Tuesday, June 10, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si SPAK po i bën gjyq publik biznesit dhe gafa e rëndë në arrestimin e Ilir Metes

Editor by Editor
October 23, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Si SPAK po i bën gjyq publik biznesit dhe gafa e rëndë në arrestimin e Ilir Metes
0
SHARES
183
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Njoftimi i SPAK për arrestimin e Ilir Metës dhe akuzat ndaj Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut shënoi një prej skandaleve më të mëdha në komunikimin publik që mund të bëjë një institucion i zbatimit të ligjit.
Veç emrave të të akuzuarve, SPAK ekspozoi një biznesmen, duke aluduar për marrëdhënie të paligjshme me Ilir Metën e Monika Kryemadhin. Ja si e paraqiti SPAK këtë episod.

“Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin Samir M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).”

Por një ditë më vonë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) në vendimin e saj për masat shtrënguese, e nxorri SPAK-un zbuluar. GJKKO sqaroi se, së pari nuk bëhej fjalë për interesa specifikisht të biznesmenit, por për shqetësime të shumë investitorëve dhe se në nuk kishte vilë të dhuruar ndonjëherë.

“Personi nen hetim Ilir Metaj, ne kohen qe ka qene Kryetar i Kuvendit te Shiperise, ne bashkepunin me bashkeshorten e tij, personin nen hetim Monika Kryemadhi, kane marre persiper te miratojne/ndryshojne nje ligi ne fushen e Minierave, qe zgjidhte nje shetesim te disa investitoreve ne kete drejtim. Pasi ky fakt eshte marre vesh (dhurimi i viles) dhe nga persona te tjere, duke perfshire dhe Ambasadorin Grek n e Tirane, ata (Meta – Kryemadhi) kane hequr dore nga perfitimi duke mos e finalizuar marredhenien” – thuhet në vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Pra, sipas SPAK, Meta e Kryemadhi do të ndryshonin ligjin në interes ekonomik të biznemenit Samir M dhe ai do t’u jepte një vilë. Por sipas GJKKO bëhet fjalë për një përpjekje “qe te zgjidhjte nje shqetesim te disa investitoreve” dhe se nuk ka pasur asnjë vilë të përfituar.

Ylli Manjani, jurist dhe ministër i qeverisjes Rama – Meta, me njohuri asokohe mbi shqetësimet e biznesit për ligjin në fjalë, e shpjegon më qartë kontrastin mes njoftimit të SPAK dhe vendimit të GJKKO, duke hedhur më shumë dritë mbi skandalin e njoftimit të Prokurorisë së Posaçme.

“Qeveria asokohe ka dashur të disiplinojë institutin juridiko-civil të servitutit publik ndërmjet përdoruesve në miniera. Pra as taksa, as tarifa, as leje asgjë e konvertuar në interes ekonomik që të ketë përfitim privat; Vetëm disiplinim të servitutit publik.

Vendimi i gjykatës thotë se këto ndryshime kanë disiplinuar jo vetëm bisnesin e Samir M, por edhe të shoqërive të tjera. Pra korrupsioni i supozuar në njoftim, nuk del askund në vendimin e gjykatës. As vilë nuk ka e as asnjë ndikim të paligjshëm. Paraqitja e intereave si grup interesi në Parlament është pjesë e sistemit demokratik dhe jo korrupsion!” – shkruan Manjani.

Por cili ishte interesi i SPAK për të përfshirë një biznesmen në njoftimin për shtyp që mbushi mbrëmë ekrane e portale?

Në dosjen e SPAK figurojnë shumë emra biznesmenësh të tjerë. Për shëmbull, emri i Adrian Sh. një prej personave kyç në një prej akuzave të ngritura ndaj Metës, Kryemadhit e Xhixhos, figuron në plot 52 faqe, i përmendur mbi 150 herë.

Emri i Theodhori. Ç përmendet në 18 faqe të dosjes së SPAK, ose afro 50 herë.
Emri i biznesmenit Gent S përmendet në 5 faqe, po kaq herë.
Emri i Vodafone Albania përmendet në plot 29 faqe të dosjes së SPAK, ose afro 100 herë.

“Atëherë përse në njoftimin e SPAK shquhet vetëm S.M?!” – pyeste sot ish -ministri Manjani, duke nxjerrë në pah edhe më shumë skandalin e njoftimit të SPAK.

Për SPAK ka kohë që janë ngritur dyshime se po vepron si në xhungël, duke mos pyetur për ligjin, flitet se po e përdor sipas dëshirës pushtetin që i ka dhënë Reforma në Drejtësi, se po godet në mënyrë selektive, se nuk ka asnjë institucion që t’i kërkojë llogari apo se prokurorët e kësaj strukture, që thuhet kanë dalë në përgjimet e SKY EÇ, kanë inate personale me persona të veçantë.

Ligjërisht SPAK ka të gjithë të drejtën të hetojë këdo që dyshon se ka shkelur ligjin. Por ekspozimi publik i personave të veçantë në dosje hetimore kur ndaj tyre nuk ka as dyshime, as hetime, as akuzë e as masë nuk parashikohet në asnjë rresht të asnjërit nga ligjet mbi të cilët vepron kjo strukturë.

Reforma në Drejtësi kishte për qëllim edhe që të përmirësonte klimën e biznesit. Por SPAK, Instituconi kryesor që prodhoi kjo reformë, po e përkeqëson këtë klimë duke nxjerrë biznesin dhe sipërmarrësit në pritë për gjyq publik, pa prova, pa akuza.

Njoftimi i djeshëm i SPAK përbën një këmbanë alarmi në këtë drejtim, sepse përmes tij çdo sipërmarrës mësoi se mund të jetë i kërcënuar në çdo moment nga vetë “Drejtësia e Re”, më keq sesa e vjetra, edhe në rastet kur përpiqet të përmirësojë ligje që i shërbejnë biznesit dhe ekonomisë.

Previous Post

Dosja e ’21 janarit’, ish drejtori i Policisë së Shtetit thirret në SPAK: Zbatova urdhër-arrestet

Next Post

I shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet shqiptari në Itali

Next Post
I shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet shqiptari në Itali

I shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet shqiptari në Itali

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Aftësitë mbrojtëse të NATO-s duhet të katërfishohen”/ Paralajmërimi i Rutte në Londër: Rusia mund të sulmojë aleancën brenda 5 viteve të ardhshme

“Aftësitë mbrojtëse të NATO-s duhet të katërfishohen”/ Paralajmërimi i Rutte në Londër: Rusia mund të sulmojë aleancën brenda 5 viteve të ardhshme

June 9, 2025
Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

June 9, 2025
Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ Hetuesit hedhin poshtë pistën se ish-policin e kapi plumb qorr, dyshojnë për pritë ndaj 59-vjeçarit

Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ Hetuesit hedhin poshtë pistën se ish-policin e kapi plumb qorr, dyshojnë për pritë ndaj 59-vjeçarit

June 9, 2025
“Los Angeles do të ishte zhdukur nëse…” Trump: Arrestimi i guvernatorit të Kalifornisë do të ishte gjë e mirë! Newsom: Hap i qartë drejt autoritarizmit

AKTUALITET

“Aftësitë mbrojtëse të NATO-s duhet të katërfishohen”/ Paralajmërimi i Rutte në Londër: Rusia mund të sulmojë aleancën brenda 5 viteve të ardhshme

by Editor
June 9, 2025
0

LONDËR- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka theksuar në Londër se aftësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të Aleancës duhet...

Read moreDetails
Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

June 9, 2025
Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ Hetuesit hedhin poshtë pistën se ish-policin e kapi plumb qorr, dyshojnë për pritë ndaj 59-vjeçarit

Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ Hetuesit hedhin poshtë pistën se ish-policin e kapi plumb qorr, dyshojnë për pritë ndaj 59-vjeçarit

June 9, 2025
“Los Angeles do të ishte zhdukur nëse…” Trump: Arrestimi i guvernatorit të Kalifornisë do të ishte gjë e mirë! Newsom: Hap i qartë drejt autoritarizmit

“Los Angeles do të ishte zhdukur nëse…” Trump: Arrestimi i guvernatorit të Kalifornisë do të ishte gjë e mirë! Newsom: Hap i qartë drejt autoritarizmit

June 9, 2025
“Si thoni?” Rama rikthehet me rubrikën “Sy m’Sy”: Shihemi nesër!

“Si thoni?” Rama rikthehet me rubrikën “Sy m’Sy”: Shihemi nesër!

June 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Aftësitë mbrojtëse të NATO-s duhet të katërfishohen”/ Paralajmërimi i Rutte në Londër: Rusia mund të sulmojë aleancën brenda 5 viteve të ardhshme

“Aftësitë mbrojtëse të NATO-s duhet të katërfishohen”/ Paralajmërimi i Rutte në Londër: Rusia mund të sulmojë aleancën brenda 5 viteve të ardhshme

June 9, 2025
Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

June 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al