Friday, July 4, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Si i shpëtoi Talo Çela dje atentatit dhe prangave/ Gëzimi i Tonin Vocajt për arrestimin e Dumanit

Editor by Editor
March 30, 2022
in KRONIKE, KRYESORE
0
Si i shpëtoi Talo Çela dje atentatit dhe prangave/ Gëzimi i Tonin Vocajt për arrestimin e Dumanit
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autor i dyshuar i të paktën 7 vrasjeve, Nuredin Dumani ra dje në prangat e policisë, në një aksion të shtrirë nga Elbasani në Fier, e të finalizuar pak para mesnatës, me arrestimin e tij, dhe më pas transferimin në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të marra në shpatull nga arma e zjarrit.

Dumani dyshohet se pasditen e djeshme kishte organizuar një atentat ndaj një personazhi tjetër të shumëkërkuar nga policia shqiptare, dikur partner i tij në krim, Talo Çela, i cili edhe njëherë tjetër arriti ti shpëtojë jo vetëm policisë por edhe plumbave.

Në rrethana që nuk dihen ende, Dumani u gjet i plagosur në një dhomë që dyshohet se shërbente si bazë për fshehjen e tij, shumë pranë spitalit të Fierit, ku iu dha dhe ndihma e parë mjekësore.

Gjatë operacionit bashkë me Nuredin Dumani u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shetasit Henrik Hoxhaj, 40 vjeç, banues në lagjen Apollonia, Fier, i cili u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet.

Së bashku me ta u gjetën dhe u ndaluan 2 persona të tjerë, të cilët dyshohet se shërbenin si ushtar të Dumanit, edhe pse roli i tyre mbetet për tu verifikuar më tej nga Policia. Në Fier dhe më pas në Tiranë, dolën në konferencë krerët më të lartë të shtetit, dhe prokurorisë, të cilët e konsideruan bashkëpunimin mes tyre të frytshëm, ndërkohë që gëzimin nuk e ka fshehur as drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax Neës, Vocaj shihet duke përqafuar bashkëpunëtorët e tij, në dalje të spitalit të Fierit, menjëherë pasi ambulanca që po transportonte Dumanin u nis drejt Tiranës.

Dumani ishte konsideruar si ‘njeriu hije’ në Elbasan, që kishte bashkëpunuar me Çelën në disa krime të ndodhura në Durrës, por më pas marrëdhënia e tyre ‘u prish’ kur hyri në lojë paraja. Çela dhe Dumani dyshohet se janë konfliktuar për paratë e një prej supergrabitjeve të Rinasit, ku Talo ishte një nga të dyshuarit kryesor.

Si hakmarrje për konfliktet e nisura, Nuredin Dumani vrau në zonën e Bradasheshit të vëllanë e Talo Çelës, dhe më pas përplasja mes të dyve ka qenë e hapur, deri dje, kur të paktën njëri prej tyre ra në prangat e policisë.

Seria e vrasjeve ku dyshohet se është përfshirë Dumani

Nuredin Dumani është një emër shumë i njohur për policinë. Emri i tij u lakua në tetor të vitit 2020, kur ai u shpall në kërkim si autor i vrasjes së Bujar Çelës, vëllai të Talo Çelës.

Ai është autor i dyshuar edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje kjo e kryer në bashkëpunim me Talo Çelën, sipas Policisë dhe dy personave të tjerë.

Autorësia e tyre në këtë ngjarje është dëshmuar nga i penduari i drejtësisë, Klevis Alla, ndërsa dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre.

Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Allës, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti, kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator.

Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, ndërsa së fundmi ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij.

Nuredin Dumani gjithashtu mësohet se ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi e trafikuar në Francë.

Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar për martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. Po ashtu, Nuredini ka qenë i arrestuar më herët edhe për akuzën e vjedhjes.

Dumani, i dyshuar edhe për vrasjen e shokut të tij në Rrogozhinë

Sipas informacioneve të Policisë së Elbasanit, Nuredin Dumani dyshohet se është i implikuar edhe në vrasjen e shtetasit Klevis Kapllani, me të cilin kishte njohje të hershme dhe shoqëroheshin bashkë.

Gjithashtu mësohet se Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj, dhe para se Dumani të shpallej në kërkim nga Policia për ngjarjet kriminale, ata shoqëroheshin bashkë në publik.

Burime nga Policia bënë të ditur se Kapllani ka qenë i dënuar dy herë në Itali, si shpërndarës droge. Por tashmë Nuredin Dumani rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Durrësit, pasi akuzohet se është i implikuar edhe në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktimash, Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdyli, ngjarje të ndodhura në muajin mars dhe maj të këtij viti.

Për këtë ngjarje në kërkim është dhe Talo Çela, i cili së bashku me Nuredin Dumanin përmenden në dëshminë e të arrestuarit për atentatin e vëllezërve Haxhia, Klevis Alla.

Previous Post

“Ishte terror! Policia blindoi zonën me snajpera dhe drone”, banorët e Fierit rrëfejnë momentin e frikshëm

Next Post

Arratia e fundit, me plumb në shpinë, Nuredin Dumani shtrohet tek “Trauma”, si është gjendja e tij?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Trump: Do të fillojmë t’u dërgojnë letra vendeve të ndryshme për tarifat

Trump: Do të fillojmë t’u dërgojnë letra vendeve të ndryshme për tarifat

July 4, 2025
Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

July 4, 2025

“Bujqësi me kredi, mashtrimi i ri!” Meta: Vijon tallja me fermerët, vendi i vetëm në Europë ku sektori merr 0 fonde

July 4, 2025
Ronela Hajati nuk fshihet më, publikon foto me të dashurin

Ronela Hajati nuk fshihet më, publikon foto me të dashurin

July 4, 2025
Trump: Do të fillojmë t’u dërgojnë letra vendeve të ndryshme për tarifat
AKTUALITET

Trump: Do të fillojmë t’u dërgojnë letra vendeve të ndryshme për tarifat

by Editor
July 4, 2025
0

SHBA- Qeveria amerikane do të fillojë t'u dërgojë letra vendeve me detaje mbi tarifat më të larta të SHBA-së që do...

Read moreDetails
Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

July 4, 2025

“Bujqësi me kredi, mashtrimi i ri!” Meta: Vijon tallja me fermerët, vendi i vetëm në Europë ku sektori merr 0 fonde

July 4, 2025
Ronela Hajati nuk fshihet më, publikon foto me të dashurin

Ronela Hajati nuk fshihet më, publikon foto me të dashurin

July 4, 2025
Të akuzuar për grabitje me vlerë të lartë/ Vihen në pranga tre shqiptarë dhe një 33-vjeçare britanike, vjedhjet kapnin vlerën e më shumë se 1 milion paund

Të akuzuar për grabitje me vlerë të lartë/ Vihen në pranga tre shqiptarë dhe një 33-vjeçare britanike, vjedhjet kapnin vlerën e më shumë se 1 milion paund

July 4, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Trump: Do të fillojmë t’u dërgojnë letra vendeve të ndryshme për tarifat

Trump: Do të fillojmë t’u dërgojnë letra vendeve të ndryshme për tarifat

July 4, 2025
Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

July 4, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al