Sunday, March 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si u falsifikuan firmat? E klasifikuan pallatin me dëmtime DS5 dhe e shembën, detaje nga masat e sigurisë për 8 zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

Editor by Editor
December 10, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Si u falsifikuan firmat? E klasifikuan pallatin me dëmtime DS5 dhe e shembën, detaje nga masat e sigurisë për 8 zyrtarët e Bashkisë së Tiranës
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja në lidhje me masat e sigurisë që u dhanë dje nga gjykata për disa punonjës të Bashkisë së Tiranës. Bëhet fjalë për 8 zyrtarë, që janë dërguar nën masa të ndryshe sigurie, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Ata akuzohen për rastin e një pallati që u shemb në kuadër të procesit të rindërtimit.

Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala, ndonëse pallati kishte pësuar dëmtime, ai nuk kishte nevojë që të shembej, por mund të rikonstruktohej. Pallati u shemb dhe disa prej apartamenteve u dhanë në mënyrë të paligjshme disa personave apo kompanive të ndryshme, ndërsa banorët u nxorën në rrugë. Sakaq, këta zyrtarë akuzohen se kanë falsifikuar disa firma.

Zyrtarët e bashkisë me masa ndaluese “arrest në shtëpi” dhe detyrim paraqitje:
Aurel Çuko
A. B
Eleana Guçe
Rexhina Rakipi
Sokol Qehajaj
Aleksandra Muhametllari
Shyqyri Maloku
Fatmir Firi

HETIMET E PROKURORISE
Prokuroria e Tiranës njoftoi se hetimet nisën mbi procedimin penal nr.2505 të vitit 2021, pas denoncimit të shtetasit A.Xh për prishjen nga IMT të pallatit të tij, pa njoftim e pa vendim zyrtar. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, provoi se në Janar 2021 janë shembur 6 objekte nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pallatin nr.140 që ishte objekti i hetimit.

Ndërsa në mars 2021, nga ana e Këshillit Bashkiak u miratua fondi për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate duke përfshirë dhe objektet e demoluara më parë që në muajin janar nga Bashkia Tiranë. Shtetasja A.M. si përfaqësuese e subjektit “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION” sh.p.k dhe mbikqyrës i punimeve subjekti “MAGING studio” shpk, që fitoi tenderin e demolimit të objekteve, ka përfshirë edhe objektet që ishin të demoluara që në muajin Janar 2021, duke paraqitur rrethana të rreme, punime fiktive dhe shkaktuar dëm në vlerë monetare buxhetit të Bashkisë Tiranë me disbursimin e fondeve publike për punime fiktive.

Dokumenti u hartua nga shtetasi Sh.M. në cilësinë e sipërmarrësit të punimeve, i cili ka konsumuar elementet e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal pasi ka qenë personi përgjegjës në hartimin e dokumenteve dhe ka paraqitur të dhëna të rreme. Nga shqyrtimi i plotë i materialit hetimor, rezultoi se shtetasit S.Q. dhe R.R., në cilësinë e punonjësve të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, kanë hartuar preventivët e punimeve. Ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrën dhe rregullat profesionale dhe vetë e deklarojnë se nuk kanë dalë asnjëherë në terren për të verifikuar gjendjen reale të objekteve, se preventivat i kanë hartuar duke u bazuar vetëm në “projektin ekzistues” të përcjellë nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe se nuk mbajnë mend nëse konkretisht pallati nr.140 ka qenë ose jo në listë.

Ndërkohë u provua gjithashtu se shtetasi F.F. në cilësinë e administratorit përfaqësues të “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION”sh.p.k., ka konsumuar elementet e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave” parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal, konkretisht me dokumentin “Procesverbal, mbi fillimin e punimeve në objektin “Demolimi dhe evadimi i mbetjeve ndërtimore per 15 pallate, mes tyre dhe pallatit nr 140 me vendndodhje në rrugën “Haki Stermilli”, njësia administrative nr.6 Tiranë.

Referuar aktit të ekspertimit grafik, provohet gjithashtu se nga shtetasit A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, A.B., Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile, E.G., Përgjegjëse sektori i Politikave të Kompensimit të Fatkeqësive Natyrore, janë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Roli i tyre ka qenë i ndërlidhur drejtpërdrejt me hartimin, nënshkrimin dhe përdorimin e dokumenteve zyrtare që lidhen me “Aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit” dhe me dokumentacionin vijues të punimeve për pallatin nr.140 dhe pallatet e tjera objekt i kontratës.

Të tre kanë pasur detyrimin ligjor të nënshkruajnë dokumente që lidhen me procedurat e demolimit dhe evadimit të mbetjeve ndërtimore. Për këtë arsye, çdo lëshim dokumenti të pavërtetë prej tyre përbën jo thjesht një falsifikim, por formën e rënduar të veprës sipas paragrafit të tretë të nenit 186, sepse falsifikimi kryhet nga personi që ka pikërisht për detyrë të lëshojë aktin në fjalë. Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi caktimin e masave të sigurisë ndaj personave nën hetim:

“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.B., Drejtori i Drejtorisë së Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen E.G., Përgjegjese e Sektorit të Politikave të Kompesimit nga Fatkeqësitë natyrore të Drejtorisë së Emergjencave Civile për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen R.R., Specialiste e IMT, për kryerjen e veprës penale “Shperdorimi detyre”;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin S.Q. Specialist i IMT, bashkia Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen A. M., mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e BOE “Maging shpk & Imes-D shpk” për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shume se nje herë;

‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin Sh.M., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans-2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk dhe Adminstrator i Subjektit “Arb & Trans -2000” shpk, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë; dhe

‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin F.F., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans -2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë.

Previous Post

Ligji për reduktimin e dënimit të Bolsonaros vonohet, mbështetësit e tij kërkojnë lirimin nga burgu, tensione në Kongresin e Brazilit.

Next Post

Dy trupa të vdekur ujiten në Durrës, dyshimet janë se…

Next Post
Shtohet incidenti me plumba ndaj një biznesi në Kukës, reagon forca e policisë

Dy trupa të vdekur ujiten në Durrës, dyshimet janë se…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Greta kërkon falje pas përjashtimit të saj për komentet ndaj Juelës: "Edhe mua më ka thënë të njëjtat gjëra." Miri dhe Selin...

Greta kërkon falje pas përjashtimit të saj për komentet ndaj Juelës: “Edhe mua më ka thënë të njëjtat gjëra.” Miri dhe Selin…

March 15, 2026
“Baba i Rogertit e interpreton thelbin e Kanunit”, babai i Selin dërgon një mesazh për familjen e banorit: Kur ofendon një vajzë…

“Baba i Rogertit e interpreton thelbin e Kanunit”, babai i Selin dërgon një mesazh për familjen e banorit: Kur ofendon një vajzë…

March 15, 2026
"Do të mbetem besnik fjalëve të mia deri në fund" / Babai i Selin tregon në ‘Fan Club’: Kam krenari për vajzën time.

“Do të mbetem besnik fjalëve të mia deri në fund” / Babai i Selin tregon në ‘Fan Club’: Kam krenari për vajzën time.

March 15, 2026
“Gimbon e konsideroj si djalin tim. Deri sa ai të jetë në krahë të vajzës sime…”/ Reagimi i babait të Selinës për përjashtimin e Gretës: E do shumë babai.

LAJME

Greta kërkon falje pas përjashtimit të saj për komentet ndaj Juelës: “Edhe mua më ka thënë të njëjtat gjëra.” Miri dhe Selin…

by timoni.al
March 15, 2026
0

Sot në emisionin ‘Fan Club’ u rikthye Greta, e cila mbrëmë doli nga shtëpia e Big Brother VIP 5. Ajo...

Read moreDetails
“Baba i Rogertit e interpreton thelbin e Kanunit”, babai i Selin dërgon një mesazh për familjen e banorit: Kur ofendon një vajzë…

“Baba i Rogertit e interpreton thelbin e Kanunit”, babai i Selin dërgon një mesazh për familjen e banorit: Kur ofendon një vajzë…

March 15, 2026
"Do të mbetem besnik fjalëve të mia deri në fund" / Babai i Selin tregon në ‘Fan Club’: Kam krenari për vajzën time.

“Do të mbetem besnik fjalëve të mia deri në fund” / Babai i Selin tregon në ‘Fan Club’: Kam krenari për vajzën time.

March 15, 2026
“Gimbon e konsideroj si djalin tim. Deri sa ai të jetë në krahë të vajzës sime…”/ Reagimi i babait të Selinës për përjashtimin e Gretës: E do shumë babai.

“Gimbon e konsideroj si djalin tim. Deri sa ai të jetë në krahë të vajzës sime…”/ Reagimi i babait të Selinës për përjashtimin e Gretës: E do shumë babai.

March 15, 2026
Përmbytje të shkaktuara nga shirat e fortë në Kenia, 62 të vdekur dhe mijëra të shpërngulur

Përmbytje të shkaktuara nga shirat e fortë në Kenia, 62 të vdekur dhe mijëra të shpërngulur

March 15, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Greta kërkon falje pas përjashtimit të saj për komentet ndaj Juelës: "Edhe mua më ka thënë të njëjtat gjëra." Miri dhe Selin...

Greta kërkon falje pas përjashtimit të saj për komentet ndaj Juelës: “Edhe mua më ka thënë të njëjtat gjëra.” Miri dhe Selin…

March 15, 2026
“Baba i Rogertit e interpreton thelbin e Kanunit”, babai i Selin dërgon një mesazh për familjen e banorit: Kur ofendon një vajzë…

“Baba i Rogertit e interpreton thelbin e Kanunit”, babai i Selin dërgon një mesazh për familjen e banorit: Kur ofendon një vajzë…

March 15, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al