Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptarët nuk kanë lek/ Kredia për blerjen e banesave prek nivelin më të ulët që prej janarit

Editor by Editor
December 15, 2022
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE
0
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kredia për blerjen e banesave nga sektori bankar po jep shenja ngadalësimi.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për muajin tetor kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme kishte vlerën e 2.95 miliardë lekëve, vlera më e ulët që prej muajit janar të këtij viti. Kredia e re për blerjen e banesave nga familjet është gjithashtu në rënie me 8.6% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.

Tregu po jep shenjat e para se inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit po reflektohet në një ngadalësim të kredidhënies.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit për kreditë e reja për blerje banesash në lekë në segmentin e individëve për tetorin u rrit për të gjashtin muaj radhazi dhe arriti nivelin 4.87%. Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, interesi mesatar i këtyre kredive është rritur me 1.4 përqindje.

Efekti i normave të interesit është më i ndjeshëm tek huamarrësit ekzistues që kanë kredi me interesa të ndryshueshme. Yield-i i bonove të thesarit, që është treguesi më i përdorur benchmark për kuotimin e interesave të kredive, në harkun e një viti është rritur me më shumë se katër pikë përqindje. Paralelisht, inflacioni i lartë këtë vit po gërryen aftësinë paguese të familjeve.

Kredia për shtëpi është rritur me ritme shumë të larta në dy vitet e fundit. Në fund të muajit tetor, portofoli i kredisë për blerje banesash i sektorit bankar arriti në 165 miliardë lekë ose rreth 1.4 miliardë euro, në rritje vjetore me 15.7%.

Kërkesa për kredi është nxitur nga normat e ulëta të interesit dhe cikli i rritjes së shpejtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme. Nga ana tjetër, oferta ka qenë gjithashtu e bollshme, sepse sektori bankar po tenton të ulë përqendrimin në segmentin e biznesit, për të siguruar një shpërndarje më të mirë të rrezikut të kredisë.

Kredia për shtëpi ka qenë produkti më i lakmuar nga bankat, duke qenë se mundëson një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë të portofolit, por edhe raporte të ulëta të kredive me probleme, që përkthehen në një perceptim më të vogël rreziku.

Rritja e çmimeve të banesave gjithashtu ka rritur besimin për vlerën e kolateraleve, duke kontribuar gjithashtu pozitivisht në vlerësimet e riskut. Por, rritja e shpejtë e normave të interesit këtë vit tashmë po i shfaq efektet e para në tregun e kredisë për shtëpi.

Edhe analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit janë shfaqur disa sinjale të para që tregojnë për ngadalësim të kredisë së këtij segmenti, sikurse vihet re nga shtrëngimi me bazë të gjerë i standardeve të kreditimit dhe rënia e kërkesës së individëve për financim.

Kjo ecuri është konfirmuar edhe nga bankat, të cilat evidentojnë rritjen e shpejtë të normave të interesit, koston e shërbimit të kredisë, shtrëngimin e përgjithshëm të kushteve të kreditimit, si dhe pritshmëritë për përkeqësimin e të ardhurave dhe aftësisë paguese, veçanërisht për individët me të ardhura më të ulëta.

Duke qenë se kredia bankare ka qenë një faktor me rëndësi të konsiderueshme në mbështetjen e kërkesës, frenimi i kreditimit pritet të sjellë një ngadalësim të rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme./Monitor

Previous Post

“Vijon puna”, Rama publikon pamje nga aeroporti i Vlorës

Next Post

EMRI/ Po punonte në një rezervuar, vdes shqiptari në Itali

Next Post
EMRI/ Po punonte në një rezervuar, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po punonte në një rezervuar, vdes shqiptari në Itali

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Incidente në Vjenë pas ndeshjes në Tiranë: Serbët festuan dhunshëm barazimin me Shqipërinë, pastaj u përleshën me policinë…

Incidente në Vjenë pas ndeshjes në Tiranë: Serbët festuan dhunshëm barazimin me Shqipërinë, pastaj u përleshën me policinë…

June 8, 2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

June 8, 2025
Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

June 8, 2025
Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

AKTUALITET

Incidente në Vjenë pas ndeshjes në Tiranë: Serbët festuan dhunshëm barazimin me Shqipërinë, pastaj u përleshën me policinë…

by Editor
June 8, 2025
0

AUSTRI - Pas barazimit 0:0 midis Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë, e gjithë nata u shënua nga incidente në "Balkan Mile" të njohur...

Read moreDetails
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

June 8, 2025
Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

June 8, 2025
Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

June 8, 2025
Ish-truproja i Ronaldos zbulon se sa para fitonte ndërsa punonte për superyllin portugez

Ish-truproja i Ronaldos zbulon se sa para fitonte ndërsa punonte për superyllin portugez

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Incidente në Vjenë pas ndeshjes në Tiranë: Serbët festuan dhunshëm barazimin me Shqipërinë, pastaj u përleshën me policinë…

Incidente në Vjenë pas ndeshjes në Tiranë: Serbët festuan dhunshëm barazimin me Shqipërinë, pastaj u përleshën me policinë…

June 8, 2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al