447 të burgosur përfitues të amnistisë do të presin miratimin nga Brukseli, pasi diskutimi për këtë amnisti në Kuvendin e Shqipërisë është parashikuar për muajin Prill. Megjithatë, burime qeveritare kanë deklaruar se shtyrja e këtij diskutimi vjen si pasojë e pritjes për një përgjigje nga Komisioni Europian. Sipas burimeve, është e nevojshme që draft-ligji i amnistisë të marrë aprovimin e Brukselit para se të vazhdojë me procedurat parlamentare.
Përveç 447 të burgosurve që do të përfitojnë nga amnistia, do të ketë ulje dënimi edhe për 853 të burgosur të tjerë. Po ashtu, Shërbimi i Provës do të amnistojë 5,077 të dënuar me masa alternative. Projekt-ligji parashikon gjithashtu që nga viti 2024 të pushohet ndjekja penale për 14,000 procedime për vepra të lehta.















