Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Shqipëria, sërish e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin, asnjë hap para

Editor by Editor
June 21, 2022
in Ekonomi
0
Shqipëria, sërish e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin, asnjë hap para
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me 32% të mesatares europiane Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë për vitin 2021, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat (të dhënat nuk përfshijnë Kosovën).

Bosnjë Hercegovina ka të ardhura për frymë sa 33% e mesatares së BE-së, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka treguesin 10 pikë përqindje m ëtë lartë sesa Shqipëria (42), Serbia 44 dhe rekordin në rajon e mban Mali i Zi, me 47%.

Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi dhe mirëqenien materiale të tyre, sërish Shqipëria është e fundit, me 39% të mesatares europiane. Bosnja e ka këtë tregues 41%, Maqedonia e Veriut 49, Serbia 52 dhe Mali i Zi 60%.

Prej vitesh Shqipëria nuk po arrin të rritet më shpejt sesa fqinjët apo vendet e tjera të BE-së, duke ngecur në të ashtuquajturin process të konvergjencës, apo rritjes më të shpejtë me synim që të kapë Brenda një periudhe të caktuar mesataren e Bashkimit Europian.

Europa
Në vitin 2021, nëntë Shtete Anëtare regjistruan konsum individual (AIC) për frymë mbi mesataren e BE-së. Luksemburgu (46%) ishte i vetmi shtet anëtar që regjistroi AIC për frymë 25% ose më shumë mbi mesataren e BE-së. Në Danimarkë, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Austri, Suedi, Finlandë dhe Francë, nivelet ishin 10% ose më shumë mbi mesataren e BE-së.

Në trembëdhjetë Shtete Anëtare, AIC për frymë ishte midis mesatares së BE-së dhe 25% më poshtë. Në këtë kategori, kishte dallime të rëndësishme në të gjithë Shtetet Anëtare: në Itali, Lituani, Qipro dhe Irlandë, nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Sllovenia, Spanja, Çekia, Polonia, Portugalia, Malta dhe Rumania ishin ndërmjet 11% dhe 20% më poshtë. Estonia dhe Greqia ishin përkatësisht 21% dhe 23% nën mesataren e BE-së.

Pesë shtete anëtare regjistruan AIC për frymë 25% ose më shumë nën mesataren e BE-së. Kroacia, Letonia, Hungaria dhe Sllovakia ishin midis 27% dhe 30% më poshtë, ndërsa Bullgaria regjistroi AIC për frymë 37% nën mesataren e BE-së.

PBB për frymë varionte nga 55% e mesatares së BE-së në Bullgari në 277% në Luksemburg

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, një masë e aktivitetit ekonomik, tregon gjithashtu dallime thelbësore midis Shteteve Anëtare të BE-së.

Në vitin 2021, PBB për frymë e shprehur në PPS varionte ndërmjet 55% të mesatares së BE-së në Bullgari dhe 277% në Luksemburg. Dhjetë shtete anëtare regjistruan një nivel të PBB-së për frymë mbi mesataren e BE-së në vitin 2021.

Previous Post

Lela pas marrjes së postit me rëndësi në PD: Lashë librin që po shkruaja për Berishën për të punuar me të, pse po i bashkohem “Rithemelimit”

Next Post

Shqiptaro-amerikani thirrje ambasadores Kim: Kërkoji DASH heqjen e non grata për Berishën

Next Post
Shqiptaro-amerikani thirrje ambasadores Kim: Kërkoji DASH heqjen e non grata për Berishën

Shqiptaro-amerikani thirrje ambasadores Kim: Kërkoji DASH heqjen e non grata për Berishën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Ai nuk është impulsiv apo i zemëruar!” Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Vance: Jam krenar që qëndroj në krah Presidentit

“Ai nuk është impulsiv apo i zemëruar!” Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Vance: Jam krenar që qëndroj në krah Presidentit

June 6, 2025
Trajneri serb përplaset me gazetarin në Tiranë: Nuk më intereson…

Trajneri serb përplaset me gazetarin në Tiranë: Nuk më intereson…

June 6, 2025
FOTO/ Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit 

FOTO/ Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit 

June 6, 2025
E turpshme… Një gazetar serb “provokon” kapitenin Gjimshiti për bashkëshorten

AKTUALITET

“Ai nuk është impulsiv apo i zemëruar!” Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Vance: Jam krenar që qëndroj në krah Presidentit

by Editor
June 6, 2025
0

SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka reaguar për herë të parë pas krisjes së marrëdhënies mes presidentit Donald Trump dhe Elon...

Read moreDetails
Trajneri serb përplaset me gazetarin në Tiranë: Nuk më intereson…

Trajneri serb përplaset me gazetarin në Tiranë: Nuk më intereson…

June 6, 2025
FOTO/ Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit 

FOTO/ Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit 

June 6, 2025
E turpshme… Një gazetar serb “provokon” kapitenin Gjimshiti për bashkëshorten

E turpshme… Një gazetar serb “provokon” kapitenin Gjimshiti për bashkëshorten

June 6, 2025
“Të japim gjithçka në fushë”, Gjimshiti: Jemi përgatitur si duhet për ndeshjen ndaj Serbisë. Flet dhe për bashkëshorten serbe

“Të japim gjithçka në fushë”, Gjimshiti: Jemi përgatitur si duhet për ndeshjen ndaj Serbisë. Flet dhe për bashkëshorten serbe

June 6, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Ai nuk është impulsiv apo i zemëruar!” Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Vance: Jam krenar që qëndroj në krah Presidentit

“Ai nuk është impulsiv apo i zemëruar!” Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Vance: Jam krenar që qëndroj në krah Presidentit

June 6, 2025
Trajneri serb përplaset me gazetarin në Tiranë: Nuk më intereson…

Trajneri serb përplaset me gazetarin në Tiranë: Nuk më intereson…

June 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al