Thursday, May 29, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si talentet po na i merr Gjermania, 3.5 mijë karta blu për punonjësit shqiptarë në 5 vitet e fundit

Editor by Editor
May 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Si talentet po na i merr Gjermania, 3.5 mijë karta blu për punonjësit shqiptarë në 5 vitet e fundit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Ndërsa tregu i punës në Shqipëri po vuan gjithmonë e më shumë ikjen e forcës së punës së kualifikuar, Europa dhe sidomos Gjermania po marrin talentet shqiptare, duke u dhënë atyre karta blu, që është një leje pune dhe qëndrimi për persona me kualifikime të larta nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian (BE).

Eurostat raportoi se që nga viti 2019 është rritur ndjeshëm numri i kartave blu për shtetasit shqiptarë nga shtetet e BE-së, duke dhënë mesatarisht 650-900 të tilla në vit. Që nga viti 2019 deri në 2023-n janë dhënë gjithsej 3495 karta blu për shtetasit shqiptarë. Në krahasim me vitet e mëparshme rritja është e fortë. Në vitin 2012 ishin dhënë vetëm 15 karta të tilla, ndërsa në 2021-n, që është rekordi i deritanishëm, shifra arriti në 882.

Rritja e dhënies së kartës blu për shqiptarët ka ardhur për shkak të hyrjes në lojë të Gjermanisë. Në vitin 2021 ky shtet dha 823 karta blu për shtetasit shqiptarë, ose 93% të totalit të shteteve të BE-së. Në 2023-n u dhanë 716 leje, ose 87% e totalit. Ata që kanë përfituar këtë kartë në Gjermani paguhen me të paktë 43 mijë euro në vit (rreth 3,600 euro në muaj), që është dhe kriteri minimal për të aplikuar për kartë blu.

Në vend të dytë për kartat blu është Italia, por me nivele shumë më të ulëta në raport me Gjermaninë (23 në 2022 dhe 41 në 2023). Pas saj renditet Austria (11 në 2022 dhe 30 në 2023). Polonia dha 11 karta blu për shtetas shqiptarë në 2023-n, Luksemburgu 6, Belgjika 4 dhe Franca 3.

Gjermania u bë vitet e fundit një destinacion i preferuar i profesionistëve nga Shqipëria, kryesisht nga fusha e teknologjisë së informacionit dhe mjekësisë, që u nxitën të punonin në ekonominë më të madhe të Europës, të joshur nga pagat e larta dhe zbutja e kritereve në shtetin që po vuante mungesën e fuqisë punëtore si rrjedhojë e plakjes së popullsisë.

Kartat blu në BE

Në vitin 2023, rreth 89,000 punonjës të kualifikuar nga vende jashtë BE-së morën një Kartë Blu të BE-së, një leje pune dhe qëndrimi për persona me kualifikime të larta nga vendet joanëtare të Bashkimit Europian, sipas Eurostat.

Gjermania lëshoi numrin më të madh të Kartave Blu (69,000, ose 78% e totalit në BE), e ndjekur nga Polonia me 7,000 (ose 8%) dhe Franca me 4,000 (ose 4%).

Shtetasit e Indisë ishin përfituesit më të mëdhenj të Kartës Blu në vitin 2023, me 21,000 leje (ose 24% të totalit), të ndjekur nga shtetasit e Rusisë (9,000 ose 11%), Turqisë (6,000 ose 7%) dhe Bjellorusisë (5,000 ose 6%).

Çfarë është Karta blu

Karta Blu e BE-së është një leje pune dhe qëndrimi që u jepet shtetasve jo të Bashkimit Europian me kualifikime të larta profesionale, për të punuar në një vend anëtar të BE-së. Ajo synon të tërheqë specialistë të huaj në profesione të kërkuara, duke u ofruar atyre kushte të favorshme pune, përfshirë të drejtën e qëndrimit familjar, mobilitet brenda BE-së dhe mundësi për qëndrim afatgjatë. Karta Blu jepet mbi bazën e një kontrate pune me pagë minimale të përcaktuar dhe kualifikime universitare.

Për të përfituar nga Karta Blu e BE-së, aplikantët duhet të plotësojnë një prag minimal page, i cili ndryshon sipas vendit anëtar dhe sektorit të punës. Këto pragje përcaktohen nga autoritetet kombëtare dhe zakonisht përfaqësojnë një përqindje të caktuar të pagës mesatare bruto në vendin përkatës. Për shembull, në Gjermani për vitin 2025, paga minimale vjetore bruto për Kartën Blu është 48,300 euro për profesionet e përgjithshme dhe 43,759.80 euro për profesionet me mungesë të theksuar, si IT, inxhinieri dhe kujdes shëndetësor.

Profesionet me prioritet të lartë për Kartën Blu të BE-së janë Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK); Inxhinieri; Mjekësi dhe kujdes shëndetësor; Shkencat natyrore dhe matematika;  Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor; Financa dhe kontabiliteti./ Monitor

Previous Post

Tirana bëhet e vështirë për familjet e reja, lindjet ranë me 18% në janar-mars

Next Post

EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje/ 28-vjeçari humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin kullues, humb jetën në vend

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
VIDEO/ Dhunë e kërcënime për ‘një copë tokë’ në Tiranë – 4 ‘të fortët’ e Niklës bien në pranga, kanosën pronarët e pronës tek Rruga e Elbasanit

VIDEO/ Dhunë e kërcënime për ‘një copë tokë’ në Tiranë – 4 ‘të fortët’ e Niklës bien në pranga, kanosën pronarët e pronës tek Rruga e Elbasanit

May 29, 2025
SPAK nis hetimet/ 1+1=3, Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, Allajbeu fiton gjithmonë me ofertë më të lartë!

SPAK nis hetimet/ 1+1=3, Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, Allajbeu fiton gjithmonë me ofertë më të lartë!

May 29, 2025
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Ervin Salianji kërkon liri me kusht

U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Ervin Salianji kërkon liri me kusht

May 29, 2025
EMRAT/ Operacioni “Medicine” në Fier, kontrabandë ilaçesh në 4 farmaci, arrestohen 4 administratorë

AKTUALITET

VIDEO/ Dhunë e kërcënime për ‘një copë tokë’ në Tiranë – 4 ‘të fortët’ e Niklës bien në pranga, kanosën pronarët e pronës tek Rruga e Elbasanit

by Editor
May 29, 2025
0

Katër persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se...

Read moreDetails
SPAK nis hetimet/ 1+1=3, Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, Allajbeu fiton gjithmonë me ofertë më të lartë!

SPAK nis hetimet/ 1+1=3, Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, Allajbeu fiton gjithmonë me ofertë më të lartë!

May 29, 2025
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Ervin Salianji kërkon liri me kusht

U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Ervin Salianji kërkon liri me kusht

May 29, 2025
EMRAT/ Operacioni “Medicine” në Fier, kontrabandë ilaçesh në 4 farmaci, arrestohen 4 administratorë

EMRAT/ Operacioni “Medicine” në Fier, kontrabandë ilaçesh në 4 farmaci, arrestohen 4 administratorë

May 29, 2025
Kontrabanda e cigareve, pasi u zbërthyen nga SPAK, Ilir dhe Darjo Jashari e shitën kompaninë te Ergys Agasi një ditë para urdhër arresteve

Kontrabanda e cigareve, pasi u zbërthyen nga SPAK, Ilir dhe Darjo Jashari e shitën kompaninë te Ergys Agasi një ditë para urdhër arresteve

May 29, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

VIDEO/ Dhunë e kërcënime për ‘një copë tokë’ në Tiranë – 4 ‘të fortët’ e Niklës bien në pranga, kanosën pronarët e pronës tek Rruga e Elbasanit

VIDEO/ Dhunë e kërcënime për ‘një copë tokë’ në Tiranë – 4 ‘të fortët’ e Niklës bien në pranga, kanosën pronarët e pronës tek Rruga e Elbasanit

May 29, 2025
SPAK nis hetimet/ 1+1=3, Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, Allajbeu fiton gjithmonë me ofertë më të lartë!

SPAK nis hetimet/ 1+1=3, Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, Allajbeu fiton gjithmonë me ofertë më të lartë!

May 29, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al