Sunday, December 21, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Shqipëria progres të paprecedentë që prej 2024-s”/ Marta Kos: Angazhim i lartë politik për anëtarësimin në BE

Editor by Editor
November 4, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Shqipëria progres të paprecedentë që prej 2024-s”/ Marta Kos: Angazhim i lartë politik për anëtarësimin në BE
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BRUKSEL- Komisionerja evropiane për zhvillim, Marta Kos, ka vlerësuar vendet e Ballkanit Perëndimor për progresin e bërë në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. Gjatë fjalës së saj në Bruksel, Kos thekson se viti 2025 ka shënuar një përparim të rëndësishëm për procesin e zgjerimit të BE-së, ku vendet si Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia dallohen për përparimet e arritura në reforma gjatë vitit të kaluar. Ndër të tjera, Kos theksoi se kandidatët për anëtarësim kanë synime ambicioze për të përfunduar negociatat, ndërsa viti i ardhshëm do të jetë moment i së vërtetës për progresin e tyre.

“Ne evropianët sot duhet të bëjmë më shumë që të marrim në kontroll kontinentin tonë, të zhvillojmë vlerat tona dhe të mbrojmë sigurinë tonë. Kjo mund të jetë e suksesshme vetëm duke punuar dorë për dore me fqinjët tanë, sidomos vendet kandidate. Vetëm kur të bëjmë të plotë unifikimin e Evropës mund të sigurojmë paqe dhe prosperitet.

Viti 2025 ishte një vit i mirë me vendet kandidate. Progres shumë domethënës janë bërë nga vende si Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina. Kjo tregon se reformat gjithmonë të shpërblejnë. Ne kemi implementuar një integrim gradual me vendet e Ballkanit Perëndimor, me investime dhe ndarje vlerash dhe një rol më të madh përpara se ata të plotësojnë të gjitha kriteret. SEPA dhe Roaming janë disa prej fushave ku disa vende janë bërë anëtare.

Zgjerimi i suksesshëm është mundësi realiste për vitet në vijim. Mali i Zi kërkon të përfundojë negociatat në fund të 2026-s dhe Shqipëria synon në fund të vitit 2027. Moldavia dhe Ukraina në vitin 2028. Për mua ambiciet janë më të rëndësishme se vitet apo datat dhe Komisioni i mbështet këto ambicie. Këto 4 kandidatë për vitin që po lëmë pas i kanë justifikuar ato ambicie me arritje dhe aksione konkrete.

Mali i Zi më i avancuari, dhe më i përgatituri drejt zgjerimit. Shqipëria ka bërë progres të paprecedentë që prej konferencës ndërqeveritare në tetor 2024. Katër grupkapitujt të tjerë janë hapur dhe në nëntor hapim grupkapitullin e fundit. Kjo është një njohje e angazhimit të qartë politik të Shqipërisë dhe e aspiratave të qartë të shoqërisë shqiptare, 91% e qytetarëve e duan anëtarësimin në BE. Shqipëria ka bërë progres në reformat mbi kapitujt themelorë dhe në fund të vitit do të ketë gati përfundimet e ndërmjetme”, tha Marta Kos.

Previous Post

“Kontroll më i fortë financiar në buxhetim e punësim publik”/ Progres-raporti i BE: Shqipëria mesatarisht e përgatitur në Reformën e Administratës Publike

Next Post

“S’ka përparim në sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve”/ Progres-raporti i KE për Shqipërinë: Rritje e presioneve politike ndaj drejtësisë, të adresohet infrastruktura

Next Post
“S’ka përparim në sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve”/ Progres-raporti i KE për Shqipërinë: Rritje e presioneve politike ndaj drejtësisë, të adresohet infrastruktura

"S'ka përparim në sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve"/ Progres-raporti i KE për Shqipërinë: Rritje e presioneve politike ndaj drejtësisë, të adresohet infrastruktura

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Agresioni rus, Rutte: Putin përbën barrierën kryesore për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

Agresioni rus, Rutte: Putin përbën barrierën kryesore për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

December 21, 2025
Barcelona vazhdon me fitoret, në përballje me Villarrealin rrit distancën nga Real Madrid.

Barcelona vazhdon me fitoret, në përballje me Villarrealin rrit distancën nga Real Madrid.

December 21, 2025
Haaland kalon Ronaldon për gola në Premier League, duke festuar me tomahawk.

Haaland kalon Ronaldon për gola në Premier League, duke festuar me tomahawk.

December 21, 2025
Infermieria e Juventusit goditet nga lëndimi i Rugani-t, ndërsa Conceiçao dhe McKennie mund të rikuperohen shpejt.

KRYESORE

Agresioni rus, Rutte: Putin përbën barrierën kryesore për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

by timoni.al
December 21, 2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar se pengesa kryesore për përfundimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës...

Read moreDetails
Barcelona vazhdon me fitoret, në përballje me Villarrealin rrit distancën nga Real Madrid.

Barcelona vazhdon me fitoret, në përballje me Villarrealin rrit distancën nga Real Madrid.

December 21, 2025
Haaland kalon Ronaldon për gola në Premier League, duke festuar me tomahawk.

Haaland kalon Ronaldon për gola në Premier League, duke festuar me tomahawk.

December 21, 2025
Infermieria e Juventusit goditet nga lëndimi i Rugani-t, ndërsa Conceiçao dhe McKennie mund të rikuperohen shpejt.

Infermieria e Juventusit goditet nga lëndimi i Rugani-t, ndërsa Conceiçao dhe McKennie mund të rikuperohen shpejt.

December 21, 2025
Buxhetet humanitare pësuan goditje serioze, Suedia dhe Gjermania reduktojnë ndihmat, duke prioritarizuar Ukrainën dhe mbrojtjen.

Buxhetet humanitare pësuan goditje serioze, Suedia dhe Gjermania reduktojnë ndihmat, duke prioritarizuar Ukrainën dhe mbrojtjen.

December 21, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Agresioni rus, Rutte: Putin përbën barrierën kryesore për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

Agresioni rus, Rutte: Putin përbën barrierën kryesore për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

December 21, 2025
Barcelona vazhdon me fitoret, në përballje me Villarrealin rrit distancën nga Real Madrid.

Barcelona vazhdon me fitoret, në përballje me Villarrealin rrit distancën nga Real Madrid.

December 21, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al