familjes. Kur pagesa nuk vjen, ai nuk dëmtohet vetëm ekonomikisht, por edhe moralisht: ndjehet i përdorur dhe i mashtruar.

Denoncim nga nje blektor:

Jam nje blektor qe shum vite kam derguar qumshin tek kompania Erzeni. Per kohen e fundit gjera nuk po shkojn si duhet. Ka tre 15diçe qe nuk i kan dhen ne koh. Ata nuk jan te rregullt ne pagesa dhe nuk na shlyejn detyrimet ne koh. Ne fermerat jetojm vetem nga qumshti qe prodhojm dhe nuk kemi burime te tjera per te mbajtur familjen.

Kur parat nuk vijn ne koh, nuk mund te perballojm hallet qe kemi, ushqimin e bagetive dhe shpenzimet e perditshme. Esht e veshtir te shohesh djersen tende te shfrytezohet dhe te mos marresh asgje ne kembim. Ne punojm cdo dite, me sakrifica dhe lodhje te madhe, dhe esht e padrejte te presim dit e nate per pagesa qe nuk vijn.

I drejtohem portalit tuaj qe te beje publike kete problem dhe te ndihmoj qe zeri yne te degjohet. Nuk kerkojm shume, vetem qe te na shlyejne parate tona ne kohe dhe te kemi respekt per punen tone.

Mashtrim apo krizë financiare?

Këtu lind pyetja kryesore:

  • Pse nuk i shlyen Erzeni blegtorët?
  • A nuk ka para?
  • Apo ka para, por ato po përdoren diku tjetër?

Nëse kompania nuk ka likuiditet për të paguar lëndën e parë, atëherë “Erzeni” është realisht në një krizë financiare të rëndë, që po fshihet pas reklamave luksoze dhe imazhit të rremë të suksesit.

Nëse kompania ka para, por nuk i përdor për të paguar blegtorët, atëherë kemi të bëjmë me një mashtrim të pastër: paratë që duhet të shkonin tek fermerët përdoren për qëllime të tjera – për marketing, për të mbuluar borxhe të tjera apo për pasurimin e pronarëve.

Në të dyja rastet, humbësi është i njëjtë: blegtori shqiptar. Ai që punon ditë e natë, që siguron lëndën e parë, por trajtohet si një hallkë e pavlerë në zinxhirin e pasurimit të kompanisë.

Mungesë respekti dhe përgjegjësie

Mosshlyerja e blegtorëve për 45 ditë nuk është thjesht një shkelje financiare. Është një mungesë e thellë respekti për djersën e punëtorit shqiptar. Një kompani që ndërton pasuri mbi kurrizin e prodhuesve të thjeshtë, që merret me reklama milionëshe ndërkohë që fermerët nuk kanë bukë në shtëpi, është një kompani që nuk meriton të quhet “sukses”.

Çfarë tregon kjo? Që “Erzeni” nuk e sheh blegtorin si partner, por si një viktimë të lehtë për t’u shfrytëzuar. Që nuk ka seriozitet, nuk ka korrektësi dhe nuk ka përgjegjshmëri ndaj atyre që i japin jetën produktit të saj.

Nëse kjo praktikë vazhdon, pasoja nuk prekin vetëm blegtorët, por edhe tregun dhe konsumatorët. Kur blegtori falimenton, nuk ka më qumësht. Kur nuk ka më qumësht vendas, kompania mbush kazanët me qumësht pluhur të importuar dhe me vaj palme, duke shkatërruar cilësinë e produktit dhe duke mashtruar konsumatorin. Pra, mosshlyerja e blegtorëve është vetëm hallka e parë e një zinxhiri mashtrimesh që prek gjithë shoqërinë.

Skandali i fundit që ka shpërthyer rreth kompanisë “Erzeni” ka hapur një plagë të madhe në modelin e asaj që deri dje paraqitej si një histori suksesi të prodhimit vendas. Në fakt, pas fasadës së reklamave luksoze dhe imazhit të markës, fshihet një realitet i errët, ku shfrytëzimi i blegtorëve, mashtrimi i punëtorëve dhe abuzimi me konsumatorët janë kthyer në mënyrë jetese për këtë biznes.

Fakti që kompania ka plotë 45 ditë pa shlyer pagesat e blegtorëve të mëdhenj është një tregues i qartë i krizës së brendshme ose i mashtrimit të qëllimshëm financiar. Blegtori shqiptar nuk është një investitor i madh që mund të presë muaj të tërë për të marrë paratë e tij. Ai jeton nga qumështi i përditshëm i bagëtive, nga djersa dhe lodhja e përditshme, dhe çdo ditë pa pagesë është një ditë borxhesh, një ditë pa ushqim për bagëtinë, një ditë ankthi për familjen. Si ka mundësi që një kompani që shpenzon miliona euro për reklama, që del çdo ditë në ekrane dhe rrjete sociale me slogane për cilësinë, nuk është në gjendje të paguajë ata që i japin lëndën e parë. A është kjo mungesë respekti për blegtorët që mbajnë gjallë këtë kompani, apo është një mashtrim financiar ku paratë që u takojnë fermerëve përdoren për interesa të tjera, për marketing, për luks personal apo për pasurimin e pronarëve.

Kjo praktikë është një shenjë e mungesës totale të përgjegjësisë sociale dhe ekonomike. Një kompani serioze e di se baza e saj janë furnizuesit dhe punëtorët. Kur “Erzeni” nuk shlyen blegtorët në kohë, kjo nuk është thjesht papërgjegjësi financiare, por është shfrytëzim dhe vrasje e shpresës së atyre njerëzve që kanë vetëm këtë punë për të mbajtur familjen dhe fëmijët.

Por skandalet nuk ndalen këtu. Brenda kompanisë, punëtorët jetojnë një tjetër realitet mashtrimi. Ata paguhen me dy lista, një pjesë përmes bankës e deklaruar, një pjesë tjetër në dorë. Ky është një mekanizëm i pastër evazioni fiskal ku shteti humbet miliona euro nga kontributet, ndërsa punëtorët humbasin të ardhmen sepse kur të arrijnë moshën e pensionit nuk do të marrin atë që realisht kanë fituar me mund. Është një formë vjedhjeje e organizuar që në çdo vend normal do të çonte në hetime penale, por në Shqipëri mbyllet me heshtje, sepse “Erzeni” ka mburoja politike dhe lidhje të forta me pushtetin.

Nga ana tjetër, burime nga linja e prodhimit zbulojnë një tjetër fakt tronditës: në kazanët e “Erzenit” nuk futet vetëm qumësht i freskët, por edhe qumësht pluhur dhe vaj palme. Këto nuk janë përbërës natyralë dhe përdorimi i tyre është mashtrim i hapur ndaj konsumatorit. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se kos dhe djathë që shiten si produkte të freskëta janë në fakt përzierje të dyshimta që jo vetëm mashtrojnë konsumatorin por edhe rrezikojnë shëndetin publik. Një kompani që ngre biznesin e saj mbi mashtrimin me përbërësit e ushqimit nuk është thjesht e pandershme, por e rrezikshme.

Nëse kujtojmë rastin e “Allgjatës”, që u godit me një gjobë 10 milionë euro për evazion fiskal, lind pyetja pse “Erzeni” që dyshohet për abuzime edhe më të mëdha nuk është prekur asnjëherë nga tatimet, nga prokuroria apo nga inspektorati i ushqimit. Përgjigjja është e thjeshtë dhe e hidhur: sepse ka mbrojtje politike, sepse ka lidhje të forta që e bëjnë të paprekshëm, sepse në këtë vend ligji nuk është i barabartë për të gjithë.

Ndërkohë që blegtorët nuk paguhen, punëtorët mashtrohen dhe konsumatorët shfrytëzohen, pronarët e kompanisë jetojnë në luks dhe paraqiten si model suksesi. Por ky nuk është sukses, ky është mashtrim i organizuar. Është një pasuri e ngritur mbi djersën e njerëzve të ndershëm që punojnë tokën, mbi lodhjen e punëtorëve të fabrikës dhe mbi mashtrimin e konsumatorit shqiptar që çdo ditë paguan për një produkt të falsifikuar.

Në çdo vend normal, një kompani e tillë do të ishte në qendër të hetimeve, do të ishte nën akuzë penale dhe pronarët e saj do të ishin në bankën e të pandehurve. Në Shqipëri, “Erzeni” reklamohet si histori suksesi dhe paraqitet si model i biznesit vendas. Ky është absurdi më i madh i një shteti që mbyll sytë përballë padrejtësive dhe shfrytëzimeve.

E vërteta është se “Erzeni” nuk është thjesht një kompani e pandershme. Është një simbol i mënyrës sesi abuzohet me ligjin, sesi shfrytëzohet djersa e blegtorit, sesi mashtrohet punëtori dhe sesi gënjehet konsumatori. Për sa kohë që institucionet vazhdojnë të heshtin, kjo nuk është vetëm përgjegjësi e pronarëve të kompanisë, por është përgjegjësi e shtetit që e mbron dhe e bën të paprekshme.

Previous Post

Administrata Trump vazhdon betejën kundër imigracionit të paligjshëm, SHBA do të verifikojë 55 milionë viza amerikane për shkelje.

Next Post

Trump për takimin me Zelensky: Si vaji dhe uthulla, ata nuk e kanë marrëdhënien e duhur.

Next Post
Trump për takimin me Zelensky: Si vaji dhe uthulla, ata nuk e kanë marrëdhënien e duhur.

Trump për takimin me Zelensky: Si vaji dhe uthulla, ata nuk e kanë marrëdhënien e duhur.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aksident tragjik në Hong Kong: Avioni del nga pista dhe bie në det, dy të vdekur.

Aksident tragjik në Hong Kong: Avioni del nga pista dhe bie në det, dy të vdekur.

October 20, 2025
Opinion/ Plarent Ndreca: Arrestimi i një avokati, një goditje ndaj mbrojtjes së shtetit të së drejtës

Opinion/ Plarent Ndreca: Arrestimi i një avokati, një goditje ndaj mbrojtjes së shtetit të së drejtës

October 20, 2025
Forumi i Familjeve të Pengjeve Izraelite: Trump ka kontribuar më shumë se çdo udhëheqës tjetër, edhe pa Çmimin Nobel për Paqen.

Bombardimet në Rripin e Gazës shkaktojnë vdekjen e 44 individëve/ Trump: Armëpushimi vazhdon, mund të shfaqen rebelë.

October 20, 2025
Krizë te Juventusi pas disfatës ndaj Comos, e ardhmja e Tudor ngjallet dyshime; trajneri që arriti titullin historik me Napolin në “Pole”

LAJME

Aksident tragjik në Hong Kong: Avioni del nga pista dhe bie në det, dy të vdekur.

by timoni.al
October 20, 2025
0

Një aksident i rëndë ndodhi në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut, ku një avion Boeing 747 i operuar nga ACT...

Read moreDetails
Opinion/ Plarent Ndreca: Arrestimi i një avokati, një goditje ndaj mbrojtjes së shtetit të së drejtës

Opinion/ Plarent Ndreca: Arrestimi i një avokati, një goditje ndaj mbrojtjes së shtetit të së drejtës

October 20, 2025
Forumi i Familjeve të Pengjeve Izraelite: Trump ka kontribuar më shumë se çdo udhëheqës tjetër, edhe pa Çmimin Nobel për Paqen.

Bombardimet në Rripin e Gazës shkaktojnë vdekjen e 44 individëve/ Trump: Armëpushimi vazhdon, mund të shfaqen rebelë.

October 20, 2025
Krizë te Juventusi pas disfatës ndaj Comos, e ardhmja e Tudor ngjallet dyshime; trajneri që arriti titullin historik me Napolin në “Pole”

Krizë te Juventusi pas disfatës ndaj Comos, e ardhmja e Tudor ngjallet dyshime; trajneri që arriti titullin historik me Napolin në “Pole”

October 20, 2025
Analiza e gjakut nga policia "ndalon" shoferin shqiptar në North Staffordshire

Analiza e gjakut nga policia “ndalon” shoferin shqiptar në North Staffordshire

October 20, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident tragjik në Hong Kong: Avioni del nga pista dhe bie në det, dy të vdekur.

Aksident tragjik në Hong Kong: Avioni del nga pista dhe bie në det, dy të vdekur.

October 20, 2025
Opinion/ Plarent Ndreca: Arrestimi i një avokati, një goditje ndaj mbrojtjes së shtetit të së drejtës

Opinion/ Plarent Ndreca: Arrestimi i një avokati, një goditje ndaj mbrojtjes së shtetit të së drejtës

October 20, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al