Thursday, March 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si oligarku Marin Gjonaj po i rrëmben pronat banorëve në Bulqizë për parqe foto-voltaikë

Editor by Editor
March 26, 2026
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Si oligarku Marin Gjonaj po i rrëmben pronat banorëve në Bulqizë për parqe foto-voltaikë
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një dëgjesë publike e organizuar nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës në fshatin Gjoricë e Poshtme, me qëllim dhënien në përdorim të sipërfaqeve pyjore dhe kullosore përmes ankandit, është shoqëruar me tensione dhe debate të forta mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë Bulqizë.

Takimi, i zhvilluar pasditen e sotme, kishte si qëllim informimin dhe konsultimin me banorët për parcelat që pritet të jepen në ankand. Në të morën pjesë sekretari i Këshillit Bashkiak dhe përfaqësues të Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave, ndërsa nga anëtarët e këshillit ishte i pranishëm vetëm një përfaqësues edhe ai nga radhët e opozitës.

Gjatë prezantimit, përfaqësuesi i Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave bëri me dije numrin e parcelave që parashikohen për ankand, por pa specifikuar qartë zonat konkrete, çka shkaktoi reagime të menjëhershme nga të pranishmit. Përfaqësuesi i Bashkisë deklaroi se këto sipërfaqe janë në pronësi të institucionit dhe mund të jepen për zhvillim të veprimtarive të ndryshme ekonomike.

Edhe pse e planifikuar si një dëgjesë publike, takimi u kthye shpejt në një përplasje mes banorëve pro dhe kundër projektit, si dhe përfaqësuesve të Bashkisë. Diskutimet zgjatën rreth 40 minuta dhe u karakterizuan nga tone të larta dhe akuza të ndërsjella.

Banorët kundër: “Po merren kullotat, nuk kemi ku të mbajmë bagëtinë”

Një pjesë e banorëve kundërshtuan fort dhënien e sipërfaqeve, duke argumentuar se bëhet fjalë për toka të përbashkëta të përdorura prej vitesh si kullota. Sipas tyre, ndërhyrje të ngjashme janë bërë edhe më parë, ku fillimisht investitorët ishin prezantuar si të zonës, por më pas pronësia kishte ndryshuar.

Ata ngritën shqetësimin se marrja e vazhdueshme e tokave po redukton ndjeshëm hapësirat për blegtori, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetesën e familjeve që varen nga kjo veprimtari. Disa prej tyre e cilësuan procesin e dëgjesave si formal, duke pretenduar se fituesit e ankandeve janë të paracaktuar.

Në kushte anonimati, banorë të zonës deklaruan për “Bulqizaime.al” se në disa raste po ushtrohet presion për të dhënë dakordësi. Ata theksuan se nuk janë kundër investimeve, por kërkojnë që ato të jenë të balancuara dhe të mos dëmtojnë tokat e përbashkëta të komunitetit.

Brenda pak javësh Bashkia Bulqizë ka dhënë me ankand mbi 100 hektarë tokë për projekte energjetike. Ndërsa në vijim pritet të rritet edhe më tej pasi janë planifikuar edhe një sërë tokash të tjera për tu dhënë me këtë qëllim.

Gjatë dëgjesës publike në Gjoricë e Poshtme, banorët përballen me përfaqësuesit e Bashkisë Bulqizë mes debatesh dhe tensioni për dhënien e tokave në përdorim.

Banorët pro: “Investimet duhen dhe toka është e Bashkisë”

Nga ana tjetër, një grup banorësh u shprehën në mbështetje të dhënies së tokave përmes ankandit, duke argumentuar se investimet sjellin zhvillim ekonomik për zonën. Sipas tyre, duke qenë se toka është pronë e Bashkisë, kjo e fundit ka të drejtë të vendosë për përdorimin e saj në funksion të qirave që do të mbledh.

Projekte energjetike të ngjashme në zonë

Debati për përdorimin e tokave në Gjoricë vjen në një kohë kur zona ka qenë pjesë e projekteve të mëparshme energjetike.

Në vitin 2024, Këshilli Bashkiak i Bulqizës miratoi dhënien e rreth 42 hektarëve tokë të fondit pyjor-kullosor në Gjoricë e Poshtme për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Kjo sipërfaqe është ngjitur me atë parcel toke që bashkia synon ta nxjerrë në ankand. Projekti ishte pjesë e një ankandi kombëtar për energjinë diellore, ku disa kompani u shpallën fituese për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese. Fillimisht, ky investim u prit pozitivisht nga një pjesë e banorëve, pasi u prezantua si një iniciativë që do të zhvillohej nga një investitor lokal, duke krijuar pritshmëri për përfitime direkte për zonën.

“Solar Park Gjorica” u themelua më 13 nëntor 2023 me pronësinë e plotë të z. Sokol Tasha dhe kishte si objekt veprimtarie prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike nga burime fotovoltaike. Megjithatë, vetëm disa javë pas marrjes së dakordësisë së banorëve dhe dhënies së tokës nga Këshilli Bashkiak, kompania u shit. Më 8 prill 2024, pronësia për 97% të aksioneve u transferua nga z. Sokol Tasha te “Gjonaj Group Holdings” për një vlerë prej 1000 euro. “Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, që përfshijnë Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj.

Një pjesë e banorëve në Gjoricë kërkuan që të mos jepen të gjitha sipërfaqet për ndërtimin e paneleve fotovoltaike, duke paralajmëruar se një qasje e tillë do të zhdukte praktikisht tokat e përbashkëta të zonës. Ata theksuan se këto prona nuk janë thjesht sipërfaqe toke, por pasuri e trashëguar ndër breza, të cilat sipas tyre janë siguruar me sakrifica të mëdha, madje “të blera me flori” nga të parët.

Previous Post

Për herë të parë qysh në nisjen e konfliktit në Iran, çmimi i gazit në Shtetet e Bashkuara është ulur.

Next Post

Marta Kos diskuton pranimin e korrupsionit në Shqipëri, komisionerja e BE reagon: Pranimi në BE kërkon transformim të vërtetë.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Arrestohet një grup kriminal, SPAK ndalon 6 persona, përfshirë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste. Emrat bëhen të ditur.

870 kg drogë të sekuestruara në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të akuzuar, emrat bëhen publikë

March 26, 2026
“Rama: Nuk do të diskutoj për trafikantët, atyre që thonë se jemi më të këqij u rekomandoj të reflektojnë për veten, ne po lëmë pas korrupsionin dhe krimin, kjo është një realitet.”

“Rama: Nuk do të diskutoj për trafikantët, atyre që thonë se jemi më të këqij u rekomandoj të reflektojnë për veten, ne po lëmë pas korrupsionin dhe krimin, kjo është një realitet.”

March 26, 2026
Berisha e sfidon Bordin e Transparencës për shtrenjtimin e naftës: Qeveria duhet të reduktojë taksat.

Berisha e sfidon Bordin e Transparencës për shtrenjtimin e naftës: Qeveria duhet të reduktojë taksat.

March 26, 2026
Kërcënimi ndaj jetës së Adriana Kalasë, Berisha e akuzon Ramën si ‘vrasës digjital’ dhe hedh poshtë mbështetjein e kryeministrit.

LAJME

870 kg drogë të sekuestruara në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të akuzuar, emrat bëhen publikë

by timoni.al
March 26, 2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi procedimin për 17 të pandehur, të dyshuar për kultivimin...

Read moreDetails
“Rama: Nuk do të diskutoj për trafikantët, atyre që thonë se jemi më të këqij u rekomandoj të reflektojnë për veten, ne po lëmë pas korrupsionin dhe krimin, kjo është një realitet.”

“Rama: Nuk do të diskutoj për trafikantët, atyre që thonë se jemi më të këqij u rekomandoj të reflektojnë për veten, ne po lëmë pas korrupsionin dhe krimin, kjo është një realitet.”

March 26, 2026
Berisha e sfidon Bordin e Transparencës për shtrenjtimin e naftës: Qeveria duhet të reduktojë taksat.

Berisha e sfidon Bordin e Transparencës për shtrenjtimin e naftës: Qeveria duhet të reduktojë taksat.

March 26, 2026
Kërcënimi ndaj jetës së Adriana Kalasë, Berisha e akuzon Ramën si ‘vrasës digjital’ dhe hedh poshtë mbështetjein e kryeministrit.

Kërcënimi ndaj jetës së Adriana Kalasë, Berisha e akuzon Ramën si ‘vrasës digjital’ dhe hedh poshtë mbështetjein e kryeministrit.

March 26, 2026
“Periudha e sipërmarrjeve të reja” / Rama në edicionin e dytë të MatchMaker Albania: Shqipëria pasqyron realitetin global.

“Periudha e sipërmarrjeve të reja” / Rama në edicionin e dytë të MatchMaker Albania: Shqipëria pasqyron realitetin global.

March 26, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet një grup kriminal, SPAK ndalon 6 persona, përfshirë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste. Emrat bëhen të ditur.

870 kg drogë të sekuestruara në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të akuzuar, emrat bëhen publikë

March 26, 2026
“Rama: Nuk do të diskutoj për trafikantët, atyre që thonë se jemi më të këqij u rekomandoj të reflektojnë për veten, ne po lëmë pas korrupsionin dhe krimin, kjo është një realitet.”

“Rama: Nuk do të diskutoj për trafikantët, atyre që thonë se jemi më të këqij u rekomandoj të reflektojnë për veten, ne po lëmë pas korrupsionin dhe krimin, kjo është një realitet.”

March 26, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al