Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Shqiponjat e zeza”/ Artur Shehu dhe Bashkim Osmani, 2 ‘kapot’ shqiptarë me lidhje të forta në Shqipëri

Editor by Editor
April 25, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
“Shqiponjat e zeza”/ Artur Shehu dhe Bashkim Osmani, 2 ‘kapot’ shqiptarë me lidhje të forta në Shqipëri
0
SHARES
322
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BRUKSEL– Zbërdhimi i aplikacionit “SKY ECC” ka zbuluar një rrjet kriminal shqiptar me bazë në Belgjikë. Në krye të grupit ishin tre persona që organizonin të gjithë anëtarët e tjerë dhe siguronin lidhje me vendet e Amerikës latine për kokainën. Droga, në mënyra të ndryshme vinte në Belgjikë dhe shitej. Po paratë ku shkonin? Për këtë mendonin Arben I., Artur S. dhe Bashkim O., të tre të pandehur për grupin që tashmë është në shënjestër të drejtësisë belge. Nga gjyqi u zbulua se të pandehurit janë takuar me zyrtarë të lartë shqiptar për të diskutuar për ndërtimin e kullave në Tiranë. Formë kjo, për të pastruar paratë e grumbulluara nga trafiku i drogës. Sipas mediave të huaja, zyrtarët shqiptarë thuhet se morën pjesë në këtë takim për të lehtësuar marrjen e lejeve të ndërtimit dhe si “këmbim” morën një orë me vlerë 400 mijë euro në këmbim të këtyre lejeve. Edhe pse ngjarja dëshmohet nga mesazhet, nuk dihet as emri dhe as pozita e këtyre personave “të rëndësishëm” të pushtetit. Por ZËRI ka mundur që të mësojë emrat e 2 nga 3 bossave të grupit. Bëhet fjalë për Bashkim Osmanin dhe Artur Shehun, të dy personazhe shumë të njohur të botës së krimit, që kamufloheshin si biznesmenë.

I pari u arrestua disa vite më parë, por tani po përballet edhe me gjyqin belg, ndërsa Shehu, përveçse atje, ka pasur një “karrerë” të gjatë në botën e krimit si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali. Bashkëpunimi i tij në Itali ishte i përzgjedhur me personazhë të rëndësishëm siç ishte ish-gjenerali italian Fabricio Lisi, i cili u arrestua për korrupsion dhe fshehje të hetimeve në Napoli së bashku me 5 persona të tjerë. Pas daljes në pension, Lisi erdhi në vendin tonë ku mori rreth 3 hektare tokë dhe 8 apartamente në Vlorë. Pikërisht kjo çështje u rikthye në vëmendje nga reportazhi i “RAI3”, por sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi ka bërë me kohë sqarimin e tij. Teksa akuzohet dhe replika nuk iu publikua nga mediat italiane, Agaçi ka nxjerrë vetëpyetje-përgjigjet me gazetarët italianë, duke sqaruar se Artur Shehu, për të cilin thotë se nuk ka qenë klienti i tij. 

Kush është Bashkim Osmani?

Për herë të parë për të u shkruajt në vitin 2022! Pikërisht atëherë kur mendohej se klani i vëllezërve Osmani duket kishte kapur “majën”! Nga emigrantë që i largoheshin luftës në Kosovë, ishin vendosur në Majorka, vend që do të kthehej në mbretërinë e tyre. Aktiviteteti i tyre kriminal u kishte sjellë, para, prona, vepra arti, e mundësi për të qënë “on top”. E ata kishin ditur se si ta shfrytëzonin duke kishin ngritur “stekën”. Jo me njerëz që ndoshta nuk do t’u duheshin kurrë, por me personalitete të larta të vendi, yje botërorë dhe njerëz me pushtet, nga të dyja kahet politike. Si nga Partia Demokratike, por ashtu edhe nga socialistët. Mediat e huaja i nxorrën pamje në krah të ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë së Sali Berishës, Flamur Noka.

"Shqiponjat e zeza"/ Artur Shehu dhe Bashkim Osmani, 2

Koha nuk dihet se kur janë shkrepur fotot për të llogaritur nëse Noka ka qenë në postin e ministrit të Brendshëm apo jo, por duket se kanë afrimitet mes tyre. Nëse sheh afër në foto, dallon edhe një tjetër personazh të njohur, një nga personat më të afërt të kupolës që Partisë Demokratike që nga vitet 2000, biznesmenin Myftar Lumneshi. Por jo vetëm kaq! Kanë pozuar shpesh herë edhe krah Shkëlzen Berishës. Edhe djali i ish-kryeministrit është parë po ashtu nën shoqërinë e tyre dhe në hotele luksoze, siç ka qenë rasti i vitit 2016, në Ritzi Restaurant Puerto Portals, ndërsa shoqërohej nga e fejuara e tij, Armina Mevlani. 

"Shqiponjat e zeza"/ Artur Shehu dhe Bashkim Osmani, 2

Por Spanja nuk ishte vendi i vetëm ku kishin aktivitet! Vëllezërit Qazim (me nofkën Feliks), Burim, Bekim dhe Bashkim Osmani kishin lidhje të forta edhe në Belgjikë. Atje ku e prisnin kokainën. Pasi i vendosën në pranga, autoritetet spanjolle listuan edhe vendet e tjera ku kishin shtrirje vëllezërit nga Kosova. 

“Ne e dinim se kishte hetime të ngritura në Belgjikë, Gjermani dhe Itali, të cilat nuk kishin përfunduar,”- shpjegonin hetuesit e Gardës Civile spanjolle, të cilët për operacionit për prangosjen e tyre, i vunë emrin “Shqiponja e zezë“. I njëjti emër që përdoret edhe për gjyqin në Belgjikë. 

Kush është Artur Shehu?

Jeta në Vlorë në fund të viteve 1990 ishte shkatërruese pasi qyteti ishte tërësisht në prangat e bandave lokale. Shehu, ishte i njohur në mesin e Policisë në Vlorë në atë kohë për veprimtari kriminale, sipas një ish-shefi të policisë së Vlorës i cili kërkoi të mos përmendej me emër për arsye sigurie.

“Ai kishte një hotel dhe më vonë ndërtoi një kazino,”-tregonte ai. Koha e Shehut në Vlorë përfundoi pas përplasjes me armë në 1999 në lokalin e tij, ku i vranë dy persona të besuar edhe xhaxhain. Kështu Shehu vendosi që të niste një jetë të re në Amerikë. Në 2005, ai u transferua në Miami, ku ndërtoi një vilë të stilit kolonial me pamje nga një fushë golfi, e kompletuar me kolona dhe të zbukuruar. Prona mendohet se vlen deri në 3 milion dollarë. Megjithëse Shehu kaloi gati dy dekada duke jetuar në Miami si emigrant, hetuesit italianë të antimafias besojnë se ai ka vazhduar të bëjë biznes në Shqipëri, ndonjëherë pretendohet se e ka bërë në emër të gangsterëve italianë. Guglielmo Cataldi, një prokuror në Lecce, tha se Shehu u hetua në vitin 2012 për rolin e tij në investimin e parave në Shqipëri për Albino Prudentinon, një anëtar i vjetër i organizatës mafioze italiane “Sacra Corona Unita”. 

Investimi në Shqipëri

“Luca dhe Marco Eftimiadi” dhe së bashku me anëtarët e bordit firmosën një kontratë marrje pronash nga Artur Shehu në vitin 2015 në këmbim që të mos kërkonin tokat e paraardhësve të tyre në qytetin bregdetar. Lisi shpresonte që toka në breg të detit të mund të përdorej për të ndërtuar një marinë të vogël që do të gjeneronte fonde për misionin bamirës të fondacionit, duke ndërtuar ura midis Shqipërisë dhe Italisë. Edhe pse fondacioni në fund të fundit nënshkroi kontratën me Shehun, Lisi refuzoi të thotë saktësisht me kë bordi kishte negociuar dhe tha që personi që kishte uzurpuar tokën quhej Shehu, por jo Artur Shehu. Kontrata u nënshkrua në emër të Shehut nga përfaqësuesi i tij në Shqipëri, Pëllumb Petritaj. Si një zëvendësim për tokën që u pushtua në mënyrë të paligjshme, Shehu i dha fondacionit tre hektarë krejtësisht të veçantë të vijës bregdetare, si dhe tetë apartamente, me vlerë 3.1 milion dollarë në total, në këmbim të rënies dakord për të mos ndjekur kthimin e tokës stërgjyshore. Si pjesë e marrëveshjes përfundimtare, të nënshkruar nga Artur Shehu, fondacioni ra dakord të heqë dorë nga çdo pretendim i ardhshëm ligjor për pasurinë origjinale.

Roli i krahut të djathtë të Edi Ramës, Ëngjëll Agaçi, në përpilimin e kësaj marrëveshje as vihet në diskutim, por anëtarët e bordit të fondacionit nuk bien dakord se sa ka zgjatur pjesëmarrja e tij në marrëveshje. Lisi dhe një anëtar i bordit i quajtur Giampaolo Polverini thanë se Agaçi reshti së luajturi rol negociator pasi u fut në qeverinë Rama në vitin 2013. Por ka edhe pretendime se marrëveshja ka vazhduar. Alessandro Bernadini, që u punësua nga Lisi për të zhvilluar tokën në breg të detit shkon edhe më tej. Ai i tha OCCRP se ‘Lisi nuk bënte dot asnjë lëvizje nëse Agaçi nuk i jepte leje’.

Por edhe pse operonte në Shqipëri, vendin e tij të sigurtë kishte Amerikën. Madje në tetor 2018, Artur Shehu paditi zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-ve dhe FBI në një gjykatë federale në Miami për përpunimin e ngadaltë të kërkesës së tij për qëndrim të përhershëm. E kishte qëllim pasi fundja, atje kishte krijuar gjithë lidhjet e mundshme të “biznesit” Me shumë gjasë, në Majami ishte njohur edhe me vëllezërit Osmani, duke krijuar së bashku me një të tretë një perandori të një rrjeti trafiku droge. Ishin të sigurtë derisa “SkyECC” u zbulua.

Tashmë bashkë me ortakun tjetër do të duhet të japin llogari para drejtësisë belge për të gjithë aktivitetin e tyre dhe dyndjen me kokainë që i kanë bërë vendit. Gjyqi po vazhdon dhe pritet të zgjasë deri në 1 muaj. Dëshmitë po publikohen nga mediat vendase dhe më shumë detaje po zbulohen! Ndoshta edhe kullat që kanë ngritur diku nëpër Tiranë.

Previous Post

VIDEO/ ‘Hope’ hotel në Ruandë hap dyert për të pritur emigrantët nga Britania

Next Post

Gjermania dhe Britania e Madhe bisedime për krijimin e sistemit të përbashkët të artilerisë

Next Post
Gjermania dhe Britania e Madhe bisedime për krijimin e sistemit të përbashkët të artilerisë

Gjermania dhe Britania e Madhe bisedime për krijimin e sistemit të përbashkët të artilerisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Masakër në Belgjikë: Nënë dhe vajza 6-vjeçare nga Ukraina vriten me thikë dhe digjen në banesë, babai në frontin ushtarak

Masakër në Belgjikë: Nënë dhe vajza 6-vjeçare nga Ukraina vriten me thikë dhe digjen në banesë, babai në frontin ushtarak

June 7, 2025
“Tender 465 mijë euro për mobilimin e zyrave të bashkisë”, PL: Krim institucional i firmosur nga Ristani, qindra familje në periferi të Tiranës vuajnë ende për rrugë dhe ujë

“Tender 465 mijë euro për mobilimin e zyrave të bashkisë”, PL: Krim institucional i firmosur nga Ristani, qindra familje në periferi të Tiranës vuajnë ende për rrugë dhe ujë

June 7, 2025
Gjenden të fshehura në një automjet në Portin e Durrësit 3 armë zjarri dhe 1580 fishekë, në kërkim poseduesi

Gjenden të fshehura në një automjet në Portin e Durrësit 3 armë zjarri dhe 1580 fishekë, në kërkim poseduesi

June 7, 2025
U nxorën në brigjet e Australisë dhe Zelandës së Re brenda një jave, dalin në sipërfaqe 3 peshq të “Ditës së Gjykimit”

AKTUALITET

Masakër në Belgjikë: Nënë dhe vajza 6-vjeçare nga Ukraina vriten me thikë dhe digjen në banesë, babai në frontin ushtarak

by Editor
June 7, 2025
0

Belgjika është tronditur nga vrasja e një nëne 46-vjeçare dhe vajzës së saj 6-vjeçare, të cilat u gjetën të vdekura...

Read moreDetails
“Tender 465 mijë euro për mobilimin e zyrave të bashkisë”, PL: Krim institucional i firmosur nga Ristani, qindra familje në periferi të Tiranës vuajnë ende për rrugë dhe ujë

“Tender 465 mijë euro për mobilimin e zyrave të bashkisë”, PL: Krim institucional i firmosur nga Ristani, qindra familje në periferi të Tiranës vuajnë ende për rrugë dhe ujë

June 7, 2025
Gjenden të fshehura në një automjet në Portin e Durrësit 3 armë zjarri dhe 1580 fishekë, në kërkim poseduesi

Gjenden të fshehura në një automjet në Portin e Durrësit 3 armë zjarri dhe 1580 fishekë, në kërkim poseduesi

June 7, 2025
U nxorën në brigjet e Australisë dhe Zelandës së Re brenda një jave, dalin në sipërfaqe 3 peshq të “Ditës së Gjykimit”

U nxorën në brigjet e Australisë dhe Zelandës së Re brenda një jave, dalin në sipërfaqe 3 peshq të “Ditës së Gjykimit”

June 7, 2025
Rinumërimi i votave në Tiranë dhe Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

Rinumërimi i votave në Tiranë dhe Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Masakër në Belgjikë: Nënë dhe vajza 6-vjeçare nga Ukraina vriten me thikë dhe digjen në banesë, babai në frontin ushtarak

Masakër në Belgjikë: Nënë dhe vajza 6-vjeçare nga Ukraina vriten me thikë dhe digjen në banesë, babai në frontin ushtarak

June 7, 2025
“Tender 465 mijë euro për mobilimin e zyrave të bashkisë”, PL: Krim institucional i firmosur nga Ristani, qindra familje në periferi të Tiranës vuajnë ende për rrugë dhe ujë

“Tender 465 mijë euro për mobilimin e zyrave të bashkisë”, PL: Krim institucional i firmosur nga Ristani, qindra familje në periferi të Tiranës vuajnë ende për rrugë dhe ujë

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al