Saturday, May 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptarët e Luginës protestojnë kundër Vuçiç për ‘identitet dhe dinjitet’

Editor by Editor
August 12, 2024
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni
0
Shqiptarët e Luginës protestojnë kundër Vuçiç për ‘identitet dhe dinjitet’
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Banorë shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë protestuar të hënën për “identitet dhe dinjitet”, duke e akuzuar Qeverinë serbe për diskriminim ndaj tyre.

Ata protestuan në Bujanoc duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë shqiptarë dhe amerikanë, si dhe pankarta me mbishkrime si: “Stop pasivizmit selektiv”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo” dhe “kthema adresën”, si dhe të veshur me fanella me mbishkrimin “Për identitet dhe dinjitet”.

Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, e akuzoi Qeverinë serbe për mohimin e të drejtave të pakicës shqiptare, duke thënë se ajo “nuk dëshiron integrimin e tyre në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”.

Protesta u thirr të shtunën nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, nëpërmjet një postimi në Facebook, nën sloganin “Për identitet dhe dinjitet”.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi, përkatësisht në këtë shtet jetojnë 61.687 shqiptarë.

“Beogradi vazhdon me avazin e vjetër, t’i trajtojë shqiptarët si armiq, si popull të rendit të dytë, i cili nuk meriton pjesëmarrje institucionale. Ka vazhduar me diskriminim duke mos i njohur diplomat, dhe me mosintegrimin dhe me pasivizimin (e adresave)”, tha Kamberi.

Kamberi, i cili e fitoi edhe një mandat në Parlamentin e Serbisë në zgjedhjet serbe të 17 dhjetorit, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i bëjë trysni Serbisë për, siç tha, ndaljen e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Luginë.

“Ftoj Qeverinë që të fillojë në mënyrë urgjente dhe të pakushtëzuar realizimin e obligimeve të marra nga marrëveshjet e nënshkruara, mbi të gjitha ftoj bashkësinë ndërkombëtare të reagojë sa më shpejt për ta ndërprerë aparteidin dhe diskriminim klasik, sepse që nga Marrëveshja e Konçulit 2001 e deri te plani 7-pikësh 2013, ne kemi pasur besim jo në Beogradin, por në vlerat demokratike perëndimore”, tha Kamberi.

Marrëveshja e Konçulit u arrit në vitin 2001 për çmilitarizim e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) dhe për integrimin e pakicës shqiptare përmes një procesi demokratik.

Në korrik 2013, Qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiq e miratoi planin shtatë pikësh, i cili ishte pothuajse i njëjtë si marrëveshjet e mëparshme.

Kamberi e la të hapur mundësinë për protesta të tjera pas kësaj.

Në sheshin ku u mbajt protesta, të hënën, u pa një numër i madh i policëve me uniforma dhe veshje civile. Nuk u raportua për ndonjë incident gjatë protestës.

Përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit – komuna që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës – shpesh janë ankuar se diskriminohen nga autoritetet në Serbi.

Një problem me të cilin përballet shqiptarët e Luginës së Preshevës është edhe mosnjohja e diplomave universitare të fituara në Kosovë, pavarësisht se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për këtë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ato kanë arritur disa herë marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare, ndërsa më 2020 ato e ritheksuan përkushtimin e tyre për njohjen e diplomave dhe certifikatave profesionale, por deri tani nuk janë bërë hapa për zbatimin e tyre.

Enis Fejzullahu, student nga Bujanoci që studion në Kosovë, foli për vështirësitë me të cilat të rinjtë e Luginës së Preshevës përballen për shkak të mosnjohjes së diplomave të tyre.

“Studentin e Luginës së Preshevës gjatë gjithë kohës së studimeve dhe pas diplomimit, e ndjek barra e mosnjohjes së diplomës, brenga se çfarë pas përfundimit të studimeve dhe frika që nuk do të mundë të ushtrojë profesionin e tij në vendin e tij. Studenti shqiptar i Luginës së Preshevës nuk është student i zakonshëm. Për mua dhe për ne, student i Luginës që studion në Kosovë është një hero. Diplomat mund edhe mos të na i njohin, por vullnetin dhe dashurinë për këtë vend, ata kurrë nuk mund të na shuajnë. Dijen nuk mund të na e marrin. E ardhmja jonë është këtu”, tha Fejzullahu.

Ndërkohë, në fund të vitit të kaluar, shqiptarët u Luginës së Preshevës u ankuan edhe për një rritje të numrit të çaktivizimit të adresave të tyre nga policia serbe, duke e akuzuar atë se i ka fshirë ato në mënyrë të paligjshme, për t’ua mohuar të drejtat elementare.

Qeveria serbe e ka mohuar këtë.

Problemi i çaktivizimit të adresave është përmendur në raportin e Komisionit Evropian për Serbinë më 2022, në pjesën që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të pakicave./REL

Previous Post

Himarë/ Shisnin kokainë dhe kanabis në tabakino, arrestohet pronari dhe shitësi

Next Post

Policia rrugore publikon bilancin e javës: 154 leje drejtimi të pezulluara dhe 41 arrestime

Next Post
Policia rrugore publikon bilancin e javës: 154 leje drejtimi të pezulluara dhe 41 arrestime

Policia rrugore publikon bilancin e javës: 154 leje drejtimi të pezulluara dhe 41 arrestime

Giro d’Italia 2025 në Shqipëri/ Media italiane: Loja politike që po luhet pas shpinës së çiklistëve është e qartë
AKTUALITET

Giro d’Italia 2025 në Shqipëri/ Media italiane: Loja politike që po luhet pas shpinës së çiklistëve është e qartë

by Editor
May 10, 2025
0

ITALI- Giro d'Italia 2025 fillon në Shqipëri. Fakti që fillimi dhe tre fazat e para të Giro d'Italia do të zhvillohen këtë vit...

Read moreDetails
“Mund të bëj në 100 ditë aq sa shumë e kanë të vështirë ta imagjinojnë!” Berisha: Nuk kam patur ndonjëherë në jetën time mbështetje si kjo!

“Mund të bëj në 100 ditë aq sa shumë e kanë të vështirë ta imagjinojnë!” Berisha: Nuk kam patur ndonjëherë në jetën time mbështetje si kjo!

May 10, 2025
“Burrec dy metra”/ Rama dhe Berisha përplasen në distancë: Vetëm ai lart e largon një buf kënete

“Burrec dy metra”/ Rama dhe Berisha përplasen në distancë: Vetëm ai lart e largon një buf kënete

May 10, 2025
Sot heshtje zgjedhore! Votohet nesër për përbërjen e re të parlamentit, mbi 3.7 milionë shqiptarë brenda dhe jashtë vendin kanë të drejtë vote

Sot heshtje zgjedhore! Votohet nesër për përbërjen e re të parlamentit, mbi 3.7 milionë shqiptarë brenda dhe jashtë vendin kanë të drejtë vote

May 10, 2025
“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

May 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Giro d’Italia 2025 në Shqipëri/ Media italiane: Loja politike që po luhet pas shpinës së çiklistëve është e qartë

Giro d’Italia 2025 në Shqipëri/ Media italiane: Loja politike që po luhet pas shpinës së çiklistëve është e qartë

May 10, 2025
“Mund të bëj në 100 ditë aq sa shumë e kanë të vështirë ta imagjinojnë!” Berisha: Nuk kam patur ndonjëherë në jetën time mbështetje si kjo!

“Mund të bëj në 100 ditë aq sa shumë e kanë të vështirë ta imagjinojnë!” Berisha: Nuk kam patur ndonjëherë në jetën time mbështetje si kjo!

May 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al