Saturday, December 13, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak! Vendi ynë, nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

Editor by Editor
July 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri, 1,5 vite më e ulët se mesatarja e BE-së, arrin nivelin e parapandemisë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Të qenit i pasur nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat e larta. Çmimet ndryshojnë nga një vend në tjetrin dhe një pagë modeste mund të ketë më shumë vlerë atje ku kostoja e jetesës është më e ulët. Edhe orët e punës nuk janë të njëjta: në disa vende arrihen të ardhura të larta me më pak orë pune, duke lënë më shumë kohë për pushim dhe jetë personale. Revista “The Economist” renditI 178 vende duke u bazuar në tre tregues.

I pari është Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë sipas kursit të këmbimit të tregut. Ky është një tregues i thjeshtë, i kuptueshëm dhe i përdorur gjerësisht. Por ai nuk merr parasysh ndryshimet e çmimeve mes vendeve. Treguesi i dytë rregullon të ardhurat në raport me koston lokale të jetesës (i njohur si barazia e fuqisë blerëse, ose PPP). Ky jep një pasqyrë më të saktë të standardit të jetesës, por nuk merr parasysh kohën e lirë: pjesëmarrja në tregun e punës dhe gjatësia e orarit të punës ndryshojnë nga një vend në tjetrin.n

Treguesi i fundit kombinon të dyja aspektet: çmimet lokale dhe orët e punës, duke ofruar kështu një matës më të plotë të mirëqenies reale. Në renditje përfshihet dhe Shqipëria e vendet e tjera të Ballkanit Perëndimore, pa Kosovën. Në treguesin e të ardhurave për frymë, me 10 mijë dollarë, Shqipëria lë pas si Bosnjë Hercegovinën (gati 9 mijë dollarë), ashtu dhe Maqedoninë e Veriut (9.3 mijë dollarë), ndërsa Mali i Zi dhe Serbia kanë përkatësisht 13 dhe 13.5 mijë dollarë të ardhura për frymë në vit. Shqipëria është e teta në gjithë Europën për renditjen nga fundit të vendeve që kanë të ardhura më të ulëta për frymë, duke lënë pas Azerbaxhanin, Moldavine, Bjellorusinë, Armeninë, Bosnjë hercegovinën, Gjerogjinë, Maqedoninë e Veriut.

Por, kur kalohet në dy treguesit e tjerë, që marrin në konsideratë si diferencat e çmimeve (që përshtat të ardhurat për ndryshimet e kostos së jetesës në vende të ndryshme) ashtu dhe treguesi i fundit që llogarit të ardhurat duke u bazuar në çmimet dhe orët që punohet (Tregon sa pasuri gjenerohet realisht për orë pune në çdo vend. Ky është treguesi më i drejtë për të krahasuar efikasitetin ekonomik të popullsisë punëtore), të ardhurat relative ulen, duke reflektuar çmimet e shtrenjta, ndërkohë që orët e punës janë të gjata. Shqiprarët kanë të ardhurat më të ulëta në rajon, krahasuar me fuqinë blerëse, pas Bosnjë Hercegovinës dhe janë të katërit në Europë, pas Moldavisë, Bosnjë Hercegovinës dhe Armenisë.

Të ardhurat e rregulluara për çmimet dhe orët që punohet, në Shqipëri në vitin 2024 ishin 26.4 mijë dollarë, nga 22 mijë dollarë në Bosnjë Hercegovinë. Të dhënat tregojnë qartë se shqiptarët janë ndër punëtorët, që ndonëse kanë orë të gjata pune, janë më pak më të shpërblyerit. Ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut kjo shifër arrin në mbi 30 mijë dollarë dhe, në Serbi 31.6 mijë në Mal të Zi në mbi 36 mijë, Shqipëria mbetet shumë më pas në vlerën ekonomike që prodhon për çdo orë pune.

Madje, edhe Bosnja dhe Hercegovina, me një PBB nominale më të ulët për frymë, arrin të ketë një produktivitet të krahasueshëm me Shqipërinë kur bëhet fjalë për të ardhurat efektive të punës. Ky pozicionim i dobët lidhet jo me numrin e ulët të orëve të punës, përkundrazi Shqitarët punojnë një rekord prej 43.7 orë në javë, nga 36.1 orë mesatarja europiane, por me strukturën e tregut të punës dhe natyrën e ekonomisë shqiptare.

Pjesa më e madhe e punës kryhet në sektorë me vlerë të ulët të shtuar – si bujqësia informale, tregtia e vogël apo shërbimet jo-produktive – të cilat nuk gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme krahasuar me kohën e investuar. Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, hendeku është edhe më i madh. Sipas The Economist, vendet si Zvicra dhe Irlanda arrijnë të gjenerojnë mbi 90 mijë dollarë për frymë në vit të korrigjuar për orë pune. Edhe vende me ekonomi më të strukturuara si Gjermania, Austria apo Suedia luhaten në shifrat 70–80 mijë dollarë. Shqipëria, me pak më shumë se 26 mijë, mbetet shumë larg këtij standardi.

Analiza e The Economist shtron një mesazh të qartë për vendet në zhvillim si Shqipëria: rritja e produktivitetit nuk vjen vetëm nga më shumë punë, por nga punë më efikase, më të mirëpaguar dhe në sektorë me teknologji më të lartë dhe me më shumë vlerë të shtuar. Në mungesë të reformave strukturore në arsim, punësim dhe teknologji, Shqipëria rrezikon të ngelet një vend ku punohet shumë, por ku shpërblimi ekonomik mbetet modest./ Monitor

Previous Post

Aksident në Shkodër, drejtuesi humb kontrollin mbi mjetit dhe përplaset me një biznes

Next Post

VIDEO/ Motori i avionit në SHBA përfshihet nga flakët gjatë fluturimit, pilotët kryejnë uljen emergjente

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aksident tragjik në Kosovë, dy viktima shqiptare, përfshirë një eksperte të njohur në fushën e ekonomisë.

Aksident tragjik në Kosovë, dy viktima shqiptare, përfshirë një eksperte të njohur në fushën e ekonomisë.

December 12, 2025
Hugh Jackman rrëfen momentin e turpshëm në skenë: I ndodhi live, përpara syve të publikut

Hugh Jackman rrëfen momentin e turpshëm në skenë: I ndodhi live, përpara syve të publikut

December 12, 2025
Departamenti i Thesarit refuzon hyrjen në SHBA për shkak të procesit gjyqësor ndaj Bolsonaros, ndërsa sanksionet ndaj gjyqtarit brazilian janë eliminuar.

Departamenti i Thesarit refuzon hyrjen në SHBA për shkak të procesit gjyqësor ndaj Bolsonaros, ndërsa sanksionet ndaj gjyqtarit brazilian janë eliminuar.

December 12, 2025
Vazhdon skandali: 18 fëmijë në Greqi nga sperma e dhuruesit danez, njëri ka ndërruar jetë së fundmi nga kanceri, ndërsa vëllai i tij është në trajtim.

KRYESORE

Aksident tragjik në Kosovë, dy viktima shqiptare, përfshirë një eksperte të njohur në fushën e ekonomisë.

by timoni.al
December 12, 2025
0

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kosovë, ku dy shqiptarë humbën jetën. Viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, e...

Read moreDetails
Hugh Jackman rrëfen momentin e turpshëm në skenë: I ndodhi live, përpara syve të publikut

Hugh Jackman rrëfen momentin e turpshëm në skenë: I ndodhi live, përpara syve të publikut

December 12, 2025
Departamenti i Thesarit refuzon hyrjen në SHBA për shkak të procesit gjyqësor ndaj Bolsonaros, ndërsa sanksionet ndaj gjyqtarit brazilian janë eliminuar.

Departamenti i Thesarit refuzon hyrjen në SHBA për shkak të procesit gjyqësor ndaj Bolsonaros, ndërsa sanksionet ndaj gjyqtarit brazilian janë eliminuar.

December 12, 2025
Vazhdon skandali: 18 fëmijë në Greqi nga sperma e dhuruesit danez, njëri ka ndërruar jetë së fundmi nga kanceri, ndërsa vëllai i tij është në trajtim.

Vazhdon skandali: 18 fëmijë në Greqi nga sperma e dhuruesit danez, njëri ka ndërruar jetë së fundmi nga kanceri, ndërsa vëllai i tij është në trajtim.

December 12, 2025
Benzema shqyrton situatën te Reali: Lojtarët janë problemi, jo trajneri, ka konkurrencë mes tyre për golat.

Benzema shqyrton situatën te Reali: Lojtarët janë problemi, jo trajneri, ka konkurrencë mes tyre për golat.

December 12, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident tragjik në Kosovë, dy viktima shqiptare, përfshirë një eksperte të njohur në fushën e ekonomisë.

Aksident tragjik në Kosovë, dy viktima shqiptare, përfshirë një eksperte të njohur në fushën e ekonomisë.

December 12, 2025
Hugh Jackman rrëfen momentin e turpshëm në skenë: I ndodhi live, përpara syve të publikut

Hugh Jackman rrëfen momentin e turpshëm në skenë: I ndodhi live, përpara syve të publikut

December 12, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al