Monday, March 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandal korrupsioni me prokurimin e armëve në Ukrainë, autoritetet: U zbulua “skema” e përvetësimit sistematik të fondeve publike për ushtrinë

Editor by Editor
August 4, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Skandal korrupsioni me prokurimin e armëve në Ukrainë, autoritetet: U zbulua “skema” e përvetësimit sistematik të fondeve publike për ushtrinë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

UKRAINA- Në Ukrainë, hetuesit kanë zbuluar një skandal të ri korrupsioni që lidhet me prokurimin e armëve. Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU), së bashku me Zyrën e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAP), njoftuan se kishin zbuluar “përvetësim sistematik” të fondeve publike për ushtrinë, si dhe “marrjen dhe dhënien e përfitimeve të paligjshme në një shkallë veçanërisht të madhe”.

Këto janë kontrata me prodhuesit e dronëve të cilat, sipas autoriteteve në Kiev, u lidhën me çmime dukshëm të larta – në dëm të buxhetit shtetëror të Ukrainës. Sipas informacioneve të deritanishme, janë arrestuar katër të dyshuar – midis tyre, sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, është edhe deputeti Oleksiy Kuznetsov. Ai i përket partisë së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

30 përqind për ryshfet

Akuzat i referohen edhe disa punonjësve të tjerë të shërbimeve publike në nivel qyteti, si dhe anëtarëve të Gardës Kombëtare. Këta të fundit u pezulluan nga detyrat e tyre, deklaroi ministri i Brendshëm Ihor Klimenko. Të dyshuarit, siç u tha, lidhën kontrata për blerjen e dronëve për luftën me çmime të tepruara, dhe më pas morën 30 përqind të shumës në formën e ryshfeteve. Presidenti Zelensky deklaroi se është “mirënjohës” ndaj organeve antikorrupsion për punën e tyre.

“Nuk duhet të ketë tolerancë për korrupsionin, nevojitet bashkëpunim i qartë për të zbuluar ryshfetin – dhe në fund të fundit vendime të drejta për denimin e tij”, tha ai në kanalin e tij në “Telegram”.

“Është e rëndësishme që institucionet të punojnë në mënyrë të pavarur”. Ligji i sapomiratuar të enjten, ofron të gjitha mundësitë për luftimin e korrupsionit dhe ryshfetit.

Me këtë ligj parlamenti ukrainas rivendosi pavarësinë e Zyrës Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Zyrës së Prokurorit Kundër Korrupsionit. Përpara kësaj, me urdhër të Zelenskit, të dy institucionet u vendosën nën juridiksionin e Zyrës së Prokurorit të Shtetit. Kjo shkaktoi protesta në vend dhe kritika nga Bashkimi Evropian javën e kaluar.

Ukraina dhe korrupsioni

Korrupsioni dhe shpërdorimi janë probleme të përhapura në Ukrainë. Që kur filloi pushtimi rus më shumë se tre vjet më parë, janë zbuluar disa raste korrupsioni në ushtri dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Prandaj, BE-ja ka kërkuar vazhdimisht që Ukraina të zbatojë reforma nëse dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Në Indeksin aktual të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Ukraina renditet e 105-ta nga 180 vende.

Ka dyshime edhe për zhdukjen në kanale të errëta të ndihmave perëndimore që i dërgohen Ukrainës për të luftuar Rusinë, por deri tani nuk është publikuar ndonjë rast konkret me përmasa të gjëra./ DW

Previous Post

Zjarri në Skërficë shpërthen sërish

Next Post

Vlora si destinacion turistik i Ramës! Borshi pa energji elektrike që nga mbrëmja e djeshme.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Futbolli kolumbian në tronditje: adoleshenti talentësh humbi ndjenjat gjatë lojës dhe pas pak kohësh ndërroi jetë

March 23, 2026
Trump: Negociuam një marrëveshje 15-pikëshe me Iranin për të ndalur armët bërthamore; sulmet ndaj objekteve energjetike të ndaluara për pesë ditë, mohon Teherani.

Trump: Negociuam një marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, armët bërthamore tani janë të papranueshme! Çmimi i naftës bie, ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës energjetike pezullohen për pesë ditë. Teherani e quajti këtë dezinformatë.

March 23, 2026
‘Do të eliminoj të gjithë’/ Gazetarja ofron informacion mbi tragjedinë me tre të vdekur në Podujevë: Nëna u mor peng…

Interi nuk toleron më; Thuram bëhet model, largimi i tij mund të ndodhë nëse…

Lajmi Fundit

Futbolli kolumbian në tronditje: adoleshenti talentësh humbi ndjenjat gjatë lojës dhe pas pak kohësh ndërroi jetë

by timoni.al
March 23, 2026
0

Futbolli kolumbian është rënduar nga humbja e papritur të 18-vjeçarit Santiago Castrillon, një talent i ri i skuadrës Millonarios. Ai...

Read moreDetails
Trump: Negociuam një marrëveshje 15-pikëshe me Iranin për të ndalur armët bërthamore; sulmet ndaj objekteve energjetike të ndaluara për pesë ditë, mohon Teherani.

Trump: Negociuam një marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, armët bërthamore tani janë të papranueshme! Çmimi i naftës bie, ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës energjetike pezullohen për pesë ditë. Teherani e quajti këtë dezinformatë.

March 23, 2026
‘Do të eliminoj të gjithë’/ Gazetarja ofron informacion mbi tragjedinë me tre të vdekur në Podujevë: Nëna u mor peng…

‘Do të eliminoj të gjithë’/ Gazetarja ofron informacion mbi tragjedinë me tre të vdekur në Podujevë: Nëna u mor peng…

March 23, 2026
Interi nuk toleron më; Thuram bëhet model, largimi i tij mund të ndodhë nëse…

Interi nuk toleron më; Thuram bëhet model, largimi i tij mund të ndodhë nëse…

March 23, 2026
“Shqipëria 2030”: Si shpërndahen 114 projektet prej 7.38 miliardë euro, me infrastrukturën që përfshin shumicën e financimeve.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Futbolli kolumbian në tronditje: adoleshenti talentësh humbi ndjenjat gjatë lojës dhe pas pak kohësh ndërroi jetë

Futbolli kolumbian në tronditje: adoleshenti talentësh humbi ndjenjat gjatë lojës dhe pas pak kohësh ndërroi jetë

March 23, 2026
Trump: Negociuam një marrëveshje 15-pikëshe me Iranin për të ndalur armët bërthamore; sulmet ndaj objekteve energjetike të ndaluara për pesë ditë, mohon Teherani.

Trump: Negociuam një marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, armët bërthamore tani janë të papranueshme! Çmimi i naftës bie, ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës energjetike pezullohen për pesë ditë. Teherani e quajti këtë dezinformatë.

March 23, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al