Friday, September 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandal në DPSHTRR Sarandë: Reni Bajrami nga pastor i përjashtuar për vjedhje fondesh, në drejtor rajonal me diplomë “fantazmë”

Editor by Editor
September 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në redaksinë e Timoni.al ka mbërritur një denoncim i rëndë, që hedh dritë mbi abuzimet dhe emërimet klienteliste në administratën publike, konkretisht në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Sarandë.

Nga pastor në drejtor!

Sipas burimeve, Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Endri Haxhiu, ka emëruar si drejtor rajonal në Sarandë Reni Barjamin, një emër i njohur në Delvinë e Sarandë, jo për meritë profesionale, por për skandalet që e shoqërojnë prej vitesh.

Barjami, i cili dikur shërbente si pastor i kishës ungjillore në Delvinë, është përjashtuar nga komuniteti fetar për shkak të vjedhjes së fondeve të kishës, një akt i shoqëruar edhe nga problemet e tij të përhershme me bixhozin.

Punonjës i arkivës me arsim të mesëm, “diplomohet” papritur me Bachelor

Prej vitit 2019, Barjami figuron punonjës në arkivën e DRSHRR Sarandë, ku nuk është shkëputur asnjë ditë nga puna. Në të gjitha këto vite ka qenë i regjistruar me arsim të mesëm, duke mbajtur një funksion modest në strukturën e institucionit.

Por çudia e madhe ndodh në fund të vitit 2024, kur ai del papritur i diplomuar me një diplomë Bachelor me kohë të plotë në një universitet në Tiranë.

Pyetja që ngrihet është e thjeshtë:

  • Si ka mundur të ndjekë studimet me kohë të plotë, pa munguar asnjë ditë në punën e tij në Sarandë?
  • Kush ia ka firmosur orët, kush ia ka justifikuar mungesat, kush ia ka aprovuar këtë proces “fantazmë”?

Sipas të dhënave të siguruara nga denoncuesit, ekziston edhe një listë notash e dyshimtë, ku Reni Barjami figuron se ka kaluar provime pa qenë asnjëherë realisht i pranishëm në auditor. Nëse këto të dhëna konfirmohen, atëherë kemi të bëjmë jo vetëm me një skandal moral e profesional, por edhe me një shkelje ligjore të rëndë.

Reformat e premtuara, shërbimi i dështuar

Prej vitesh, DPSHTRR është prezantuar si një institucion që synon “modernizimin e shërbimeve”, duke premtuar efikasitet, transparencë dhe meritokraci në emërimet drejtuese. Por realiteti është krejt ndryshe.

Në vend të profesionistëve të fushës, drejtuesit e drejtorive rajonale shpesh emërohen mbi bazën e qokave politike, klientelizmit dhe lidhjeve personale, duke e kthyer këtë institucion në një strehë për militantë partiakë dhe individë me të kaluar të errët.

Rasti i Sarandës është dëshmi se ndërkohë që qytetarët presin orë të tëra për një shërbim bazik, drejtuesit e institucioneve emërohen me kritere që nuk kanë asnjë lidhje me profesionalizmin.

Pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente

Ky denoncim ngre një sërë pyetjesh që nuk mund të anashkalohen:

  • Si ka mundur të diplomohet me kohë të plotë një punonjës shteti, pa munguar asnjë ditë në punë?
  • Kush janë personat që kanë firmosur, lejuar dhe mbuluar këtë shkelje?
  • A është diploma e marrë nga Reni Barjami e vlefshme dhe ligjore, apo një produkt i tregut të diplomave të blera?
  • Pse DPSHTRR pranon dhe inkurajon emërime të tilla, që dëmtojnë imazhin dhe funksionimin e institucionit?

Ky rast është më shumë sesa një histori individuale. Është një simbol i korrupsionit dhe klientelizmit që ka gërryer administratën publike shqiptare. Nëse një pastor i përjashtuar për vjedhje, me varësi nga bixhozi, me arsim të mesëm deri dje, mund të bëhet sot drejtor rajonal me një diplomë të dyshimtë, atëherë qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të pyesin: Kush i udhëheq institucionet tona dhe për llogari të kujt punojnë ato?

Timoni.al do të vijojë të ndjekë me vëmendje këtë skandal dhe do të kërkojë transparencë nga DPSHTRR, Ministria e Infrastrukturës dhe institucionet përgjegjëse për arsimin e lartë.

Previous Post

Mungesa e Metës në seancën paraprake, Kujtim Cakrani shprehet: Kam kaluar një ndërhyrje kirurgjikale, shëndeti im…

Next Post

Zbulohet një depo në Tiranë që shërbente për fshehjen dhe përgatitjen e drogës, sekuestrohen kokainë dhe armë.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Zbulohet një depo në Tiranë që shërbente për fshehjen dhe përgatitjen e drogës, sekuestrohen kokainë dhe armë.

Zbulohet një depo në Tiranë që shërbente për fshehjen dhe përgatitjen e drogës, sekuestrohen kokainë dhe armë.

September 26, 2025

Skandal në DPSHTRR Sarandë: Reni Bajrami nga pastor i përjashtuar për vjedhje fondesh, në drejtor rajonal me diplomë “fantazmë”

September 26, 2025
Mungesa e Metës në seancën paraprake, Kujtim Cakrani shprehet: Kam kaluar një ndërhyrje kirurgjikale, shëndeti im...

Mungesa e Metës në seancën paraprake, Kujtim Cakrani shprehet: Kam kaluar një ndërhyrje kirurgjikale, shëndeti im…

September 26, 2025
Danimarka n enfrenta një kërcënim të ri: sulme hibride me dronë mbi aeroporte dhe baza ushtarake të dyshuara.

LAJME

Zbulohet një depo në Tiranë që shërbente për fshehjen dhe përgatitjen e drogës, sekuestrohen kokainë dhe armë.

by timoni.al
September 26, 2025
0

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar "Warehouse", i cili çoi në zbulimin e një magazi ku fshiheshin dhe...

Read moreDetails

Skandal në DPSHTRR Sarandë: Reni Bajrami nga pastor i përjashtuar për vjedhje fondesh, në drejtor rajonal me diplomë “fantazmë”

September 26, 2025
Mungesa e Metës në seancën paraprake, Kujtim Cakrani shprehet: Kam kaluar një ndërhyrje kirurgjikale, shëndeti im...

Mungesa e Metës në seancën paraprake, Kujtim Cakrani shprehet: Kam kaluar një ndërhyrje kirurgjikale, shëndeti im…

September 26, 2025
Danimarka n enfrenta një kërcënim të ri: sulme hibride me dronë mbi aeroporte dhe baza ushtarake të dyshuara.

Danimarka n enfrenta një kërcënim të ri: sulme hibride me dronë mbi aeroporte dhe baza ushtarake të dyshuara.

September 26, 2025
Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Si nisi saga e ekzekutimeve mes dy fiseve në Burrel, nga miqësia në hasmëri

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Si nisi saga e ekzekutimeve mes dy fiseve në Burrel, nga miqësia në hasmëri

September 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zbulohet një depo në Tiranë që shërbente për fshehjen dhe përgatitjen e drogës, sekuestrohen kokainë dhe armë.

Zbulohet një depo në Tiranë që shërbente për fshehjen dhe përgatitjen e drogës, sekuestrohen kokainë dhe armë.

September 26, 2025

Skandal në DPSHTRR Sarandë: Reni Bajrami nga pastor i përjashtuar për vjedhje fondesh, në drejtor rajonal me diplomë “fantazmë”

September 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al