Monday, October 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandal i ri/ Kompania “4-AM” e lidhur me Bashkim Ulajn, nën hetim për transferim të parave jashtë Shqipërisë në favor të Belinda Ballukut

Editor by Editor
October 27, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Skandal i ri/ Kompania “4-AM” e lidhur me Bashkim Ulajn, nën hetim për transferim të parave jashtë Shqipërisë në favor të Belinda Ballukut
0
SHARES
395
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga kompanitë që ka përfituar më shumë tendera publikë që prej ardhjes në pushtet të “Rilindjes”, është kompania “4 A-M”, në pronësi formale të biznesmenit Ardit Metaliaj, me origjinë nga Tropoja. Por burime brenda sistemit të drejtësisë pohojnë se pas kësaj kompanie qëndron në fakt oligarku i njohur Bashkim Ulaj, një prej njerëzve më të afërt me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Tenderat me miliarda nga institucionet publike

Sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, vetëm për periudhën 2015-2019, kompania “4-AM” ka përfituar rreth 45 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, duke u renditur ndër 10 kompanitë më të favorizuara nga qeveria socialiste.

Pjesa më e madhe e këtyre tenderave janë dhënë nga Bashkia e Tiranës, por “4-AM” ka marrë fonde të mëdha edhe nga bashkitë Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kamëz, si dhe nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT).

Një tjetër kontratë e majme ka ardhur nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), nën drejtimin e Benet Becit, për një vlerë prej 210 milionë lekësh, ndërsa Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) i ka dhënë pa garë tenderin e radhës me vlerë 1.2 miliardë lekë (8.8 milionë euro) për punimet në nënstacionin e Golemit.

Kompania e akuzuar për mashtrime dhe tendera pa garë

Firma “4-AM” është përfshirë disa herë në skandale për deklarime të rreme gjatë garave publike. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në vitin 2021 zbuloi se kompania kishte falsifikuar dokumente në tenderin e Bashkisë Tropojë me vlerë mbi 3 milionë euro, duke çuar në kallëzim penal për kryebashkiakun dhe 8 zyrtarë të tjerë.

Pavarësisht kërkesës së KLSH për ta përjashtuar kompaninë nga tenderat publikë, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) e refuzoi këtë kërkesë në vitin 2022 — duke i hapur rrugën “4-AM” që të vazhdojë të përfitojë miliona euro nga buxheti i shtetit.

Pista e re hetimore: Paratë e Ballukut jashtë vendit

Burime pranë SPAK-ut konfirmojnë se në dosjen që po hetohet ndaj Belinda Ballukut, një nga pistat më të ndjeshme ka të bëjë pikërisht me marrëdhëniet e saj me kompaninë “4-AM”.

Sipas këtyre burimeve, Balluku dyshohet se ka favorizuar kompaninë e Ardit Metaliajt në disa tendera publikë, në këmbim të ryshfeteve që nuk janë dhënë në Shqipëri, por në formë transferimesh të fshehta jashtë vendit — kryesisht në ShBA dhe Dubai.

Hetuesit po ndjekin gjurmët e parave që, sipas dyshimeve, janë derdhur nga “4-AM” në kompani offshore të regjistruara në këto vende, ku përfituesit përfundimtarë dyshohet se janë persona të lidhur ngushtë me Ballukun.

Rrjeti i interesave të përbashkëta

Sipas hetimeve paraprake, Ardit Metaliaj shërben si “dora operative” e Bashkim Ulajt, duke përdorur kompaninë “4-AM” si mbulesë formale për tenderat që në fakt menaxhohen nga Ulaj.

Ky i fundit, i njohur për lidhjet e tij të hershme me pushtetin, ka siguruar gjatë viteve të fundit rreth 140 milionë euro fonde publike, përmes kompanive të ndryshme që garojnë pa konkurrencë ose me dokumente të dyshimta.

Burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se në listën e kompanive dhe individëve nën hetim janë përfshirë disa administratorë dhe ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Balluku është person nën hetim për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Tenderat e qeverisë, makina e pastrimit të parave publike

Rasti “4-AM” është vetëm një prej shumë shembujve që tregojnë se si tenderat publikë janë kthyer në mekanizma sistematikë për pastrimin e parave dhe shpërndarjen e ryshfeteve politike.

Në këtë skemë, kompanitë nën kontrollin e oligarkëve si Bashkim Ulaj, marrin tenderat pa konkurrencë, ndërsa zyrtarë të lartë si Belinda Balluku përfitojnë përmes rrjeteve të transfertave të huaja dhe kompanive fantazmë.

Nëse këto dyshime provohen, kjo do të jetë një nga aferat më të mëdha korruptive të dekadës së fundit, ku qindra milionë euro të fondeve publike janë shpërdoruar për të ushqyer një sistem klientelist dhe të kapur politikisht.

Previous Post

Tragjedia e një familjeje shqiptare në Itali: Vëllai i mitur gjen të pajetë 19-vjeçarin në dhomën e gjumit.

Next Post

Një incident i ndarë ndodhi në Detin e Kinës Jugore, ku një helikopter dhe një avion luftarak i Marinës Amerikane u përplasën.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Balla-Shehajt: Ti e ke Parlamentin shkollë nate! E ke shpërbërë politikën, ndërsa gjatë ditës takohesh me demokratët për kandidatë dhe pas kësaj ofendon këtu.

Balla-Shehajt: Ti e ke Parlamentin shkollë nate! E ke shpërbërë politikën, ndërsa gjatë ditës takohesh me demokratët për kandidatë dhe pas kësaj ofendon këtu.

October 27, 2025
"Mbështes kolegen Topalli, megjithatë..."/ Berisha-Klosit: Nuk do të përgjigjem përfaqësuesit që i hoqi rinisë mundësitë në bixhoz, betohu se nuk ke dosje në ‘SKAP’.

“Mbështes kolegen Topalli, megjithatë…”/ Berisha-Klosit: Nuk do të përgjigjem përfaqësuesit që i hoqi rinisë mundësitë në bixhoz, betohu se nuk ke dosje në ‘SKAP’.

October 27, 2025
Kryetarët e institucioneve të drejtësisë në Kuvend, Këlliçi i bën thirrje Peleshit: Lejoni që ata të përgjigjen në pyetje, nuk friksohen nga deputetët. Përballen çdo ditë me krimin.

Interesimi i deputetëve për Altin Dumanin dhe Olsian Çelën: Pyetje me gojë apo me shkrim? Rreziku i bllokimit të seancës së Kuvendit me 12 orë debat në agjendë.

October 27, 2025
“Mirë do të ishte që Kuvendi të mblidhej çdo gjashtë muaj, siç bënte Haxhi Lleshi”, thotë Gjekmarkaj për Peleshin: “Anëtarët e PS-së të duan vetëm si haberçi, një moment është i mjaftueshëm për t’u turpëruar.”

KRYESORE

Balla-Shehajt: Ti e ke Parlamentin shkollë nate! E ke shpërbërë politikën, ndërsa gjatë ditës takohesh me demokratët për kandidatë dhe pas kësaj ofendon këtu.

by timoni.al
October 27, 2025
0

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u angazhua në një debat të ashpër me kreun e Partisë Mundësia,...

Read moreDetails
"Mbështes kolegen Topalli, megjithatë..."/ Berisha-Klosit: Nuk do të përgjigjem përfaqësuesit që i hoqi rinisë mundësitë në bixhoz, betohu se nuk ke dosje në ‘SKAP’.

“Mbështes kolegen Topalli, megjithatë…”/ Berisha-Klosit: Nuk do të përgjigjem përfaqësuesit që i hoqi rinisë mundësitë në bixhoz, betohu se nuk ke dosje në ‘SKAP’.

October 27, 2025
Kryetarët e institucioneve të drejtësisë në Kuvend, Këlliçi i bën thirrje Peleshit: Lejoni që ata të përgjigjen në pyetje, nuk friksohen nga deputetët. Përballen çdo ditë me krimin.

Interesimi i deputetëve për Altin Dumanin dhe Olsian Çelën: Pyetje me gojë apo me shkrim? Rreziku i bllokimit të seancës së Kuvendit me 12 orë debat në agjendë.

October 27, 2025
“Mirë do të ishte që Kuvendi të mblidhej çdo gjashtë muaj, siç bënte Haxhi Lleshi”, thotë Gjekmarkaj për Peleshin: “Anëtarët e PS-së të duan vetëm si haberçi, një moment është i mjaftueshëm për t’u turpëruar.”

“Mirë do të ishte që Kuvendi të mblidhej çdo gjashtë muaj, siç bënte Haxhi Lleshi”, thotë Gjekmarkaj për Peleshin: “Anëtarët e PS-së të duan vetëm si haberçi, një moment është i mjaftueshëm për t’u turpëruar.”

October 27, 2025
Prapaskenat e ndeshjes Napoli-Inter, moskuptimi që shkaktoi polemika me Marottën dhe Chivun

Prapaskenat e ndeshjes Napoli-Inter, moskuptimi që shkaktoi polemika me Marottën dhe Chivun

October 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Balla-Shehajt: Ti e ke Parlamentin shkollë nate! E ke shpërbërë politikën, ndërsa gjatë ditës takohesh me demokratët për kandidatë dhe pas kësaj ofendon këtu.

Balla-Shehajt: Ti e ke Parlamentin shkollë nate! E ke shpërbërë politikën, ndërsa gjatë ditës takohesh me demokratët për kandidatë dhe pas kësaj ofendon këtu.

October 27, 2025
"Mbështes kolegen Topalli, megjithatë..."/ Berisha-Klosit: Nuk do të përgjigjem përfaqësuesit që i hoqi rinisë mundësitë në bixhoz, betohu se nuk ke dosje në ‘SKAP’.

“Mbështes kolegen Topalli, megjithatë…”/ Berisha-Klosit: Nuk do të përgjigjem përfaqësuesit që i hoqi rinisë mundësitë në bixhoz, betohu se nuk ke dosje në ‘SKAP’.

October 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al