Gjatë natës së kaluar, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, duke përfshirë dy banesa dhe rrugën kryesore që lidh disa fshatra të njësisë administrative Sevaster. Si pasojë e shkarjes së dherave, një nga banesat është shembur plotësisht, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime të rënda.
Banorët e zonës kanë përjetuar momente frikshme gjatë shembjes së shtëpive. Një e moshuar 70-vjeçare ka treguar se rreth orës 02:00 të mëngjesit, muri i banesës së saj u shemb papritur për shkak të masës së madhe të dherave që rrëshqitën nga shpati. Ajo përshkruan situatën kritike, duke thënë se sapo ra muri, ajo dhe anëtarët e familjes dolën menjëherë nga banesa për të shmangur rrezikun e mbetjeve. E moshuara bën thirrje për ndihmë, pasi aktualisht nuk ka asnjë mundësi strehimi.
Situata ka ngjallu shqetësim tek banorët dhe pritet reagimi i autoriteteve vendore lidhur me masat që do të merren për të siguruar strehim për familjet e prekura. Njësia administrative ka përballë një sfidë të madhe për të përballuar pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore. Informacione mbi ndihmën e mundshme nga bashkia dhe veprimet që do të ndërmerren në vazhdim do të jenë në fokus të vëmendjes së publikut dhe autoriteteve.















