Festivali i Këngës me konferencën për shtyp, pa shtyp!
Para disa ditësh u zbulua grupi organizativ i Festivalit të 62-të të Këngës. Emra të mirënjohur, por edhe të panjohur!!!
Nga Pali Kuke, Enkel Demi, Bojken Lako etj, në një grup organizativ të drejtuar nga dy të madhërishmit: Alfred Peza dhe Izidina Lekaj.
Po kush është Izidina Lekaj? Çfarë përfaqëson?
Drejtore organizative e Festivalit të Këngës në RTSH.
Por si mund të jetë dikush drejtor organizativ, pa qenë i emëruar në Institucion dhe pa pasur asnjë eksperiencë në media, veç punës disa vjeçare në Dubai ? Me çfarë kontrate punon në RTSH, ndërkohë që preventivi i Festivalit nuk është miratuar ende nga Këshilli Drejtues?
Ky është rasti i partneres së Bojken Lakos, ose ndryshe “Drejtoresha e Radios”, duke qenë se çdo gjë drejtohet prej saj edhe pse Drejtor Radio është Bojken Lako.
Asgjë, pa aprovimin e Izidina Lekës nuk kalon. Madje dhe presionet ndaj stafit të Radios, ndaj Drejtorisë Prodhuese në RTSH, kalojnë përmes saj nga emaili zyrtar i RTSH [email protected]
Cit. Izidina Lekaj, përgjigjet në mail në emër të [email protected] / infofestivali62
… Si Grup Organizativ i FEST 92, kemi ngelur në një “çorrsokak” nga mungesa e disponueshmërisë së Departamentit që ju menaxhoni dhe të mos-menaxhimit të disponueshmërisë personave të përcaktuar nga ju për bashkëpunim në këtë Event…
( Izidina shkruan në mail, Fest 92, se mesa duket i ka ngelur ora në vitin ‘92, nga modeli që dëshiron të punojë për festivalin e këngës, por harron që nuk është Fest 92, por 62. Izidina nuk del me emrin e saj në mail zyrtar të RTSH, por padija e saj kundrejt gjuhës shqipe e dekonspiron lehtësisht. )
Si mundet një individ nga jashtë institucionit të ketë akses në emailin zyrtar të RTSH-së, duke bërë një shkelje të hapur administrative? Po kjo ndodh, për aq kohë sa Izidina dhe Alfred Peza, njihen për “njohjen e tyre” të vjetër bashkë.
Izidina, si drejtore organizative e festivalit krijoi një konferencë për shtyp të festivalit, për herë të parë pa dinjitet! Pa organizim, pa media, pa interes për askënd. Konferencë për shtyp, pa shtyp!
Me prezencën e saj në hije, me qëllim duke mos dashur të tregojë se kush realisht ka zgjedhur këngët e këtij edicioni, apo se kush realisht bën presion për stafin?
Duke mos dashur të tregojnë se vetë drejtorja organizative, ka zgjedhur dhe këngët përfaqësuese, Bojken Lako u shpreh në konferencë se këngët u zgjodhën nga “komision përzgjedhës”.
Po kush ishte përfaqësues në këtë komision, askush nuk e tha edhe pse është detyrim të jetë transparent, komisioni përzgjedhës i këngëve të festivalit.
Izidina Lekaj, ju mund të jeni organizatore shumë e mirë e ndonje “pune tjetër”, por nga festivali duhet të hiqni dorë. Boll e ndotët!















