Friday, July 4, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SKANDALI/ Bashkëshortja e kryebashkiakut të ri të Patosit e shpallur në kërkim për korrupsion!

Editor by Editor
June 23, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
SKANDALI/ Bashkëshortja e kryebashkiakut të ri të Patosit e shpallur në kërkim për korrupsion!
0
SHARES
55
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fation Duro është 35-vjeçari që do të drejtojë Bashkinë e Patosit. Ai fitoi bindshëm ndaj rivalëve të tij në zgjedhjet e 14 Majit, me një diferencë prej 5 mijë votash.

Duro, një inxhinier elektrik në profesion, nuk ka publikuar asnjë jetëshkrim të tij në faqen zyrtare të bashkisë, ndërsa në rrjetin Linkedin gjejmë disa të dhëna sipas të cilave ai ka punuar prej afro 9 vitesh në OSHEE, duke mbajtur pozicione drejtuese të kompanisë publike në Qarkun e Fierit.

SKANDALI/ Bashkëshortja e kryebashkiakut të ri të Patosit e

Më pas, ai shënon se në tetor të 2022 e la Shqipërinë për një jetë më të mirë në Britaninë e Madhe ku nisi punë në profesionin e tij në kompaninë Salisbury Group. Vetëm pak muaj më pas, ai lë sërish Anglinë për të ardhur në Patos ku zyrtarizohet si kandidat i Partisë Socialiste.

Jeta për Fation Duron do të ndryshonte këtë pranverë kur ai u shpall kandidat i Partisë Socialise për Bashkinë e Patosit, duke fituar me 8 mijë e 211 vota. Ai ka pak ditë që ka bërë betimin dhe ka nisur punën si kreu i Bashkisë së Patosit.

Referuar regjistrit të Gjendjes Civile, Fation Duro rezulton i martuar me Kozeta Statha, inxhiniere ndërtimi në profesion. Por prej një viti e gjysëm, ajo rezulton në kërkim nga Drejtësia Shqiptare me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi dyshohet për korrupsion gjatë kohës që drejtonte Kadastrën e Sarandës.

Kozeta Statha ka një karrierë të gjatë në sektorit publik. Ajo ka studiuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Ndërtim.

SKANDALI/ Bashkëshortja e kryebashkiakut të ri të Patosit e

Siç publikon vetë ajo në rrjetin Linkedin, ka shërbyer si asistente e nënkryetarit së Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2013-2015. Më pas do të shkonte pranë OSHEE si specialiste dhe tek Albpetrol, deri në vitin 2018.

SKANDALI/ Bashkëshortja e kryebashkiakut të ri të Patosit e

Ajo u zgjodh si anëtare e Këshillit Bashkiak të Sarandës më 2015 nga lista e PBDNJ-së dhe në janar 2018, do të emërohej si drejtuesja e re e Portit të Sarandës. Në korrik të 2020, Kozeta Spatha u emërua në krye të Kadastrës së Sarandës.

Më 24 mars 2022, Policia e Sarandës finalizoi operacionin ‘heshtja 2” për të zbatuar 4 masa arresti me burg të Gjykatës së Sarandës. Policia arriti të arrestojë 3 ish zyrtarë të ASHK me përjashtim të Kozeta Stathës, e cila vendosi të arratiset dhe të jetë në kërkim që prej asaj dite.

SKANDALI/ Bashkëshortja e kryebashkiakut të ri të Patosit e

Kozeta Statha, inxhiniere ndërtimi në profesion

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Sarandës dhe të Ksamilit. Ndërsa kolegët e saj janë në gjykim, Kozeta Spatha është larguar nga Shqipëria duke refuzuar të përballet me drejtësinë.

Gjykata e Sarandës i ka vendosur Kozeta Stathës masën e arrestit në burg dhe ndodhet e shpallur në kërkim nga organet ligjzbatuese.

Media Ditari shkruan se Kozeta Statha është larguar nga vendi dhe besohet se ka udhëtuar në disa vende, si Itali, Britani e Madhe dhe Danimarkë.

Ndërkaq, referuar formularit të dekriminalizimit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Fation Duro shënon faktin se ka jetuar në datat 17.10.2022 deri 12.92.2023 në Britaninë e Madhe si dhe jep adresën e saktë të vendbanimit të tij, ç’ka dyshohet se çifti i ri u larguan së bashku nga Shqipëria. Planet ranë rrugës pasi Duros i doli emrin për të kandiduar në Patos.

SKANDALI/ Bashkëshortja e kryebashkiakut të ri të Patosit e

Fation Duro, kryeashkikau i ri i Patosit

Media Ditari kërkoi një koment nga kryetari i Bashkisë së Patosit nëse ai ka njoftuar paraprakisht Partinë Socialiste mbi faktin se bashkëshortja e tij ndodhet në kërkim nga drejtësia për korrupsion, si dhe nëse ai ka ende kontakte me bashkëshorten e tij. Kreu i ri i Bashkisë refuzoi.

Gjithashtu, Media Ditari kërkoi një koment edhe nga kreu politik i Qarkut të Fierit për Partinë Socialiste, Taulant Balla, nëse ai ka pasur dijeni mbi këtë fakt, por nuk morëm asnjë përgjigje.

Para zgjedhjeve të 14 majit ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Patosit është emëruar pasi ka dhënë një valixhe me euro.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me qytetarët e Patosit, ku prezantoi kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Sofije Alushaj.

Berisha tha se e shoqja e kandidatit të PS-së për Patosin është arratisur në Londër, pasi rezulton të jetë e shpallur në kërkim për vjedhjet në Hipotekën e Sarandës.

Previous Post

Rama “ngrin” marrëdhëniet me Serbinë: Pa u liruar policët, nuk kemi çfarë flasim me Beogradin

Next Post

Kompania OceanGate shpall të vdekur 5 turistët në nëndetësen “Titan”

Next Post
Kompania OceanGate shpall të vdekur 5 turistët në nëndetësen “Titan”

Kompania OceanGate shpall të vdekur 5 turistët në nëndetësen “Titan”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, SPAK regjistron procedim penal për Irena Gjokën

“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, SPAK regjistron procedim penal për Irena Gjokën

July 3, 2025
VIDEO/ Aksident i frikshëm në Greqi/ Makina e merr zvarrë për disa metra motoçikletën

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Greqi/ Makina e merr zvarrë për disa metra motoçikletën

July 3, 2025
“Bankers e mbronin ish-ministrat e PS dhe PD”, Myslim Murrizi: Ka marrë 10 mld euro pasuri shqiptarësh dhe nuk paguan

“Bankers e mbronin ish-ministrat e PS dhe PD”, Myslim Murrizi: Ka marrë 10 mld euro pasuri shqiptarësh dhe nuk paguan

July 3, 2025
Kiçja sherr me pronaret e stripit, nuk i japin rrogën

Kiçja sherr me pronaret e stripit, nuk i japin rrogën

July 3, 2025
“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, SPAK regjistron procedim penal për Irena Gjokën
AKTUALITET

“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, SPAK regjistron procedim penal për Irena Gjokën

by Editor
July 3, 2025
0

TIRANA- SPAK ka nisur një procedim penal ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka ndërsa lajmi është nga konfirmuar nga vetë Prokuroria...

Read moreDetails
VIDEO/ Aksident i frikshëm në Greqi/ Makina e merr zvarrë për disa metra motoçikletën

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Greqi/ Makina e merr zvarrë për disa metra motoçikletën

July 3, 2025
“Bankers e mbronin ish-ministrat e PS dhe PD”, Myslim Murrizi: Ka marrë 10 mld euro pasuri shqiptarësh dhe nuk paguan

“Bankers e mbronin ish-ministrat e PS dhe PD”, Myslim Murrizi: Ka marrë 10 mld euro pasuri shqiptarësh dhe nuk paguan

July 3, 2025
Kiçja sherr me pronaret e stripit, nuk i japin rrogën

Kiçja sherr me pronaret e stripit, nuk i japin rrogën

July 3, 2025
Miratohet “ligji i madh dhe i bukur” i Trump, përfundon seanca maratonë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan

Miratohet “ligji i madh dhe i bukur” i Trump, përfundon seanca maratonë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan

July 3, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, SPAK regjistron procedim penal për Irena Gjokën

“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, SPAK regjistron procedim penal për Irena Gjokën

July 3, 2025
VIDEO/ Aksident i frikshëm në Greqi/ Makina e merr zvarrë për disa metra motoçikletën

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Greqi/ Makina e merr zvarrë për disa metra motoçikletën

July 3, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al